Showing posts with label keshilla. Show all posts
Showing posts with label keshilla. Show all posts

Tuesday, February 4, 2014

Konsumoni oriz gjatë shtatzënisë, ja se pse?

Edhe konsumimi i orizit gjatë kësaj periudhe zë një vend të rëndësishëm, si për nënën ashtu dhe për fëmijën, si një burim i fortë vitaminash
Sipas deklaratës së dhënë nga “California Rice Commission” bëhet e ditur se shumë studime të realizuara në Kaliforni kanë treguar se vitaminat dhe mineralet e orizit luajnë një rol të rëndësishëm gjatë periudhës së shtatzënisë si për nënën ashtu dhe për fëmijën.
Brenda orizit, burimit natyral të vitaminave dhe mineraleve, gjenden dhe proteina, karbohidrate, fosfor, kalcium, sodium, potasium, magnez, zikn, vitaminat A, B1, B2 dhe hekur. Gjatë shtatzënisë femra ka nevojë për dyfishin e hekurit të marrë para fillimit të shtatzënisë. Në muajt e fundit të shtatzënisë fëmija depoziton hekur për ta përdorur në funksionet e para jetësore pas lindjes. Për këtë arsye orizi i konsumuar në muajt e fundit të shtatzënisë krijon efekte pozitive si për nënën ashtu dhe për fëmijën.
Orizi është një lloj ushqimi, i cili ndihmon në kalimin e lehtë të shtatzënisë dhe me anë të mineraleve që përmban ndihmon në tretjen dhe ekuilibrimin e nivelit të sheqerit në gjak. Krahas kësaj ai njihet dhe si eukilibrues i tensionit të lartë i cili mund të shfaqet veçanërisht para fillimit të shtatzënisë.
Vitamina A e gjendur tek orizi është e nevojshme për lëkurën, flokët dhe mishrat e dhëmbëve, B1 është një vitaminë e pazëvendësueshme për sistemin nervor, atë të qarkullimit të gjakut dhe krijimit të qelizave gjatë periudhës së zhvillimit të fëmijës.
Vitamina B2 është e rëndësishme për nxjerrjen në pah të energjisë së ushqimeve dhe për të përballuar nevojën për energji gjatë periudhës së shtatzënisë.
Ndërsa, kalciumi ndihmon në zhvillimin e shëndetshëm të trupit dhe kockave të fëmijës dhe parandalon prishjet e dhëmbëve dhe dhimbjet që mund të shfaqen në pjesë të ndryshme të trupit tek gruaja pas shtatzënisë. Krahas kësaj orizi është një burim i pasur për sa i përket marrjes së acidit folik për shtatzënat.
Share on twitter Share on facebook Share on email Share on print More Sharing Services 0

