Showing posts with label kuriozitete. Show all posts
Showing posts with label kuriozitete. Show all posts

Friday, January 31, 2014

Ja si formohet fëmija në barkun e nënës, (video) madhështore

Formimi dhe lindja e një fëmije është një mrekulli në vetvete. Pavarësisht të dhënave të shumta që na jep mjekësia, ky proces mbetet ende intrigues.

Një dokumentar i shkurtër nga Nisl Tanernier, i titulluar “Odiseja e Jetës”, na çon në një udhëtim fantastik në 9 muajt e para të jetës së njeriut.

Videoja me pamjet 3D na tregon hapat e formimit fillestar dhe zhvillimit të fëmijës gjatë 9 muajve në barkun e nënës. 
”Ne e krijuam njeriun prej një pike uji të përzier me qëllim që ta sprovojmë atë…” (El Insan 2)
Në Kuran është shpallur se njeriu është krijuar në barkun e nënës në tri faza.
”… Ai ju krijoi në barkun e nënave tuaja, fazë pas faze, në tri errësira. Ky është Zoti, Zoti juaj, vetëm i Tij është pushteti…” (Ez-Zumer 6)


Ndiqni kete video te mrekulluehme:



Domatja-boronicë që lufton kancerin!

Kjo domate e modifikuar gjenetikisht me ngjyrë të purpurt e cila mund të dalë së shpejti në treg mund të ndihmojë për të luftuarkancerin. Shkencëtarët thonë se domatet e reja mund të përmirësojnë vlerat ushqimore të gjithçkaje, që nga salca e deri tek picat.

Sipas BBC, pigmenti i errët i jep domateve të njëjtin potencialpër përfitim ushqimor si boronicat.Për herë të parë njëdomate e tillë u prodhua në Britani dhe tani po prodhohet në shkallë të gjerë në Kanada

Prezantohet plumbi që të shkatërron organet jetësore

Një plumb i ri i dizenjuar për të “shkatërruar organet jetësore të njeriut” është prezantuar në Las Vegas dhe është prodhuar nga G2 Research në mënyrë që femrat të kenë mundësi të mbrojnë shtëpinë e tyre nga të panjohurit. 
Plumbi që quhet R.I.P (Radically Invasive Projectile) është konsideruar si “plumbi i vetëm që ju nevojitet”.
I ideuar për t’u ndarë në 8 pjesë të vogla, plumbi “shpërthen” pasi hyn në trup duke prekur shumë organe dhe duke shkaktuar dëme fatale.
Presidenti i G2 Research, Cliff Brown, thotë: “Doja të krijoja një plumb që funksionon ndaj atyre që hyjnë në shtëpi për të vjedhur apo për të sulmuar femrat e vetmuara. Kemi dëgjuar pafund histori të grave që mundohen të mbrojnë shtëpinë duke shtënë me armë ndaj keqbërësit 5-6 herë dhe sërish ai vazhdon t’i ndjekë. Doja të krijoja një plumb që mbaron punë me herën e parë.”

Thursday, January 30, 2014

Kuriozitete për gjumin

Kur jeni në gjumë, truri juaj rimerr energji, qelizat tuaja riparojnë veten dhe trupi juaj lëshon hormone të rëndësishme. 

Keni nevojë për sasi të ndryshme gjumi, në varësi të moshës. 

Ju mund të ëndërroni vetëm për imazhet që i keni parë, pavarësisht nëse i mbani mend apo jo. 

Parasomnia është një çrregullim gjumi, që ka të bëjë me lëvizjet jo natyrale në gjumë. 

12 për qind e njerëzve ëndërrojnë bardhë e zi. 

Të ëndërrosh është normale. 

Personat që nuk ëndërrojnë, në përgjithësi kanë çrregullime personaliteti. 

Kur delfinët flenë, vetëm gjysma e trurit të tyre bie në gjumë, pjesa tjetër qëndron zgjuar për të ndihmuar me ciklet e frymëmarrjes. 

Personat e verbër mund të shohin imazhe në ëndrra. 

Brenda 5 minutave që zgjoheni nga gjumi, 50 për qind e ëndrrave harrohet, pas dhjetë minutash harrohet 90 për qind e tyre.

Tuesday, January 28, 2014

Lëkura e limonit mbron lëkurën nga kanceri

Së fundmi është zbuluar një veti e lëkurës së limonit: ajo ka aftësinë të mbrojë lëkurën e njeriut nga kanceri.
Studimi amerikan i botuar në revistën “Nutrition and Cancer”, ka treguar se limoneni-d pengon zhvillimin e qelizave kanceroze në lëkurë.
Limoneni-d gjendet pikërisht në lëkurën e limonit, portokallit dhe frutave të kësaj familje. Nëse grijmë pak lëkurë limoni në rente, dhe e hedhim në caj, përvecse do t’i shtojë aromën cajit, do t’i shtojë edhe lëkurës forcë për të luftuar qelizat kancerogjene.

Monday, January 27, 2014

FAKT SHKENCOR: PSE GOMARËT SHOHIN DJAJTË NDËRSA GJELAT E FUSHËS SHOHIN ENGJËJT?

T`a dëgjosh këtë thënie profetike, ka prej njerëze që thonë: Besojme vetëm në atë që shohim, të tillët do t`a quanin bestytni një thënie të tillë. Mirëpo shkenca vërteton se këto fjalë janë të një standarti tepër të lartë për tu përfillur prej saj. Në fakt kemi të bëjmë me një mrekulli shkencore.
Aftësia e sistemit të shikimit të njeriut është e limituar. Gjithsesi krijesa të ndryshme kanë nivele të ndryshme në dallimin e dritës dhe rrezeve.
Kështu njeriu nuk mund të shikojë mbi nivelin e rrezeve Infra të kuqe dhe as nën nivelin e rrezeve Ultra Violet. Mirëpo tek gjelat dhe gomarët limiti ndryshon.
Rrezet Infra të kuqe= 527 watt. Syri i njeriut maksimumi që arrin të shohë është deri në 445 watt që është edhe temperature e dritës normale. Ndërsa rrezet Ultra Violet janë nën nivelin e shikueshmërisë njerëzore. Ato janë vetëm 32 watt.
Shtrohet pyetja:
Si kanë mundësi që gomarët të shohin djajtë dhe gjelat të shohin engjëjt?
Gomarët kanë mundësi të shohin përtej rrezeve infra të kuqe. Ndërsa djalli i cili është prej Xhindeve është i krijuar nga zjarri. Dhe rrezet infra të kuqe më se shumti kanë origjinë nga nxehtësia dhe zjarri. Temperaturat mbi 527 vatt janë rreze Infra të Kuqe
Nga ana tjetër gjelat e fushës shohin përtej rrezeve Ultra Violet. Ndërsa Engjëjt janë krijuar prej dritës ndërsa rrezet Ultra Violet janë niveli më i ulët i temperaturës pra 32 watt i pakapshëm për syrin e njeriut. Mirëpo jo i tillë edhe për syrin e gjelave të fushës.
Fakt tjetër është edhe Përmendja e Allahut (xh.sh) e cila ul zemërimin tek njeriu. Nëse llogarisim që zemërimi është një nxehtësi jo normale e sistemit nervor të njeriut (Pse jo i ndikuar edhe nga djalli) Të përmendësh Allahun (xh.sh) sistemi nervor fillon të ftohet dhe të bjerë në nivelet normale. Kjo vërteton njëkohësisht faktin që djajtë largohen nga përmendja e Allahut (xh.sh).
E kush tjetër veç Allahut (xh.sh) e ka mësuar Profetin Muhamed (a.s) për aftësitë e këtyre dy krijesave të tjera dhe diferencat që kanë në nivelin e shikueshmërisë së rrezatimeve të ndryshme? /ekuiliber/
Nga: Eduart Thartori
Profeti Muhamed (a.s) ka thënë: Nëse dëgjon një gjel duke kënduar atëherë lute Zotin për begatitë e tij. Sepse ato (gjelat e fushës) shohin Engjëjt. Ndërsa kur dëgjoni një gomar duke pëllitur atëherë kërkoni mbrojtje nga Allahu i Madhëruar sepse ato (gomarët) shohin djajtë.

HANI VEZË PËR MËNGJES, QË TË FRENONI OREKSIN E TEPËRT

Ushqimet e pasura me proteina të tilla si vezët dhe mishi për mëngjes mund të përmisojë ndjeshëm kontrollin dhe të zvogëlojë konsumin jo të shëndoshë në mbrëmje, ka thënë një studim i ri.
Leidy Heather, një asistent profesor në departamentin e të ushqyerit dhe stërvitjeve fiziologjike, 

Universiteti i Missouri-Columbia është i pari që ka shqyrtuar ndikimin e oreksit në konsumin e mëngjesit të përditshëm dhe frenimin e konsumit të tepërt në mbrëmje.

Në studimin e saj, 20 femra të moshës 18-20 adoleshente me mbipeshë kanë konsumuar një mëngjes me proteina të larta të përbërë nga vezët dhe mishi i viçit, ose kanë ngrënë një mëngjes me proteina-normale të gatshme siq janë drithërat.

Pjesëmarrësit përfunduan pyetësorët duke ja marrë edhe mostrat e gjakut gjatë gjithë ditës. Para darkës, një skanim të trurit duke përdorur rezonancë magnetike funksionale është kryer për të ndjekur sinjalet e trurit që kontrollon motivimin e ushqimit.

Konsumi i mengjesit me proteina të larta ka çuar në rritjen e plotësisë apo “ngopjes” së bashku me reduktimet në aktivitetin e trurit që është përgjegjës për kontrollin dhe dëshirat e ushqimit. 

Mëngjesi me proteina të larta ulë kosumin në mbrëmje të ushqimeve të larta në yndyrë dhe të lartë të sheqerit, në krahasim me mëngjesin normal me përbërës tjerë, tha Leidy.

Wednesday, January 22, 2014

Kapet peshku i tejdukshëm

Një peshkatar nga Zelanda e Re kapi një peshk të pazakonshëm. Një peshk në formë xhelatine, i tejdukshëm, që nuk është parë ndonjëherë, është nxjerrë nga ujërat e ishullit “Peninsula”, në Zelandën e Re.
Fillimisht peshkatari ishte me mëdyshje për ta kapur apo jo, por kur u afrua dhe pa që nuk ishte si gjithë peshqit e tjerë, vendosi ta kapte dhe më pas ta studionte, raporton “Daily Mail”.
Deborah Cracknell, përfaqësuesi i grupit të studiuesve të “National Marine Aquarium”, në Plymouth, beson se krijesa fluoreshente e peshkuar është një “Salpa maxima”.

Monday, January 20, 2014

Omega-3 kundër sterilitetit

Konsumimi i sasive të mjaftueshme të acideve yndyrore omega-3 mund të ndihmojë në luftën kundër sterilitetit te meshkujt.Sipas studimeve të realizuara kohë më parë, omega-3 të cilat me bollëk gjenden në peshq, kanë efekt edhe në aftësinë riprodhuese të meshkujve.
Specialistët thonë se membrana mbështjellëse e spermatozoideve përbëhet nga acidi dokozaheksanik (DHBA), që është njëri nga acidet yndyrore omega-3 e që është arsyeja se pse këto ndihmojnë në luftën e sterilitetit te meshkujt.
Përveç që kontribuojnë drejtpërdrejt në prodhimin spermatozoideve, acidet omega-3 ndikojnë edhe në një mori problemesh tjera në organizëm, përshirë edhe uljen e gjasave për të zhvilluar sëmundje të zemrës.

Rrisni flokët tuaj me hithër, efektet kuruese të saj

Me lëngun e hidhrës mund të bëni mrekulli për shëndetin tuaj duke patur efekte positive te personat të sëmurë me reumatizëm, diare etj. Kjo bimë është shumë e pasur me vitaminat A, C dhe K.
Në mjekësinë popullore, ajo është cilësuar mbretëresha e bimëve. Efektet e përdorimit të saj janë të menjëhershme.
Reumatizma, sëmundja e moshës së tretë, kurohet më së miri me hithra.
Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta.
Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Dhimbjet reumatizmale mund të kurohen edhe duke vënë bimën e freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku.
Raste të tjera që rekomandohen nga mjekësia moderne për kurimin me hithër.
-Efektet stimuluese të hithrës ndihmojnë për prodhimin e qumështit dhe rritjen e energjisë pas lindjes.
-Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokëve.
-Hithra është forcues natyror i testosteronit, i cili ndihmon ne rritjen e vitalitet tek meshkujt.
-Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diaresë. Përdorimi i çajit të hithrës bën që diareja të kalojë shpejt dhe lehtë

Friday, January 10, 2014

Qumështi për kujtesë më të fortë

Qumështi është një aleat i mirë për kujtesën. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Universiteti i Meinit në SHBA, i cili është publikuar në International Dairy Journal.
Studimi është bazuar në matjen e performancës cerebrale që u është bërë disa vullnetarëve. Gjatë eksperimentit u pa se ata që konsumonin qumësht dhe nënproduktet e tij i kishin mundësitë për të gabuar gjatë testit 5 herë më të vogla se të tjerët.
Sipas studiuesve, kjo vjen për shkak të vitaminave të grupit B, të cilat kanë përqëndrim të lartë te qumështi. Këto vitamina njihen për efektet pozitive në ruajtjen e kujtesës.
Autorët e studimit këshillojnë konsumin e të paktën një gote qumështi në ditë, për të ndihmuar në ruajtjen e potencialit të kujtesës, por edhe për të parandaluar sëmundjet degjenerative neuropsikologjike.

Hurma, bazë për një lindje të lehtë!

