Showing posts with label rekorde. Show all posts
Showing posts with label rekorde. Show all posts

Thursday, January 9, 2014

Shikoni se sa është ftohtë në SHBA, fanella ngrihet për një minutë! (VIDEO)

  1. Se sa është ftohtë aktualisht në SHBA, prej të cilit kanë mbetur shumë të vdekur, më së miri mund ta shihni në këtë video.
  2. Kjo është bërë në Iowa, ku një person tregon se si një fanellë normale ngrihet për 60 sekonda.
  3. Temperatura në SHBA kanë shkuar më të larta se -30 duke u llogaritur kështu një nga dimrat më të mëdhenj të dekadave të fundit.

Thursday, January 2, 2014

Iraku do të prodhojë Kur’anin më të “gjatë” në botë

Në qytetin Nejf të Irakut, një grup prej katër kaligrafësh po bëjnë përpjekje që të shkruajnë Kur’anin më të “gjatë” në botë.

Katër kaligrafët, gjatë ditës harxhojnë afër 15 orë në shkrimin e “librin e shenjtë më të gjatë të islamit”.
Po ashtu përmes kësaj vepre arti, artistët irakianë duan të futen në Librin e Rekordeve Guinness.
Njëri prej kaligrafëve i përfshirë në këtë projekt, Husein el-Harsan, njoftoi se në përgatitjet e Kur’anit që do të jetë në formë spirale, në konstruksion metalik, me një gjerësi 5.5 metra dhe gjatësi 1 metër, do të përdoren afërsisht 13 mijë m apo gjegjësisht 9 ton letër.
Harsan po ashtu deklaroi se bashkë me kolegët e tij kanë afërsisht një vit që punojnë së bashku dhe deri tani kanë arritur të kryejnë 2/3 e projektit final.
Vite më parë, kaligrafi iranian, Ali Riza Setari, pati shkruar një Kur’an me gjerësi 1.7 metër dhe gjatësi 400 cm, duke zënë vend në librin e rekordeve botërore Guinness si Kur’ani më i gjatë në botë.

Monday, December 30, 2013

TORTA ME E MADHE E DASMES NE BOTE!!!

Ne kurrë nuk ndalojmë së habituri nga disa prej tortave të dasmave spektakolare, por kurrë nuk kemi parë një të tillë... 
Katër shtresa tortë, që peshojnë rreth 5,6 ton, është zbuluar gjatë një dasme të një miliarderi, në Filipinet Veriore.
Tortë, e cila është dekoruar me fruta të freskëta dhe lule, është 6 metra e lartë dhe mund të shërbejë deri në 15.000 racione për mysafirët e dasmës. Për të bërë tortën.

Nderkaq një specialist i kesaj fushe theksoj: Kjo mund të duket mjaft e mirë për të ngrënë, por ne nuk jemi të sigurt. Kur është fjala për tortën e dasmës, të mëdha ndoshta nuk është më e mirë!

Saturday, December 28, 2013

Qeni më i vogël në botë

Quhet Miracle (Mrekulli) dhe është qeni më i vogël në botë, më i vogël se pëllëmba e dorës së një njeriu dhe me peshë totale prej rreth 300 gramësh. Një qen i racës Çihuahua, këlyshi Miracle duket se vuan nga mosrritja.
Megjithatë, ai nuk shfaq asnjë defekt tjetër dhe sipas pronarit të tij, një 10-vjeçar britanik, qeni ka një oreks të mirë dhe i pëlqen të pijë qumësht.
“Sipas mësueses sime, është pa dyshim qeni më i vogël që ka lindur ndonjëherë. Megjithatë, për mua është perfekt edhe kështu”, shprehet Kayley-May, transmetojnë mediat e huaja.
Miracle lindi së bashku me katër këlyshë të tjerë, të cilët ngordhën pak pas lindjes. Përpara se t’i linin të birit të tyre kujdestarinë e qenit disa javësh, Miracle-n e çuan tek veterineri, i cili konstatoi se ai nuk vuan nga asnjë problem, përveç të qenit xhuxh.

Monday, December 9, 2013

Rekord i ri i temperaturës më të ulët në Tokë

Meteorologët arritën të regjistrojnë temperaturën më të ulët që termometri ka shënuar ndonjëherë mbi planetin tonë.
Sipas tyre, në një majë mali rreth 4 mijë metra të lartë në Antarktidë është regjistruar gjatë Dhjetorit temperatura e -91,2 gradë celciusve.
Përpara rekordit të shënuar në Majën Fuji, rekordi i mëparshëm i temperaturës më të ftohtë të regjistruar ndonjëherë ishte -89,2 gradë celcius, matur nga stacioni rus i Vostokut, gjithashtu në Antarktidë.
Nëse një njeri do të ekspozohet i pambrojtur në këto temperatura, sytë, mushkëritë dhe hunda do të ngrijnë brenda pak minutash, duke shkaktuar si rrjedhojë vdekjen.
Ndërkohë, qyteza ruse e Oimiakonit në Siberi, me temperaturën -71,2 gradë vazhdon të mbajë rekordin për temperaturën më të ftohtë të regjistruar në një vend të banuar.
Në krahasim, temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në Shqiperi është -27,5 gradë celcius, në fshatin e Voskopojës, pranë Korçës, gjatë dimrit të vitit 1967. 

Sunday, November 24, 2013

Femra me këmbë 3 herë më të mëdha se mesatarja

kuptuan që ajo kishte disa probleme dhe i kishte këmbët të deformuara jashtë mase. Pas kësaj, mjekët ishin skeptikë se ajo foshnje mund të jetonte për një kohë të gjatë.
Mandy Sellars në një nga shumë paraqitjet e saj në TV tregon se këmbët e saj rriteshin shumë më shumë se sa pjesët e tjera të trupit. Në vitin 2009 vetëm njëra këmbë e saj peshonte 95 kg dhe ishte 3 herë më e madhe se sa këmba mesatare e një personi.  Në vitin 2006 ajo u diagnostifikua me sindromin Proteus dhe nuk ka ndonjë person tjetër të njohur me këtë lloj të sëmundjes.
Ajo as një herë nuk ka pas një ndihmëse që t’i ndihmojë, por ka një automobil i cili është i dizajnuar në atë mënyrë që të mund të kontrollohet vetëm me dorë.  Mandy Sellars është e diplomuar në Universitetin e Lancashire-it Qendror në psikologji. /Kurioz.net/