11 Ushqimet ‘Fast Food’ që do ti pëlqenit si shtatëzënë dhe 5 të cilat do të duhej që ti shmangeni

Njëra prej lukseve të jetës moderne është dhe lehtësia e të blerit ushqim të shpejtë dhe të kollajshëm që kane shije të shkëlqyer por janë të mbushura me preservativë dhe përbërës të tjerë nga të cilët duhet të largoheni gjatë shtatëzanisë.
Por ka ushqim komod ‘fast food’ të cilët janë më të vërtetë të mirë për ju posaçërisht në rast se keni nevojë për ushqim të lehtë apo mëlmesa të cilat do të ju mbajnë deri të koha e racionit tjetër.
Këtu janë 11 ushqime të shpejta dhe të shijshme për të admiruar dhe 5 për t’u evituar të gjitha të rekomanduara nga Heidi Reichenberger, mediator për American Dietetic Association dhe Elizabeth Somer, dijetetik i regjistruar dhe autor i librit Ushqimi i Përzgjedhur Për Shtatëzani Të Shëndetëshme: Udhëzimi i Kompletuar i Të Ngrënit Para, Pas, dhe Gjatë Shtatëzanisë.
Fast Food-i i shëndetshëm
1 – Kupat me pemë për një person. Kupat e vogla tejet praktike me fruta, me peshë prej 4-ounce, (rreth 112 gram), e cila llogaritet si dozë e rekomanduar ditore, e pemëve dhe perimeve, të nevojitura për një njeri. Zgjidhni më mirë variantet e paketuara në lëngun e tyre origjinal se sa ato në shurup të sheqerosur.
2 – Qumështi i Sojës. Në shitje në paketim prej 8 ounce, (rreth 224 gram), me shije të drithrave, çokolatës, ose vanillës. Fsheheni një në çantën apo rrjetën tuaj (nuk kanë nevojë të jenë të ngrira nga frigoriferi). Një shishe mund të ju furnizojë me 1/3 e nevojave ditore për kalcium dhe vitamina D gjatë shtatëzanisë.
3 – Rrush i Thatë. Një kuti prej 1 ounce (rreth 28 gram) përmban rreth 2 gram ind ushqyes (fiber!), rreth 4 përqind të nevojave ditore për hekur, bile dhe rreth 1 gram protein.
4 – Jogurti. Ky ushqim klasik, i shpejtë dhe komod, mund të ju furnizojë me 25 % të kërkesave ditore për kalcium, proteina, inde ushqyese (fiber!), dhe disa lloj vitamina dhe minerale të tjera më se të nevojshme.
5 – Miks me drithëra i lehtë për tu përgatitur. Përzieni një grumbull drithërash të coptuara me një grumbull të qershive apo të bademave. Mbani me vete një qese najloni me patent, të mbushur, në tavolinën apo dhe automjetin tuaj, për të shijuar një mëlmesë praktike, dhe të freskët që kërcellon gjatë përtypjes.
6 – Salad Bar-i. Disa restorante ‘fast food’ dhe një numër i madh i supermarketeve kanë ‘salad bar’ ku mund të shërbeheni me fruta dhe perime për të gjitha nevojat ditore. Mbushni rrjetat me spinaç, karrota, domate, magdanoz, tranguj, domate të errëta, rrush të terur, dhe lajthi. Shtoni leblebi dhe fasule të kuqe për shtytje para me proteina.
7 – Karrota të njoma. Karrotat janë përplot me vitamina A dhe inde ushqyese (fiber!) dhe mund ti gjeni të paketuara vetëm për një person. I tundni në jogurt të payndyrshëm të përzier me pak ranch dressing (përzierje e qumështit me yndyrë të lartë, qepëve të njoma, hudrave pluhur, kremës ‘hopla’ për zierje etj.) për ekstra dozë të vitaminave. Shikoni dhe për perime tjera të parapastruara dhe të parapaketuara, siç është brokoli, lulelakra, spinaqi, dhe i përzieni duke i fërguar për darkën tuaj.
8 – Djathi në fije. Në rast se nuk keni dëgjuar për djathin në formë të fijeve; tejet i ngjajshëm me shpagetat, atëherë prisni gjersa fëmija i juaj të fillojë të ecën ky ushqim do të jetë mëlmesa e tij më e preferuar. Shkopinjët nga djathi Mozzarella me yndyrë të ulët, janë plot e përplot me kalcium, dhe kanë ca proteina.
9 – Lëng portokalli i pasuruar me kalcium, i paketuar, (në shitje gati në të gjithë supermarketet). Një paketim prej 4 ounce (rreth 112 gram), përmban gjysmën e nevojave të juaja ditore për vitamin C dhe rreth 15 % te nevojave të juaja ditore për kalcium.
10 – Paketimet e drithrave të terur për një person (jo ato të lyera me sheqer) ose cornflakes. I fshehni ca në tavolinën tuaj të punës për mëngjes. Tani pothuaj se të gjitha llojet e drithërave dhe të cornlakes–ve janë të pasuruar me vitamina dhe minerale të domosdoshëm.
11 – Djath i pakryposur, i paketuar në kupë për një person (në shitje në sekcionin e qumështit në shumicën e supermarketeve). Djathi i pakryposur është burim i madh i proteinave dhe kalciumit.
Ushqimet që duhen evituar
1 – Makarona Oriental (Ramen noodles). Mbushur me krypë, yndyrë por më pak gjëra tjera.
2 – Pijet e Gazuara. Mbushuni me kaloritë zbrazta dhe më shumë sheqer dhe nuk do të keni vend më për pije tjera më të shëndetëshme (pije nutricionale). Qumështi me yndyrë të ulët, uji mineral, dhe lëngjet e pemëve janë një zëvëndësim i shkëlqyer.
3 – Drekimet e parapaketuara fabrikisht (të prodhuara në fabrikë). Sigurisht që janë një lehtësim i shpejt për ata që kanë dhembje në stomak nga uria, por prezervativet, kripa dhe yndyra i bëjnë një zgjedhje jo shumë të qëlluar.
4 – Gati të gjitha ushqimet e ngrira dhe të parapërgatitura. Kanë prirje të kenë sasi astronomike të kripës dhe yndyrës. Si zëvëndësim, e hidhni në mikrovalë një patate, dhe i hidhni përmbi pak djath të shkrirë, dhe brokoli të zier për një racion të shpejtë dhe të shëndetëshëm të ushqimit. Në rast se s’mund ti evitoni racionet e kohëpaskohshme me ushqimë të ngrira, atëherë i zgjidhni llojet organike (natyrale, të pa pasuruara me prezervativë dhe gjëra të tjera), apo ato me krypë dhe yndyrë të ulët.
5 – Lakra. Në rast se do të hani sallatë, atëherë zgjidhni Salatën e Gjelbërt e cila është përplot me inde ushqyese (fiber!), vitamina A, B, C, acid folik (i njohur dhe si vitamini B9), kalcium, dhe potasium. Lakra ka fare pak nga këta përbërës tejet ushqyes.

Me këtë ushqim në shtatzëni rrezikoni edhe nipat e mbesat!

Femrat të cilat në shtatzëni hanë ushqim të yndyrshëm rrisin shanset që edhe vajzat e tyre, madje edhe mbesat të kenë kancer të gjirit më vonë.
Shkencëtarët besojnë që ushqimi i pashëndetshëm që e konsumojmë gjatë shtatzënisë mund të ndryshojë përgjithmonë qelizat e foshnjave të palindura dhe gjeneratave të mëvonshme.
Ata konsiderojnë që me ushqim të shëndetshëm në shtatzëni mund të reduktojmë fenomenin e kancerit të gjirit, tumorit të keq më të shpeshtë në botë te femrat.
Shkencëtarët nga Universiteti Georgetown në Washington kanë ushqyer minjtë shtatzënë me ushqim normal ose shumë të yndyrshëm.
Në grupin e atyre qe janë ushqyer me ushqim të yndyrshëm, vajzat dhe mbesat e tyre kanë pasur rrezik më të madh për të zhvilluar kancer të gjirit. Ushqimi i yndyrshëm është i lidhur me nivelet më të larta të hormonit femëror, estrogjenit.
Me ushqyerje ndikojmë në gjeneratat e ardhshme
Edhe pse hulumtimi nuk është vërtetuar në njerëz, autorja kryesore e studimit, dr. Sonia de Assis tha: “Ajo çka han nëna dhe në çka është e ekspozuar gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun nga kanceri i gjirit te vajza e saj.”
“Ajo çka kemi zbuluar për herë të parë është që rreziku i rritur nga kanceri mund të bartet edhe në mbesa, madje edhe stërmbesa dhe atë pa ekspozim shtesë.
Studimi është i rëndësishëm sepse mund të shpjegojë prejardhjen e shkaqeve të disa kancereve të gjirit.
Hulumtuesit, të cilët zbulimet e veta i kanë publikuar në revistën Nature Communications, besojnë që kjo mund të shpjegojë pse në disa familje shfaqet kanceri i gjirit, i cili në parim nuk është gjenetik – ende nuk është i lidhur me ndonjë mutacion të njohur.
Në vend të kësaj, ata besojnë se si ushqimi dhe ekspozimi kimik në stomak mundet përherë “t’i fikë dhe ndezë” gjenet e caktuara nëpër shumë gjenerata, çka është procesi i cili quhet epigjenetika.

Monday, February 3, 2014

Mos e teproni me kafe, mund të krijoni varësi!

Abuzimi me kafe mund të jetë diçka që nënvlerësohet, por që shpesh çon në një varësi të vërtetë. Është ky alarmi që ngrihet nga një studim i drejtuar nga Laura Juliano e American University i publikuar në “Journal of Caffeine Research”. 

Studimi vë në pah se shpesh personat nuk e kuptojnë se janë të varur nga kafeina, edhe në rastet kur e përdorin në shtatzëni apo kur kanë probleme të theksuara kardiake.

“Efektet negative të kafeinës nuk janë shpesh të njohura si të tilla, sepse bëhet fjalë për një drogë shoqërisht të pranuar dhe konsumuar në mënyrë rutinore.

Por shumë persona mund ta konsumojnë kafenë pa dëme, por për disa të tjerë krijon varësi fizike, por edhe mendore”, shprehet Juliano. Sipas saj personat e shëndetshëm në moshë madhore nuk duhet të konsumojnë më shumë se 400 mg kafeinë në ditë, ndërsa femrat shtatzënë jo më shumë se 200 gramë, ndërsa personat që vuajnë nga ankthi, pagjumësia dhe problemet urinare duhet ta reduktojnë në mënyrë të ndjeshme pirjen e saj.

Sunday, February 2, 2014

Ushqimi që stimulon pjellorinë

Një studim i fundit konfirmon se lakrat e Brukselit stimulojnë pjellorinë. Studimi në fjalë u drejtua nga Harley Street Fertility Clinic në Londër. Doktoresha Neema Savvides, dietologe dhe bashkautore e studimit shprehet se lakrat e Brukselit janë ushqimi ideal për gjithë ata që duan të kenë fëmijë. Kjo lakër përmban acid folik, e cila është një substancë që përmirëson pjellorinë si te mashkulli edhe te femra, si dhe kanë një sasi të madhe të vitaminës C.
Prania e acidit folik kontribuon ndër të tjera në reduktimin e rrezikut të aborteve spontane si dhe të problemeve nervore. Lakrat e Brukselit janë të pasura gjithashtu me hekur dhe së bashku me acidin folik, ndihmojnë në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, ndaj këshillohet që të konsumohen nga gjithë ata persona që vuajnë nga anemia, si femrat në moshë pjellorie, ato shtatzënë, apo ato që po rrisin fëmijë. Gjithashtu kjo lakër ndihmon për të luftuar kapsllëkun dhe mbi të gjitha stimulon ndjesinë e ngopjes.

Ja cilat janë ushqimet që shtojnë barkun e meshkujve

Ushqimet që shtojnë përmasat e barkut tek meshkujt janë ëmbëlsirat, fast food-et, patatet e paketuara, picat dhe birra.
Të gjitha këto ushqime ndikojnë në shtimin e rrumbullakësisë së barkut. Sidomos, pasi kalojnë një farë moshe, djemtë pas moshës 30 vjeç u nis t`u shfaqet barku, i cili brenda pak kohësh merr një rrumbullakësi të frikshme.
Federata mjeko-sportive italiane (FMSI) rendit disa ushqime që shtojnë barkun e meshkujve.
Ëmbëlsirat kur hahen në mëngjes
Biftek dhe mish i skuqur
Pasioni për fast-food-et
Kini parasysh se një hamburger i vetëm ka 1000 kalori, prandaj duhet mbajtur sa më larg, pasi nëse shtohet edhe ketchup, patate etj. doza bëhet shumë më e lartë.
Patatet e paketuara
Shpesh patatet merren të paketuara, pa e ditur se janë një “bombë” e vërtetë për kalori. Kjo pasi vetëm 15 fije të tilla kanë plot 160 kalori.
Pica është armiku numër një
Mjekët këshillojnë të hahet sa më rrallë dhe nëse konsumohet, rekomandohet të hahet me perime dhe e pjekur me dru.

Çaj bimor kundër dhimbjes së kokës

Dhimbja e kokës është njëri prej problemeve më të shpeshta tek njerëzit. Por, si ta kalojmë atë? Çaji bimor është ideal për ta hequr qafe këtë dhimbje. Edhe një kafe e ithtë do t’ju kryente punë.

Pirja e çajit bimor ndihmon relaksimin, çlodhjen, ju bën të ndiheni më mirë dhe ta largoni dhimbjen e kokës, posaçërisht nëse bëhet fjalë për kamomilë, lule portokalli, limoni, balsam etj.
Nëse dhimbja e kokës është e vazhdueshme, ju mund ta përdorni ‘aromaterapinë’. Aromat dhe ekstraktet e bimëve më efektive në luftën kundër migrenës dhe dhimbjes së kokës janë: trëndafili, limoni, livanda, lule viola, karafili etj.
Nëse nuk ka shenja të largimit të migrenës, ju gjithmonë mund ta gjeni një zgjidhje më pak të shijshme, por sigurisht efektive: një filxhan kafe të ithtë me disa pika limoni.

Frutat që e parandalojnë ‘cistitisin’

Cistitisi është një inflamacion që shkakton vështirësi në urinim. Por, ekzistojnë disa fruta të cilat e parandalojnë ato dhe ndihmojnë në qarkullimin normal të urinës, duke i larguar edhe dhimbjet.
Cistitisi është një inflamacion i fshikëzës me origjinë më të shpeshtë bakteriale, e cila shkakton vështirësi në urinim.
Frutat si boronica amerikane apo boronica e kuqe, rrushi pa fara dhe manaferrat, janë të shkëlqyeshme për ta parandaluar ‘cistitisin’ ose lehtësimin e dhimbjeve, pasi nga njëra anë ushtrojnë një aksion antiseptik dhe anti-inflamator, e në anën tjetër stimulojnë heqjen e baktereve që ngecin në traktin urinor (duke e ulur rrezikimin e përsëritjes së problemeve).
Disa femra e gjejnë një lehtësim të vogël dhe të përkohshëm nga dhimbjet që shkaktojnë ‘cistitiset’, duke e bërë një dush të ngrohtë. Për çdo rast, është e këshillueshme të mos e mbani urinën.

Friday, January 31, 2014

Lakra, çelësi i mbrojtjes nga rrezet e trajtimit të kancerit

Perimet si, lakra, lulelakra dhe brokoli mbrojnë trupin nga rrezatimi. Në këtë përfundim kanë arritur disa shkenctarë të cilëkanë kryer testime te minjtë

Studimi sugjeron se këto ushqime, mbrojnë indet gjatë terapisë me rreze për trajtimin e kancerit si dhe për të parandaluar ose zbutur sëmundjet e shkaktuara nga ekspozimi ndaj rrezatimit.

"Përbërja, e njohur si DIM (ose, 3′-diindolylmethane), mendohet të ketë efekte parandaluese te kanceri, e tani, mund tw veprojw si nga rrezatimi”,- thanë shkencëtarët.

Hulumtimi është publikuar në “Proceedings”, revistë e Akademisë Kombëtare të Shkencave.

Bajamet shumë të dobishme për shtatzënat

Sipas një studimi nëse femrat konsumojnë shumë bajamegjatë shtatzënisë mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të ndonjë alergjie ndajbajameve te fëmijët e tyre.

Ky studim ka shtuar gjithashtu se ngrënia e bajameve gjatë shtatzënisë nuk ka efekte të dëmshme te fëmijët që nuk kanë lindur ende. Ato që kanëalergji ndaj bajameve mund të kenë probleme me frymëmarrje nëse hanë bajame apo nëse kanë kontakt me to.

Nënat e ardhshme janë këshilluar që t’i shmangen kikirikëve sidomos nëse kanë pasur në familje alergji të tilla apo astmë për shkak të frikës se te foshnja mund të zhvillohet ndjeshmëria ndaj bajameve.

Një në shtatë raste shtatzanie ndodh që të zhvillohen alergji të ndryshme. Por tani mjekët nuk shohin shumë rrezik në bajame apo kikirikë vetëm nëse vetë nëna ka alergji ndaj tyre. Në studimin e fundit hulumtuesit kanë vrojtuar informacionet te 8,205 fëmijë.

Nga ky numër, 308 prej fëmijëve kishin alergji në ushqim. Nga këta 140 ishin alergjikë në kikirikë dhe bimë të tilla bishtajore.

Studimet kanë treguar se fëmijët, nënat e të cilëve kanë ngrënë bajame apo kikirikë pesë herë në javë kishin shkallën më të ulët të rrezikut nga alergjitë.

Po sipas studimit të publikuar në revistën mjekësore pediatrie “JAMA”, ky përfitim nuk ishte gjetur në mesin e fëmijëve, nënat e të cilëve kanë alergjindaj bajameve.

Drejtuesja e këtij studimi, doktoresha Lindsay Frazier, nga qendra e fëmijëve të sëmurë nga kanceri, “Dana-Farber”, në Boston tha: ”Studimi jonë mbështet hipotezën se ekspozimi i hershëm i alergjisë zvogëlon rrezikun nga alergjitë e ushqimit në fëmijëri”.

Doktoresha Ruchi Gupta, tha se studimi tregoi se femrat nuk duhet të kufizojnë dietat e tyre gjatë shtatzënisë.

Ajo tha se femrat të cilat kanë alergji ndaj bajameve duhet t’u shmangen atyre. Femrat shtatzëna nuk duhet t’i largojnë bajamet nga dietat e tyre sepse ato kanë proteina dhe acid folik të cilët mund t’i mbrojnë nga defektet e tubit nervor.

Shqetësim mbetet numri i fëmijëve që kanë alergji ndaj kikirikëve i cili është dyfishuar në 20 vitet e fundit për arsye të cilat mbeten të paqarta.

Thursday, January 30, 2014

A guxojnë që fëmijët të pijnë pije energjike?!

Një raport nga Akademia Amerikane e Pediatrisë këshillon prindërit që të mos i lejojnë fëmijët e tyre të konsumojnë pije energjike. Pijet energjike mund të përmbajnë kafeinë, guarana dhe taurinë, dhe kafeina është lidhur me një numër të madh të efekteve të dëmshme tek fëmijët. 

Pijet energjike nuk janë kurrë të përshtatshme për fëmijët apo adoleshentët. 
Në përgjithësi, pijet me përmbajtje kafeine duhet të shmangen.

Wednesday, January 29, 2014

Çaj bimor Anti-Tension (sherues i semundjeve te zemres)!

Çaj anti-hipertension mund të ndihmojë në rregullinin presionin e ulët dhe te lart të gjakut. Shkencëtarët në Universitetin e Australisë Perëndimore thanë se duke pirë këtë lloj çaj tri herë në ditë mund të rregullojn në mënyrë drastike presionin e gjakut.
Udhëhequr kërkimin, Jonathan Hodgson, profesor në Shkollën e Mjekësisë së UWA dhe Farmakologji thotë:
Nuk vihet në dyshim tashmë prova në rritje se çaji është i mirë për shëndetin tuaj të zemrës, por ky është një zbulim i rëndësishëm, sepse ajo tregon një lidhje midis çajit dhe një faktor i madh rreziku për sëmundje të zemrës dhe presionit të gjakut.
Gjatë studimit të tyre, studiuesit ekzaminuan 95 Australianë, të moshës 35-75. Një pjesë e pjesëmarrësve iu kërkua për të pirë çaj anti-tension, tri herë në ditë, ndërsa pjesës tjerët i ishte dhënë hapa qetësuesë të padëmshmë dhe rezulltati shumë më i mirë doli se Çaj anti-hipertension ishte më i sukseshëm dhe gjashtë muaj më vonë, shkencëtarët duke shqyrtuar rezultatet arritën në përfundimin se njerëzit që pinin çaj anti-tension u gjetën të kenë më të ulët systolic 24-orëshe dhe presion diastolic gjakut, në mes të 2 dhe 3 mmHg të ulët.
Çaj anti-hipertension
- rregullonë tensionin e gjakut
- rregullonë rrahjet e zemrës
- zvoglonë sodiumin
- ndikonë në humbjen e peshës
- ndikonë në qetësimin e trurit
- eliminon yndyrat e tepërta
- rregullojnë metabolizmi
- redukton stresin
- përmirësimin e sistemit nervor
Ju nuk keni nevojë për barna për të normalizuar presionin e gjakut! Ky çaj i mahnitshëm anti-hipertensionit është ilaç që punon shpejt në rregullimin e sistemit të gjakut dhe zemrës.
Ju do të jeni të habitur se si tensioni i gjakut fillon për të u normalizuar me fillimin e përdorimit të këtij çaj dhe të qëndrojë normalë gjat jetës tuaj.

ÇAJ I GJELBERT ME XHENXHIFIL PER HOLLIM (DOBESIM)!

Çaj i gjelbërt me xhenxhifil për hollim arrin efektin e tij duke shkridh dhjamrat dhe humbur yndyrën brenda një muaji!
Dhe kjo arrihet aq e thjeshtë sa që vetëm duke konsumuar Çaj i gjelbërt me xhenxhifil për dy herë në ditë nga një filxhan çaj!
Karakteristikat e Çaj i gjelbërt me xhenxhifil për hollim:
Është 100% çaj pastër natyrorë dhe bimor i cili ka një formul të veçantë bimore
Ka përziere unike nga bimet cilësisë më të lartë, vlerat e të cilave janë krijuar dhe testuar në Orientin për shekuj të tërë.
Çaj i gjelbërt me xhenxhifil për hollim është një çaj shumë i njohur bimor për të humbur peshë dhe uljen e yndyrës në gjak.
Çaj i gjelbërt me xhenxhifil për hollim është një zgjidhje e mirë natyrore për të humbur peshë pa dietë.
Dobit e xhenxhifil që janë brenda Çaj i gjelbërt:
01.Kuron dhe shëron sëmundjet e Kancerit në vezore
02.Parandalon dhe kuron të gjitha sëmundjet e zorrës së tradh, në vecanti kancerin në zorrën e trash.
03.Shërben si Ilac popullor dhe qetësus i rëndësishëm
04.Mund të përdoren si maskë për fytyrën
05. Redukton dhimbjet në tër organizmin
06. Redukton dhe parandalon-largon Grpin
07. Shëron të gjitha sëmundjet e Zemres
08. Parandalon sulmin ne zemer – Infraktin
09. Ndihmon dhe parandalon sëmundjen e Diabetit
10. Është shumë i dobishëm për Migrenen, qetson dhe kuron atë
11.Redukton, rregullon dhe qetson problemet me Mesntruacione
12. Shërues i dhembjeve dhe problemeve me Stomak
13. Forocon Sistemin imunitar
14. Hollon gjakun
15. Largon dhjamrat e tepërta dhe shkrin ato
16. Rrit potencen duke shtuar dëshiren për mardhënjet seksuale
17. Rrit spermatozoidet te të dy gjinit.
Udhëzimet për përdorim:
E mbush 1 lug kafeje çaj xhenseng dhe e hudh në 150ml ujë për të u zier 5 deri 10minuta, më pas kullohet dhe pihet 1 gotë 30minuta para mëngjesit dhe një gotë 30minuta pas darke.
Për efikasitet më i madh mund të hidhen edhe dy lugë kafeje në 150ml ujë dhe mund të pihet 3 herë në ditë (Mëngjes, Drek dhe Darkë, nëse niveli juaj i yndyrave është i madh / Pesha është shumë e lartë.
Me Çaj i gjelbërt me xhenxhifil për hollim ju mund të përfitoni mjë zgjidhje përfundimtare për mbipeshën tuaj.
Ana-efektive: Nuk ka asnjë efekt anësor.

E SHTUAR:
Çaji i gjelbërt me xhenxhifil dobit e tij për lëkur
Çaji i gjelbërt me xhenxhifil është përplotë anti-oxidants dhe nëse jeni të interesuar për një lëkurë të bukur, ju thjesht nuk mund të injorojni përfitimet e Çaji i gjelbërt me xhenxhifil .
Hulumtuesit në dekadën e fundit, zbuluan shumë përfitime të Çaji i gjelbërt me xhenxhifil për lëkurë. Çaji i xhelbërt me xhenxhifil përmban më shumë se 200 komponime bioactive për shëndetin tuaj
Çaji i gjelbërt me xhenxhifil gjithashtu përmban Vitamina B dhe vitaminë C. Një sasi të mjaftueshme të vitaminës B, sidomos B12 është çelësi për rigjenerimin e lëkurës. Vitamina C është thelbësore në prodhimin e kolagjenit, një proteine ​​që rrit qëndrueshmëri të lëkurës dhe ndihmon lëkurën tuaj të riparojë veten.
PËRFITIMET:
1. ANTI-PLAJKE :
Përfitimet çajit për lëkurën kanë qenë prej kohësh çmuar si një sekret anti-plakje në Azi, ku njerëzit më të vjetër të duken më të rinj se ata në fakt janë.
Çaji i gjelbërt me xhenxhifil është një mjet anti-plakje që ju ndihmon për të shmangur rrudhat duke luftuar radikalet e lira. Radikalet e lira janë molekula që janë të formuara nga ekspozimi ndaj rrezatimit UV nga rrezet e diellit etj. Këto radikalet e lira janë të rrezikshme, sepse ato dëmtojnë qelizat tuaja të shëndetshme duke vjedhur elektronet prej tyre. Anti-oxidants në çaj gjithashtu është kurues i qelizave të dëmtuara që mund të çojnë në rregullimin e rrudhave.
2. LUFTON KANCERIN E LËKURËS:
Pirja e të paktën dy gota të çajit të gjelbër çdo ditë mund të ndihmojë të I shmangëni kancerin e lëkurës në afat të gjatë. Një studim ka gjetur se Çaji i gjelbërt me xhenxhifil , përmban pronat pasuruara që janë anti-inflamatore dhe anti-oxidante që mund të ndihmojën në shërimin e keratosis para-kanceroze me luspa. Luspa keratosis është një sëmundje e lëkurës që njerëzit të cilët janë të prekur nga ekspozimi i panevojshëm në diell mku ajo mund të zhvillohet në mënyr të pa kontrolluar.
3. LUFTON TUMORIN E LËKURËS:
Çaji i gjelbërt me xhenxhifil gjithashtu ndihmon në trajtimin e lëkurës, duke e mbajtur atë të imunizuar ndaj dëmtimeve të rënda si tumoret e lëkurës. Një studim i kryer në Britani të Madhe në vitin 2007 ka zbuluar se duke shtuar lëng limoni në Çaji i gjelbërt me xhenxhifil rrit vetitë anti-tumor .
4. Puçrrat dhe shenjat në fytyrë:
Një nga përfitimet kryesore Çaji i gjelbërt me xhenxhifil për lëkurën është në pastrimin dhe largimin e puçrra përkatësisht shenjave në fytyrë. Shumë njerëz kanë pasur sukses në shërimin e puçrra në fytyren e tyre me këtë lloj çaji. Çaji i gjelbërt me xhenxhifil përmban catechins, të cilat janë natyrore anti-bakterial agjentë që shtypin puçrra e fytyres duke i shkaktuar bakteret që sulmojn lëkuren e fytyrës.
Po ashtu është anti-inflamator i cili ndihmon në uljen ënjtje të cilat shkaktohen nga ndonjë puçërr në fytyrë. Çaji i gjelbërt ndihmon lëkurën tuaj që të ketë shkëlqim ndriçues, i cili do të nxit nga të gjithë miqtë tuaj zili.
5.Maskë fytyre:
Çaji i gjelbërt me xhenxhifil mund të bëni një maskë për fytyrën shumë thjeshtë e cila mund të përfitohet nga përzierja organike me çaj e gjelbërt me mjaltë apo qumësht dhe duke aplikuar atë për fytyrën tuaj.
Pasi të aplikohet të mbahet për 20 minuta dhe pas 20minuta të shpëlahet tërësisht. Kjo do të bëj pastrimin e toksinave të gjetura thellë në lëkurën tuaj duke lënë atë të butë si kurrë më parë.
6. Mbrojtja nga rrezet e diellit:
Çaji i gjelbërt me xhenxhifil është një sunscreen natyrore që ju mund të përdorni pa pasur nevojë të shqetësuar në lidhje me përbërësit artificiale që mund të jenë në sunscreens të prodhuara në produktet të tjera. Shumica prej nesh u ekspozohen rrezeve të diellit gjatë ditës. Këto rreze nga dielli lirojn oksidim në lëkurë duke shkaktuar dëmtime dhe shkatruar elektronet e lira nga qelizat e lëkurës tuaj të shëndetshme.Radikalët sulmojn qelizat e lëkurës dhe me kohë dobësot sistemi i shëndoshë mbrojtëse në lëkurën tuaj, e cila do të shkaktojë rrudha nga dielli. Kjo është arsyeja pse një nga përfitimet kryesore Çaji i gjelbërt me xhenxhifil për lëkurën është mburojë e saj natyrale që mbron lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit të cilat në terminologjin mjeksore quhen UV.
7. Çrregullime të lëkurës:
Ekstrakt Çaji i gjelbërt me xhenxhifil munden në mënyr natyrale të i trajtojn lythat, pezmatimin e lëkurës. Ajo ushqen lëkurën e prekur dhe e shëronë atë nga brenda. Ju mund të aplikoni Çaji i gjelbërt me xhenxhifil në pjesët e prekura për lehtësim gradual. Pirja e Çaji i gjelbërt me xhenxhifil gjatë një periudhe të gjatë kohore natyrisht se do të i shëroj dëmet e rënda djegien etj…

Çaji bimor Anti-Astmë (për frymarrje dhe mushkëri) !

Çaji për asma është i pasuruar me oxidants anti që ka vlerë të lartë mjekësore, përfitimet e tij në shërimin e sëmundjeve të frymarrjes dhe mushkërive janë të mëdha dhe efekti i tij shërus ndjehet qysh në fillimin e përdorimit të këtij çaji.
Çaji për frymarrje të lirë siguron personit një frymëmarrje të qëndrueshme duke i larguar nga mushkërit cdo lloj pengese për frymamrrje
Përfitimet:
-Ndihmonë në frymarrje
-Ndihmonë në shërimin e sëmundjeve të fytit
-Ndihmonë në largimin e nikotines nga mushkërit
-Ndihmon në shërimin e sëmundjeve të mushkërive
-Siguron një stabilitet dhe qëndrueshmëri të gjat për kanalet e frymarrjes
-Largon dhe mbron nga inflamacionet e ndryshme
-Shëron mukozen
- Rregullon çrregullimin e mushkërive në procesin e frymarrjes
-Ndihmonë në lënjen e duhanit dhe alkoolit.
Ju nuk keni nevojë për barna për të normalizuar presionin e mushkërive drejt kanaleve të frymarrjes! Ky çaj i mahnitshëm anti-Astmë është ilaç që punon shpejt në rregullimin e sistemit të frymarrjes në tërsi në trupin tuaj.
Përdorimi: Merr një gotë të madhe me ujë të vluar dhe hedh një filter nga çaji Anti-Astmë, lenë 2-3min dhe hjek filterin nga gota dhe pastai e konsumoni, Efekti ndihet brenda 30min.

5 ushqime për të stabilizuar peshën tuaj

Ardhja e pranveres per shumekend eshte nje stimul per te rikthyer peshen normale dhe per te rregualluar vijen e trupit.
Krahas aktivitetit me te shtuar fizik, e rendesishme ne kete cak te ri tuajin eshte edhe nje diete e qelluar. per te mos humbur kontrollin e peshes suaj ideale, mbani prane vetes keto pese ushqime.
Grejpfrut
Nese nuk perdorni ilace ne lidhje me kolesterolin, sheqerin dhe depresionin, perpiquni te konsumoni nje grejpfrut e gjysme ne dite para cdo vakti. Kjo do te pershpejtoje metabolizmin tuaj, mbylle oreksin dhe do t’ju ngope me shpejt.
Kos
Nese hani 200 mililiter kos ne dite, do ta keni me te lehte te dobesoheni. Ju do te qendroni te ngopur per nje kohe te gjate, nese e konsumoni kosin bashke me gjellen kryesore ne dreke dhe darke. Kur e konsumoni mes vakteve bashke me frutat, zorret do te punojne me shpejt dhe sistemi imunitar do te forcohet.
Bajame
Bajamet jane te pershtatshme si meze te lehta ne mes te vakteve kryesore. Per te larguar urine qe mund te keni, hani deri ne 15 bajame ne dite. Edhe do ta shijoni, edhe do te perfitoni nga proteinat, fibrat dhe yndyrat e saj, duke u ndjere me te te ngopur.
Majdanoz
Eshte me e mira qe mun d te ndihmoje ne pastyrimin e organizmit nga lendet e mbetura dhe te panevojshme. Nese vuani nga edema, majdanozi keshillohet te konsumohet i fresket. Ju mund ta perdorni majdanozin edhe ne gjellen apo sallaten tuaj. Kur konsumohet bashk me limonin, majdanozi pershpejton metabolizmin dhe ndihmohet perthithja me e mire e vitaminave qe ajo permban.
Limoni
Limoni eshte nje depozite e vitamines C dhe ne te njejten kohe eshte nje pershpejtues i forte i mtabolizmiot dhe ekuilibrues i sheqerit. Kur sheqeri konsumohet me ushqime, limoni mundeson ekuilibrin e vleres se tij duke e mbajtur personin te ngopur per nje kohe te gjate. Bejeni zakon te perditshem perdorimin e limonit ne supe, sallata, caj e te tjera.