Në ajetet Kur’anore të cilat flasin për ngjarjen e zonjës Merjem ka tre fjale te cilat mjeksia bashkohore ka zbuluar se janë themeli i lindjes së lehtë. Allahu i thotë zonjës Merjem të bijës së Imranit:
“Kështu që ha e pi dhe ji e kenaqur(freskoji sytë) dhe po të shohësh ndonjë njeri, thuaj: Me të vërtetë unë i jam zotuar Të gjithëmëshirshmit (Allahut) për agjërimin (heshtje) kështu që nuk do t’i flas asnjë njeriu këtë ditë.” (Merjem 25-25)
Persa i perket fjalës “kënaqu (freskoji sytë)” shkencëtarët nga kjo fjalë kanë zbuluar se gjendja psikologjike e gruas pak para lindjes ka nje lidhje të ngushtë me lehtesimin e lindjes. Nëse gruaja është e qetë, e kënaqur, burri i saj gjindet pranë saj para lindjes, një gjë e tillë është faktor themelor i lindjes së lehtë. Cdo shqetësim psikologjik, cdo krize sensual, dhe cdo zenke mes dy bashkëshortëve kur gruaja është në prag të lindjes, një gjë e tille lindjen e bën të vështirë. Pra për një urtësi të madhe Allahu thotë: “Kështu qe ha e pi dhe ji e kenaqur (freskoji sytë).
Nga zbulimet shkencore më interesante është se në hurma ka nje lëndë e cila ndihmon në mbledhjen e mitres madhesia e së cilën gjate shtatzanise është prej 2.3 cm3 deri ne 750 cm3. Ndërsa fetusi, posht tij është placenta e cila është e lidhur me enët e gjakut të nenes, dhe kur zbret fetusi nga mitra e nenes dhe e ndjek atë placenta atehërë këto enë hapen dhe keputen ndersa nëse mbeten të hapura nena do të ketë gjakderdhje dhe do vdes. Prandaj Zoti jone i lartëmdheruar për një urtesi të madhe mitren e nenës e bëri që ajo të mblidhet fuqishëm deri në atë shkallë sa që mbajtëset e mitrës të behen të fortë si shkëmbi. Dhe kur akusherja e vendon dorën në mitër, e ndjen atë të fortë dhe atëherë bëhet e qetë se lindja do jetë e shkëqyer sepse mitra me mbledhjen e saj të fuqishme i mbyll të gjitha artetiet e hapura dhe me këtë nderpritet hemorragjia. Pra hurma permban nje lende e cila e ndihmon mitren që të tkurret.
Prandaj është përmendur fjala hurmë në ajetin e lindjes ku Allahu thote:
“Dhe ti shkunde trupin e hurmës nga ti, do të leshojë mbi ty hurma të freskëta e të pjekura.”
Hurma e freskët poashtu përmban një lëndë e cila asiston në rrëshqitjen e ushqimit të mbetur në zorrën e trashe. Ajo është një lëndë pastruese dhe zbutëse. Cdo grua e cila është në prag të lindjes, mjeku apo akusherja e porosit që zorrët e saja të jenë të zbrazura nga cdo gjë, e qëllim që mbushja e zorreve mos të vështiresoj daljen e fetusit nga mitra. Pra në hurmë gjindet ky lloj lënde zbutëse dhe pastruese e zorrëve e sidoemos atë të trashën.
Dhimbjet e lindjës janë shumë të veshtira. Të rahurat e zemrës ndonjëherë janë 100 herë në sekondë, ose 80 herë në minut ose 180 herë, me qëllim që t’i përballon këto tkurrje të ashpra. Zemra pra ka nevojë për ushqim, poashtu lëvizjet muskulore kanë nevojë për të, prandaj kalimi i hurmës nga goja deri direkt ne gjak nuk shkon më shumë se dhjete minuta. Ajo është lendë me e lehtë për tretje dhe për shëndrimin e saj nga ushqim në energji.
Vërtetë hurma është shumë e përqëndruar. Ajo ka nevojë për një lëng në të cilin do shkrihet me qëllim që të lehtësohet thithja: “Kështu që ha e pi”
Përse njeriu pasi të hajë dicka të ëmbël ka nevojë të pijë ujë? Kështu është ndertimi funksionar i tij sepse gjëja e ëmbël ka nevojë për zgjatje dhe që të shkrihet në një lëng me qellim që të lehtësohet tretja. Prandaj pirja e ujit është e doemosdoshme për gruan e cila është në prag të lindjes ndërsa gjëndja e saj psikologjike të qetë është element themelor në lindje dhe në ushqimi i saj duhet të jetë tre gjëra, lëndë që ndihmojnë në tkurrjen e mitrës, lëndë që e pengojnë hemorragjinë (gjakderdhjen), lëndë q i pastrojnë dhe i zbusin zorrët dhe lëndë tjëra të cilat ushqejnë në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë.
Ky Kur’an Fisnik është fjala e Zotit të botrave, fjalë për një rrëfim por nëse ndalesh dhe i mediton ato do të gjesh cudira:
“Dhe ti shkunde trupin e hurmës nga ti, do te leshojë mbi ty hurma të fresketa e të pjekura.”
Ushqimi dhe pija të posacem si dhe gjendja e qetë psikologjike janë të patjetërsueshme pare lindjes.
Këto janë disa versete Kur’anore dhe sa me shumë shkenca të përparon njeriu akoma më shumë bindet se kjo fjalë është fjala e Allahut, Zotit të botërave, fjala e Krijuesit të gjithësisë, dhe jo fjalë e njeriut.

Çokollata shëron kollën

Shkencëtarët këshillojnë konsumimin e çokollatës në vend të shurupëve të ndryshëm, të dëmshëm në kurimin e kollës tek të rinjtë nën moshën 18 vjeç dhe fëmijët.“The Telegraph” njofton se studiuesit theksuan se përbërësi “teobromin” i gjendur tek kakao dhe çokollata, ndihmon në heqjen e kollës. Pasi të testohet për dobinë e tij do të hidhet në treg në trajtë ilaçi brenda dy vjetësh.
Në studimin e realizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Anglisë për mushkëritë dhe zemrën u vërtetua se përbërësi “teobromin” i gjendur tek kakao dhe çokollata ndihmon në heqjen e kollës.
Duke pohuar se lënda “teobromin” është më efektive se shurupët në heqjen e gërvishtjes së fytit dhe kollës, studiuesit bënë të ditur se lënda “codeine” e gjendur në shurupët e kollës është një lëndë shumë e dëmshme për fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeç.
Specialistët deklarojnë se vetëm një cope çokollatë “bitter” ndihmon në qetësimin e kollës por ato pohojnë se nuk janë bërë akoma studime për të përcaktuar dozën e duhur.

Thursday, January 9, 2014

Mrekulli në trupin tënd, njihe veten se sa je i pasur!

Gjatë procesit të frymëmarrjes mbushen me oksigjen 400 milion alveola në mushkëritë tona. Sipërfaqja e alveolave është 150 m. Diafragma, muskuli që ndan zgavrën e kraharorit nga ajo e barkut është organi  muskulor më aktiv gjatë jetës së njeriut. Ky organ nuk pushon asnjëherë. Ky muskul tkurret e lëshohet (kontrakton) 11 mijë herë në orë, afro 264 mijë herë gjatë ditës, afro 670 milion herë për 70 vjet jetë.
Truri ynë është kompjuteri më i përsosur në botë. Ai përbëhet nga 100 miliard qelizash të përhimta e barabartë me një potencial mbi 10 mijë programe kompjuterike në veprim të përhershëm. Sipërfaqja e këtyre kompjutërve është 250 mijë km2 (sa gjysma e sipërfaqes së Francës). Të shtojmë edhe diçka: nevojitet pak dashuri dhe intimitet për të lindur krijesën e re, njeriun. Këtë nuk mund ta realizojë kurrë asnjë kompjuter.
Çdo ditë shkenca zbulon gjëra të reja tek njeriu. Biologët e universitetit të Miçigenit zbuluan në lëkurë dhe në flokë të njeriut metale si: argjendi, plumbi, kallaji, zinku, hekurri, bakrri dhe alumini.
Ciklonet dhe anticiklonet rrallë herë kalojnë shpejtësinë 130 deri 140 km në orë, kurse shpejtësia e ajrit që del prej mushkërive nëpër kordhat zanore gjatë tështitjes arrin shpejtësinë 390 km në orë. Çfarë mrekullie e Krijuesit !
Në realitet ne jemi “qënie elektrike” ngase që të 60.000 miliardë qelizat e njeriut funksionojnë  në saj të elekticitetit natyror të tyre, që i dhuroi Mjeshti i përsosur, Allahu i Gjithëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.
Shkenca e mjekësisë thotë se çdo qelizë e trupit tonë është një uzinë në miniaturë, nga brendia e elektrizuar me elkticitet negativ, ndërsa nga jashtë me elektricitet pozitiv.
Në këtë sistem gjenial bazohet metabolizmi ynë. Me anë të elektrokardiogramit (EKG) dhe elektroencefalogramit (EEG) ne sot mund të regjistrojmë elektricitetin që emiton zemra dhe truri.
Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “Po edhe në veten tuaj. A nuk po e shihni?” (Dharijat, 21)
Shumë njerëz e lexojnë këtë ajet pa u thelluar shumë në fjalët kuptimplota që i përmban ai. Duke analizuar me vëmendje këtë ajet dhe duke vështruar vetveten do të gjejmë shumë shenja dhe argumente në veten tonë.
Ndodh që dikush thotë: unë jam zotërues i vetvetes, unë e kontrolloj vetveten dhe bëj çfarë të dua e ç’të më teket. Kjo nuk është e vërtetë, sepse trupi i njeriut është pronë e Allahut të Plotfuqishëm.
A thua mund ta detyrosh të pushojë pak zemrën  që rreth pa ndërprerë? Ose nëse ndalet rastësisht, a mund ta bësh të lëvizë përsëri? Si ke guxim të pohosh se e ke nënkontroll dhe ia ke nënshtruar zemrën vullnetit tënd. Kur fle, zemra rreh pa u ndalur.
Po frymëmarrja? A thua ti merr frymë me vullnetin tënd? Duhet ta dish se frymemarrja është një veprim që kryhet instiktivisht 16 herë në minutë, pa dëshirën dhe insistimin tënd. Kur asaj i jepet urdhëri hyjnor për t’u ndalur, atëherë atë nuk mund ta rikthejë kush përsëri.
Po stomaku dhe gjithë ajo që gjendet në të, shqetësimet dhe reaksionet gjatë tretjes së ushqimit. Po lëngjet që tajiten nga gjendrat e shumta endokrine, a thua të gjithë këto kryen sipas vullnetit tënd?
Po zorrët dhe lëvizja e ushqimit nëpër to, mënyra si i absorbojmë materiet e dobishme për organizimin dhe zhvillimin e tij dhe si i nxjerrim jashtë materiet e dëmshme. A thua të gjitha këto veprime kryen sipas vullnetit tënd, a po kryen pa i hetuar fare?
Po rruazat e bardha të gjakut (leukocidet) të cilat konfrontohen me mikrobet në çastin kur ato hyjnë në trup? Leukocidet, së pari, e përcaktojnë mënyrën se si t’i shkatërrojnë mikrobet, në mënyrë që palca kurrizore të stimulojë tajimin e materieve të mjaftueshme imunitive për t’i mbytur mikrobet. A mos jep urdhër ti për këtë operim të brendshëm, i cili i  ngjan një beteje të vërtetë vetëmbrojtëse? A mos i përcakton ti me mijëra procese biokimike që zhvillohen për çdo sekondë në trupin tënd ?
Pra, të gjitha këto i nënshtrohen vullnetit të Zotit. Ato e kryejnë misionin e tyre pa u ndalur, kurse ti nuk e heton fare këtë.
Allahu i Lartësuar ishte tejet i mëshirshëm ndaj nesh kur i krijoi të gjithë këto funksione vitale për trupin tonë dhe ua nënshtroi vetëm vullnetit të vet, përndryshe njeriu as nuk do të mund të jetonte, as nuk do të mund të punonte, as nuk do të mund të kryente misionin e tij në ndërtimin dhe rregullimin e kësaj ekzistence-gjithësie.
Po ç’do të ndodhte sikur zemra t’i nënshtrohej vullnetit tonë? Sigurisht se do të mbeteshim gjithmonë zgjuar për t’u kujdesur  që zemra jonë të rrahë normalisht.
Po t’i nënshtrohej stomaku vullnetit tonë, atëherë do të na ishin dashur shumë orë që pas çdo racioni të ushqimit ta përcjellim operacionin tretës të ushqimit. Kurse, po t’i nënshtrohej qarkullimi i gjakut vullnetit tonë, truri nuk do të mund të vazhdonte kurrsesi misionin në këtë jetë, sepse ai është i zënë dhe i preokupuar me qindra e mijëra funksione të cilat kryen çdo minutë.
Të gjithë shembujt që sollëm më sipër, njihen nga njerëzit dhe këtë Allahu i Lartësuar e ka bërë me qëllim që t’ua tërheq vërejtjen se nuk kemi subjektivitet personal, por çdo gjë është në kompetencë të Allahut të Plotfuqishëm.
Allahu i  Lartësuar thotë duke na përkujtuar vazhdimisht: “A nuk menduan ata në veten e tyre…” (Rrum, 8)
Shkëputur nga libri me titull “Kurani dhe shkenca bashkëkohore” i Ali Iljazit

Shenjat e gishtërinjve

Çdo njeri, duke përfshirë edhe binjakët që mezi dallohen nga njëri-tjetri, shenjat e tij të gishtërinjve i ka të veçanta. Identiteti i secilit është i koduar në majat e gishtërinjve të tij. Ky sistem i koduar mund të krahasohet lehtë me sistemin e kodit të vijave, i cili përdoret në ditët tona për identifikimin e prodhimeve të ndryshme, qofshin ato prodhime industriale apo ushqimore.
Allahu i Madhëruar ne Fjalën e Tij të pakonkurueshme thotë:
“A mendon njeriu se nuk do t’i mbledhim eshtrat e tij? Po, do t’i mbledhim. Madje, Ne jemi të zotë t’i krijojmë përsëri edhe majat e gishtërinjve të tij.” (Kijame, 3-4.)
Një domethënie mjaft të veçantë këtu, ka theksimi i shenjave të gishtërinjve, sepse secili ka shenjën e tij unike të gishtërinjve, e cila nuk i ngjason askujt. Çdo person që jeton apo ka jetuar në këtë botë ka formën e tij unike të shenjave të gishtërinjve. Pra, shenjat e gishtërinjve janë një provë mjaft e rëndësishme e identitetit, kjo është edhe arsyeja se përse sot shenjat e gishtërinjëve përdoren pikërisht për këtë qëllim.
Më e rëndësishmja është se kjo veçori e shenjave të gishtërinjve u zbulua vetëm në fund të shekullit XIX. Përpara kësaj periudhe, njerëzit i shihnin shenjat e gishtërinjve si disa rrathë të zakonshëm, pa ndonjë rëndësi apo kuptim specifik.
Është Kurani ai që na flet për këtë karakterisikë dalluese të shenjave të gishtërinjve, e cila nuk u kuptua, vetëm se në ditët tona .
Harun Jahja

A mund të bjerë qielli në Tokë?!

Allahu i Madhërishëm duke folur për një fshehtësi prej fshehtësirave të kozmosit thotë: “A nuk e sheh ti, se Allahu ka vënë në shërbimin tuaj gjithçka që është në Tokë dhe anijet që lundrojnë nëpër det me urdhrin e Tij?! Është Ai që e mban qiellin që të mos bjerë në Tokë; kjo mund të ndodhë vetëm me lejen e Tij. Vërtet, Allahu është i Butë dhe i Mëshirshëm me njerëzit.” (Haxh, 65)
Pa dyshim se ky është një ajet madhështor prej të cilit zemrat frikësohen dhe zbuten. Është një dhunti madhore që nuk e kemi kuptuar para shekullit 21. Por para kësaj të analizojmë një thënie të një ateisti, i cili tallet me fjalët e Kuranit dhe me realitetet e tij kozmike.Ai thotë: “Formulimi i fjalëve kuranore i përshtatet imagjinatës së njeriut primitiv, i cili shikonte në qiell dhe frikësohej se mos binte mbi të dhe vinte te kjo pjesë e Kuranit: “Është Ai që e mban qiellin që të mos bjerë në Tokë”, pastaj thotë se qielli nuk mund të bjerë në tokë sepse Toka nuk është asgjë sa i përket madhësisë së galaktikës dhe galaktika nuk është asgjë sa i përket madhësisë së kozmosit gjigant.
Në fakt, unë nuk dija asokohe se si t’i kundërpërgjigjem kësaj shpifjeje apo këtij pretendimi derisa lexova një artikull në faqen e agjencisë amerikane të kozmosit Nasa me titull The Sky is Falling” (Qielli po bie) dhe u habita se si shkencëtarët e agjencisë më të madhe kozmike përdorin këtë shprehje dhe si është e mundur që qielli të bjerë në Hënë?
Bill Cooke nga agjencia Nasa thotë: “Çdo ditë në sipërfaqen e Hënës bien një ton metrik meteorë dhe këta meteorë kanë të gjitha format, pjesë të mëdha e deri te pjesëzat e pluhurit, të cilat godasin sipërfaqen e Hënës me një shpejtësi që tejkalon mijëra kilometra në orë.
Eksploruesit e Apollos në vitin 1969 ishin me fat për faktin se nuk iu ekspozuan këtyre predhave vrasëse. Shkencëtarët deklarojnë se banorët e Tokës nuk e ndiejnë këtë gur për shkak të ekzistimit të një shtrese të fortë atmosferike për Tokën, e cila e ruan Tokën nga këso meteorësh. Kush e vëzhgon sipërfaqen e Hënës ndien sikur qielli po bie në të çdo ditë. Këtë e kanë ndier eksploruesit e kozmosit kur ishin në sipërfaqen e Hënës!”
Kështu që Allahu i Lartësuar na ka folur për një dhunti të madhe që nuk e ndiejmë e që askush nuk kishte njohuri për këtë kur na lajmëroi për këtë çështje me fjalët e Tij “Është Ai që e mban qiellin që të mos bjerë në Tokë; kjo mund të ndodhë vetëm me lejen e Tij. ”
Kjo nuk është një imagjinatë primitive ashtu siç pretendojnë, por është një e vërtetë shkencore që e ndien kush jeton në sipërfaqen e Hënës! Nga këtu mund të themi: Kurani na përshkruan dhuntitë e Allahut në kohën kur askush nuk i ndiente këto dhunti apo kuptonte rëndësinë e tyre. Shkencëtarët vërtetojnë se meteorët gjigantë që notojnë në gjithësi, madje që sillen brenda sistemit diellor intensivisht, është shumë e mundshme që të godasin në çdo moment Tokën. Kemi edhe filma të imagjinatës shkencore, të cilët pasqyrojnë Tokën e cila goditet nga një meteor gjigant.
I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, i ka paralajmëruar mohuesit me një gur që do t’u binte atyre nga qielli e ata u tallën me të dhe kjo ka ndodhur para 1400 vitesh, kurse sot ateistët po i përsërisin të njëjtat fjalë. Ata thonë se Muhamedi po shfrytëzon injorancën e njerëzve dhe i kërcënon me një gur që do të bjerë nga qielli. A nuk janë shkencëtarët e shekullit 21 të cilët po përsërisin atë që ka thënë i Dërguari ynë, lavdërimi dhe paqja e Zotit qoftë mbi të, kur deklarojnë se meteori (që është pjesë nga guri që noton në gjithësi) mund të përplaset me Tokën, madje ta shkatërrojë plotësisht atë?
Shikoni fjalën e Allahut të Madhërishëm: “(Kujtoje, gjithashtu) kur ata thanë: “Zoti ynë, nëse ky (Kuran) është e Vërteta (e zbritur prej Teje), atëherë lësho mbi ne shi gurësh nga qielli ose dërgona një ndëshkim të dhembshëm!” (Enfal, 32)
Këtë gur e shohim bindshëm sot duke u rrëzuar në sipërfaqen e Hënës me sasi të mëdha. Është shumë e mundshme të bjerë edhe në Tokë, sikur të mos ishte mëshira e Allahut mbi robërit e Vet. Kështu që Allahu i Lartësuar në ajetin vijues thotë: “Por Allahu nuk do t’i ndëshkonte ata, përderisa ti ishe në mesin e tyre dhe, Allahu nuk do t’i ndëshkojë ata, përderisa ata i kërkojnë falje Atij.” (Enfal, 33)
Konkluzion i kësaj:
1- Kurani është i përpiktë nga aspekti shkencor kur është shprehur për rrëzimin e meteorëve, pluhurit, gurit kozmik dhe elemente të tjera të qiellit me fjalët e tij: “Është Ai që e mban qiellin që të mos bjerë në Tokë; kjo mund të ndodhë vetëm me lejen e Tij.” Allahu ka vendosur ligje fizike, të cilat sigurojnë sigurinë e yllit tonë, me shpresë se do ta falënderojmë Allahun lidhur me dhuntitë e Tij.
2- Kurani, kur flet për rrëzimin e gurit nga qielli, është fakt që konsiderohet i padiskutueshëm nga aspekti shkencor. Dhe për këtë shkencëtarët flasin sot. Allahu i Lartësuar duke folur për dënimin e popullit të Lutit, të cilët bënë punë çoroditëse seksuale, thotë: “Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e përmbysëm çdo gjë, – ato që ishin lart, i kthyem poshtë dhe mbi ata lëshuam gurë nga balta e
pjekur, duke rënë vazhdimisht, si shiu.”
 (Hud, 82)
Abdudaim el Kehil
Përktheu: Almedin Ejupi

Pija e mrekullisë, shëruese nga kancerit e shumë sëmundje tjera!

Qarkullon prej shumë kohësh, por është bërë publike dhe ka marrë përmasa të mëdha vetëm ditët e fundit!
Pija e “mrekullisë” siç e kanë pagëzuar është shpikje e z. Steo i cili pretendon se ajo ju ruan nga qelizat e infektuara që formohen në trupin tuaj apo të bllokoj zhvillimin e tyre.
Por, si e zbuloi z. Seto këtë pije?
Seto vuante nga kanceri në mushkri. Ia këshilloj këtë pije një botanistë shumë i njohur nga Kina. Kështu për tre muaj rresht e merrte rregullisht këtë pije, tashmë shëndeti i tij është normalizuar dhe pastruar nga çdo e keqe, padyshim që kanceri nuk ekziston më.
Pija nuk dëmton asnjë organ të trupit të njeriut dhe nuk krijon komplikacione.
Është si një pije “mrekulli”! Është e thjeshtë.
Ju duhet një rrënjë panxhari, një karotë dhe një mollë që kombinohen së bashku për të bërë lëng! I lani mirë të sipërpërmendurat, i prisni bashkë me lëkurën në copa – vendosini në shtrydhëse frutash dhe menjëherë ju keni një lëngë të pijshëm. Ju mund të shtoni një sasi të vogël limoni për shije shumë më të freskët./alb-observer.com/
Kjo pije është rezultateve për këto sëmundje:
1. Shkatërron qelizat kanceroze, të cilat do të zhvillohen dhe izolon qelizat e kancerit që të mos zhvillohen.
2. Parandalon sëmundjet e mëlçisë, veshkave pankreasit, dhe shëron ulçerë.
3. Fuqizon mushkrit, parandaluar sulmin në zemër dhe presionin e lartë të gjakut.
4. Forcon sistemin imunitar
5. Bënë mirë për shikimin, sytë, lehtëson sytë e skuqur dhe të lodhur si dhe pastron perden.
6. Ndihmon në eliminimin e dhimbjeve të muskujve.
7. Desifikton duke ndihmuar funksionin e zorrës dhe eliminon kapsllëkun. Pra, bënë lëkurën tuaj më të shëndetshme dhe më të shndritshme.
8. Përmirëson erën e keqe të gojës, që krijohet për shkak të mostretjes dhe infeksioni në fyt.
9. Të qetëson nga dhimbjet
10. Ndihmomë të sëmurin nga riniti alergjik.

Shikoni se sa është ftohtë në SHBA, fanella ngrihet për një minutë! (VIDEO)

  1. Se sa është ftohtë aktualisht në SHBA, prej të cilit kanë mbetur shumë të vdekur, më së miri mund ta shihni në këtë video.
  2. Kjo është bërë në Iowa, ku një person tregon se si një fanellë normale ngrihet për 60 sekonda.
  3. Temperatura në SHBA kanë shkuar më të larta se -30 duke u llogaritur kështu një nga dimrat më të mëdhenj të dekadave të fundit.

Për të zgjedhur hudhrën më të mirë, zgjidhni ato me ngjyrë të kuqe

Tashmë një kohë të gjatë është njohur se hudhra ka efekte antioksisuede, por së fundi është mësuar se lloje të ndryshme të saj kanë sasi të ndryshme të përbërësve me efekt mbrojtës.

Studiuesit amerikanë thonë se sa më e fortë hudhra, aq më e shëndetshme dhe më e pasur me antioksidues është ajo.

Pasi kanë analizuar 10 lloje të hudhrave të qëruara, të freskëta, është treguar se llojet të cilat kanë shije më të theksuar kanë edhe veprim më të lartë antioksidues, ndërsa me këtë edhe aftësi më të mira për të shkatërruar radikalet e lira.

Radikalet e lira janë mbetje të cilat krijohet gjatë procesit të oksidimit të cilat shtojnë rrezikun për sëmundje të ndryshme, përfshirë edhe ato kanceroze.

Për të zgjedhur hudhrën më të mirë, zgjidhni ato me ngjyrë të kuqe.

Tuesday, January 7, 2014

Çokollata e zezë e dobishme për zemrën

Kura popullore ka treguar se Çokollata e zezë është diÇka e mirë për zemrën. 

Ajo ndihmon në forcimin e arterieve tek ata që pinë cigare dhe ka me shumë antioksidantë në një gram se një gotë verë, Çaj apo luleshtrydhet. Studimi i fundit për Çokollatën tregon se Çokollata e zezë mund të jetë më e mirë nga Çmendohet dhe disa mund të hanë Çokollatë për arsye mjekësore. 

Po të hash Çokollatë të zezë për Çdo ditë nga pak, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut. 
Çokollata e zezë e ul tensionin sistolik me 2.9 pikë dhe tensionin diastolik, tensionin e ulët, me 1.9 pikë.