Shkencëtarët e New Yorkut kanë zbuluar se vendet që konsumojnë më shumë çokollatë, kanë më shumë shtetas të tyre që janë nderuar me çmimin Nobel.
Studimi i publikuar në ‘New England Journal of Medicine’ tregon se ka një lidhje shumë të çuditshme dhe të fortë mes sasisë së çokollatës së konsumuar në një vend me numrin e fituesve të çmimeve Nobel, transmeton Tch.
Dr. Franz Messerli zbuloi se zviceranët ishin të parët në këtë listë, të ndjekur nga danezët.
Messerli tha për Reuters: “Po shikoja disa të dhëna në dhomën e hotelit sepse nuk kisha çfarë të bëja dhe nuk po i besoja syve. Vendet që konsumonin më shumë çokollatë kishin edhe më shumë të laureuar me çmime Nobel.”
Mendohet se të ngrënit e çokollatës mund të përmirësojë aftësinë e të menduarit pasi përmban antioksidantë që njihen me emrin flavonoidë, të cilët gjenden edhe tek kakao, çaji jeshil etj.
0 comments:
Post a Comment