Sunday, December 29, 2013

PESË DIETAT QË DUHEN EVITUAR



Nëse mes gjërave të para që duhet të bëni për vitin e ri që po afron, është të jeni me dietë, duhet të mbani disa shënime, për të shmangur një nga pesë regjimet ushqimore për t’u dobësuar që përdoren nga të famshmit, por të ndaluara kategorikisht nga shoqata e dietologëve britanikë, të cilësuara si të “kota”, madje edhe të dëmshme për shëndetin.
Dieta Dukan dhe KEN
Mos u habisni aspak nëse e famshmja “Dieta Dukan”, aq shumë e pëlqyer nga Kate Middleton dhe nga e ëma Carole, e parapëlqyer nga të famshmit, u votua si më e keqja e të gjitha dietave për të tretin vit radhazi. Arsyeja: është e paqartë, shumë e ashpër dhe me shumë efekte anësore për organizmin. Po ashtu, alarmante është situata edhe për ata që ndjekin KEN, mënyrën e preferuar nga njerëzit në Amerikë për të qenë të dobët në ditën e dasmës së tyre. Ky regjim ushqimor shkatërrues parashikon dhjetë ditë pa ushqime të forta, gjatë të cilave mund të ushqehesh vetëm me lëngje (një përzierje vitaminash dhe laksativësh) që arrijnë në stomak falë një sonde nasogastrike, e që shtyhet nga një pompë, prej së cilës mund të shkëputesh vetëm për një orë në ditë. “Është një procedurë shumë shokuese dhe zakonisht u rezervohet të sëmurëve kronikë”, tregon dietologia e “British Dietetic Association” (BDA), Sian Porter. Një gjykim që gjen mbështetje gjithandej mes dietologëve. “Është një metodë e pavlefshme, edhe pse jo e rrezikshme për t’u dobësuar, sepse kilet e humbura në atë mënyrë, 8 deri në 10, merren menjëherë sapo i rikthehesh të ngrënit normal”, thonë ata.
PARTY GIRL IV DRIP DIET
Është një tjetër hyrje e re në top-5 e dietave që nuk këshillohen absolutisht. E ashtuquajtura “Party Girl IV Drip Diet”, konsiston në marrjen e një kokteji vitaminash (B dhe C), magnez dhe kalcium në rrugë venoze (një metodë që përdoret për të kuruar kequshqyerjen). Rihanna dhe Simon Cowell thuhet se janë fansa më të mëdhenj të saj. “Nuk ka asnjë konfirmim mbi faktin se kjo dietë funksionon realisht edhe për personat e shëndetshëm. Edhe në qoftë se është kështu, është gjithmonë më mirë të marrim ushqime dhe lëngje në rrugë tradicionale se sa nga një sondë”, thonë dietologët.
SIX WEEKS dhe OMG DIET
Jo më pak evazive dhe e dëmshme është edhe “Six Weeks To OMG (Oh My God) Diet”, e shpikur nga londinezja Venice A. Fulton, që për këtë argument ka shkruar edhe një libër. Me pak fjalë “gjashtë javë ferr i vërtetë”. Sipas dietologes angleze, në bazë të saj qëndrojnë ushtrime të rënda fizike çdo mëngjes, e ndjekur nga një filxhan kafeje e zezë ose një banjë me ujë të ftohtë për të djegur dhjamërat, pa prekur frutat dhe duke marrë vetëm proteina.
Alcorexia
Në atë që mbyll listën e “5 dietave për t’u evituar” gjejmë edhe shumë të përhapurën Alcorexia (e njohur edhe si Drunkorexia): një metodë dobësimi empirike, por jo më pak e rrezikshme për shëndetin, që inkurajon të mbajmë nën kontroll kaloritë përgjatë javëve në vazhdim. “Pas festave, njerëzit kërkojnë një mënyrë të dëshpëruar për t’u dobësuar sa më shpejt, ndaj çdo vit hasim dhe dëgjojmë për çdo lloj dietash absurde, të ndjekura nga njerëz të famshëm dhe pastaj të ndjekura nga njerëz të zakonshëm, që janë gati të bëjnë gjithçka për t’u dobësuar. Gjithsesi askush nuk mund ta zëvendësojë efikasitetin e ushtrimeve fizike të kombinuara me një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, pa marrë parasysh faktin se e ngrëna duhet të jetë një kënaqësi se sa një metodë torture”. Në fakt, studimet e ndryshme e kanë treguar se dieta më e mirë është një regjim ushqimor i shëndetshëm dhe shumë aktivitet fizik.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment