Showing posts with label urtesi. Show all posts
Showing posts with label urtesi. Show all posts

Saturday, February 1, 2014

Thënie nga Abraham Lincoln

Dhe në fund, nuk numërohen vitet e jetës tuaj… Por jeta gjatë viteve tuaja…
Pothuajse të gjithë mund t’u bëjnë ballë vështiresive, por nëse doni të testoni karakterin e një njeriu, jepini pushtetin.
Vlerat e njeriut nuk maten nga sa ai mund të jap, por nga sa ai jep.
Vendi ynë nuk mund të jetë i pasur materialisht e i varfër shpirtërisht.
Ne jetojmë mu në mes të alarmeve; shqetësimi e mbulon të ardhmen; ne presim një katastrofë të re sa herë që lexojmë gazetën.
Le të kemi besim se drejtësia jep fuqi dhe në këtë besim, le të guxojmë që deri në fund të bëjmë detyrën tonë siç ne e kuptojmë.
I gjithi që unë jam, ose dëshiroj të jem, i dedikohet engjëllit tim, Nënës.
Unë i shkatërroj armiqtë e mi kur i bëj ata shokë.
Nëse doni vërtetë që të bëni dikë të bashkohet me kauzën tuaj, duhet t’i demonstroni mbi të gjitha se jeni sinqerisht një mik i tij.
T’i besosh secilit është rrezik, por të mos i besosh askujt është më rrezik.
Askush nuk ka aq memorie të fort sa tja arrij tja dali mban duke gënjyer.
Une ec ngadalë, por asnjëherë nuk bëj hapa prapa.
Trëndafilat, zambakët, karafilat, të gjitha lulet thahen, çeliku dhe hekuri thyhen, por shoqëria e vërtetë as thahet, as thyhet.
Amerika nuk do të shkatërrohet kurrë nga të huajt. Nëse rrëzohemi dhe humbim lirinë tonë, këtë shkatërrim do ia sjellim vetes.
Evitoje famën nëse do të jetosh në paqe.

Monday, January 27, 2014

Thënie nga Isaac Newton

Isak Njutën, Sir Isaac Newton, ishte matematikan dhe fizikan eminent i Mbretërisë së Bashkuar. Lindi më 4 Janar të vitin 1643 në Uolstorp (origjinal Woolsthorpe), Angli. Është i njohur për shumë zbulime të realizuara gjatë fundit të shekullit XVII dhe fillimit të shekullit XVIII. Nga të gjitha më i njohur është ligji i lëvizjes dhe ligji i tretë i Njutnit. Megjithatë këto zbulime, pakë njerëz e dinë se Njutën ishte oratorë shumë i mirë. Më poshtë keni mundësinë t’i lexoni 30 thëniet më interesante nga Njutën.
  1. Njeriu mund të imagjinojë gjëra të pa vërteta, por mund t’i kuptojë vetëm gjërat e vërteta,  kapja e tyre nuk është të kuptuarit.
  2. Gabimet nuk janë në art, por tek mjeshtrin.
  3. Mund të e llogaris lëvizjen e trupave të rëndë, por jo çmendurinë e njerëzve.
  4. Nëse kam bërë ndonjë shërbim publik, kjo është për shkak mendimit tim të pacientit.
  5. Kam parë më larg se të tjerët, duke qëndruar mbi shpatulla të gjigantëve.
  6. Është pesha, jo numri i eksperimenteve, që duhet konsideruar.
  7. Kënaqësi është arti i të vënit theks pa bërë armiq.
  8. Çdo veprimi gjithnjë i kundërvihet një reagim i barabartë.
  9. Për veten time unë jam vetëm fëmijë duke lozur në plazh, përderisa oqeanet e mëdha të së vërtetës qëndrojnë para meje të pa zbuluar.
  10.  Ne ndërtuam shumë mure dhe pakë ura.
  11. Nëse kam qenë në gjendej të shohë më lartë, është për shkak se kam qëndruar mbi shpatulla të gjigantëve.
  12. Çfarë dimë është një pikë, çfarë nuk dimë është një oqean.
  13. Graviteti shpjegon lëvizjen e planetëve, por nuk sqaron kush i vë planetët në lëvizje.
  14. Natyra është e kënaqur me thjeshtësinë. Dhe natyra nuk është debele.
  15. Les hommes construisent trop de murs et pas assez de ponts.
  16. Asnjë zbulim i madh nuk është bërë ndonjëherë pa ndonjë supozim të guximshëm.
  17. Ky sistem kaq i bukur i diellit, planetëve dhe kometave, mund të vazhdojë vetëm nga këshilla dhe sundimi i një Qenie inteligjente dhe të fuqishme.
  18. Jetoni jetën tuaj si një Postim se sa si një Shpjegim.
  19. E vërteta gjithmonë gjendet në thjeshtësi, dhe jo në shumëllojshmëri dhe pështjellim të gjërave.
  20. Ne duhet ngritur më pakë mure dhe më shumë ura.
  21. Ti duhet t’i bësh rregullat, jo t’i pasosh ato.
  22. Isak Njutën u pyet si e zbuloi ligjin e gravitetit. Ai u përgjigj, “Duke menduar mbi të gjatë gjithë kohës.”
  23. Ku lind i gjithë rregulli dhe e gjithë bukuria që shohim në botë?
  24. I gjithë shumëllojshmëria e gjërave natyrore të cilat i gjejmë të përshtatshme në kohë dhe vende të ndryshme mund të grihet vetë nga idetë dhe dëshira e një Qenie, e cila patjetër ekziston.
  25. Ateizmi është aq i pa kuptim dhe i neveritshëm sa që asnjëherë nuk ka pasur shumë profesorë.
  26. Nëse nuk do të kishte asnjë dëshmi tjetër, gishti i madh i dorës si i vetëm do më bindte në ekzistimin e Zotit.
  27. Idhujtaria është më krim më rrezikshëm sepse është e shtrirë tek njerëzit nga autoriteti i mbretërve dhe nën pretekste shumë të dyshimta.
  28. Platoni është miku ik, Aristoteli është miku im, por miku im më i madh është e vërteta.
  29. Unë nuk shtroj asnjë hipotezë.
  30. Dhe nga zotëria e vërtetë rrjedh se Zoti i vërtetë jeton, është inteligjent, dhe i fuqishëm; nga përsosmëritë tjera, që Ai është suprem, ose tërësisht i përkryer. Ai është i përjetshëm dhe i pa fund i gjithëfuqishëm dhe i gjithëdijshëm; është se, Ai vazhdon nga përjetësia në përjetësi; dhe Ai është i pranishëm nga pafundësia në pafundësi; Ai i sundon të gjitha gjërat, dhe Ai i din të gjitha gjërat që ndodhin dhe që mund të ndodhin. - The Principia: Mathematical Principles of Natural Philosophy (1687), 3rd edition (1726), trans. I. B. Cohen and Anne Whitman (1999), General Scholium, 941.

Thursday, January 23, 2014

Thënie nga Ibn Kajjimi

Zemra ka jetë dhe vdekje, sëmundje dhe shërim, edhe atë në mënyrë më serioze se vetë trupi.
Të gjithë puntorët e ahiretit vihen në garë dhe më të shpejtit janë padyshim përkujtuesit e të Lartësuarit.
Katër gjëra e sëmurin trupin:
1)Fjalët e shumta
2)Gjumi i tepërt
3)Fjalët e tepërta
4)Marrëdhëniet intime të shpeshta
Kur ke frikë një krijesë, jeta me të bëhet e padurueshme derisa të ndahesh, ndërsa kur ke frikë Zotin, prania e Tij të qetëson dhe afrimi me Të bëhet i dashur.
Allahu është për robin e Vet ashtu siç është robi për të tjerët; ashtu siç e trajton ti dikënd, ashtu do të trajtohesh prej Allahut.
Kush dëshiron ta pastrojë zemrën, duhet që Allahu të jetë mbi dëshirat e tij.
Fitimi më i mirë në këtë botë është që të vësh në punë shpirtin dhe trupin tënd tërë kohën në atë që do t’u bëjë dobi më shumë në ahiret.
Malli për Allahun dhe takimin me të është sikur një fllad që fryn nëpër zemër dhe e largon zjarrin e kësaj jete.
Nuk ka rrugë më të shpejt për tek Allahu se adhurimi dhe nuk ka pengesë më të madhe se mashtrimi me vetveten.

Tuesday, January 21, 2014

Anekdotat e NASTRADINIT

NASTRADINI DHE FËMIJËT
Kahdo shkonte Nastradin Hoxha, fëmijët i shkonin pas, e tallnin, luanin me të, e qortonin si askë tjetër në botë. Njëherë një i rritur e qortoi Nastradinin:
— More Nastradin! Po ty fëmijët nuk të frikohen fare?
—As unë nuk frikohem prej tyre! — ia bëri Nastradini trim.
QË TË MOS E DI UNË
Nastradini njëherë u hidhërua shumë në gomarin e vet të padëgjueshëm dhe urdhëroi të birin:
— Ketij gomari mos i jep të hajë, as të pijë! Le të ngordhë ky, sa më parë!
Kur dolën jashtë ahurit, Nastradini i pëshpëriti të birit:
— Unë thashë ashtu që ta tremb gomarin, që mos të më hidhërojë tash e tutje. Po ti jepi ujë e ushqim si zakonisht, por të mos e di unë këtë gjë!
SI SHKOJNË DITËT KËTU?
Nastradini arriti për herë të parë në Vuçitërnë dhe derisa po shikonte me interesim, iu afrua një i panjohur dhe e pyeti:
— A s’më thua hoxhë, ç’ditë është sot, këtu? Nastradini iu përgjigj:
— Mik i dashur, nuk jam nga këtu. Për herë të parë jam në këtë sheher, kështu që ende nuk e di si shkojnë ditët e javës këtu. Më mirë pyetë di-kënd nga vendësit!
NË ROL TË KËNDESIT
U ngrit Nastradini në mesnatë, doli jashtë e nisi të këndonte si këndes. Fqinjët që e dëgjuan, e pyetën ç’po ngjet me të, ndërsa ai u përgjigj:
— Paj, nesër kam shumë punë dhe do të dëshiroja të agojë dita e re sa më parë!
KUSH ËSHTË MË I VJETËR
E pyetën Nastradinin:
— Cili jeni më i vjetër? Ti apo vëllai yt?
— Sivjet, unë jam për një vit më i vjetër se ai, po në vitin e ardhshëm do të jemi moshatarë unë e vëllai!
NUK TË DON TY, NËNË!
Një lypës trokiti në derën e Nastradinit. Kërkonte bukë ai. Nastradini ngau te e ëma që ishte brenda dhe i tregoi. Nëna tha:
— Biro, i thuaj lypsit: nuk është nëna këtu! Nastradini iu përgjigj nënës:
— Po, ai nuk po të kërkon ty, por po kërkon bukë, nënë!

NJË ME NJË

Nastradini ecte rrugës pas gomarit për midis të Ferizajit, një ditë vape. Kishte hequr dollomanë dhe e kishte vënë mbi samar sepse bënte vapë. Dikushi për ta tallur Nastradinit, ia vodhi dollomanë. Nastradini e pyeti gomarin:
— Ku është dollomaja ime?
Por gomari nuk fliste. Atëherë Nastradini i hidhëruar ia hoqi gomarit samarin dhe e vuri në shpinë të vet duke thënë:
— Kur të ma kthesh dollomanë time, ta këthej samarin tënd!
A RRITET LITARI?
Babai e dërgoi Nastradinin në pazar që t’i blejë një litar:
— Më blej një litar! — i tha.
Nastradini shkoi dhe u kthye saora. Kur i jati e pyeti ae kishte blerë litarin, ai iu përgjigj:
— Jo, nuk e bleva; ti vërtetë më tregove gjatësinë e litarit por nuk më the për sa kohë mund të rritet litari aq sa e kërkon ti!
BËJ ÇKA E KAM NË MENDË!
Në një fshat të Gollakut Nastradini i mblodhi fshatarët dhe u tha:
— Ose më jepni ushqim, ose e bëj çka e kam në mend!
Fshatarët u trembën dhe i dhanë gjithë ç’patën. Kur u ngop Nastradini mirë e mirë, ata s’u du-ruan pa e pyetur ç’kishte pasur ndër mend t’i bënte fshatit. Ai tha:
— Kam pasur ndër mend të shkoj në fshatin tjetër — në Llap!
SI RUHET DERA E SHTËPISË?
Nëna e Nastradinit vajti dikah dhe porositi të birin ta ruante derën e shtëpisë. Nastradini ndenji gjatë në prag të derës, u merzit, nisi të luante me fëmijë dhe hajni e bëri atë që kishte pasur ndërmend. Kur u kthye nëna, e pa ç’kishte ngjarë dhe e pyeti të birin:
— Përse nuk e ke ruajtur derën e shtëpisë, Nastradin?
Nastradini u përgjigj:
— Po, besa, derën nuk e ka gjetur gjë e ligë, e ti nuk më the ta ruaj shtëpinë, po derën!
DUKE KËRKUAR GJUMIN
Në Shkup ishte e ndaluar të shëtisje rrugëve natën vonë. Jeniçerët silleshin rrugëve dhe merrnin masa kundër bredhësive. Një natë e zunë Nastradinin.
— Ç’bën kaq vonë që sillesh rrugëve? — e pyetën me hidhërim.
Nastradinit iu mor goja dhe mezi tha:
— Paj, rashë të flija, po e kisha lënë derën çelë dhe gjumi më kishte dalë jashtë, kështu që dola ta kërkoja!
KUSHTI I FITUAR
Njëherë Nastradini në lojë me fëmijë hasi një dru të lartë dhe u tha fëmijëve se do te hipte në majë, nëse ata ia paguajnë një gjysmë akçe (para e vjetër). Fëmijët mblodhën sa patën, bëne një gjysmë akçe dhe Nastradini pasi i rrasi paratë në xhep, tha:
— Sillmini shkallët!
— Me shkallë është lehtë dhe ne nuk jemi marrë vesh që të hypësh me shkallë, se me shkallë ia del gjithkush! — kundershtuan fëmijët.
— E, as të hip pa shkalle nuk jemi marrë vesh! — tha Nastradini dhe fitoi kushtin.

MË DHIMBSET ARA IME

Kau i huaj hyri në arë të Nastradinit. Nastradini më kot e ndoqi kaun me hu: as e zu, as e që-lloi. Po, pak më vonë, të njëjtin ka e pa të zënë në zgjedhë të fqinjit. Atëherë mori një thupër, u afrua dhe po e qëllon kaun.
— përse po e rrah kaun tim? — pyeti fqinji.
— Ti, hesht! E di kau vetë përse po e rrah! — tha Nastradini dhe vazhdoi ta qëllonte.
— Por, Nastradin, po më dhimbset kau! — ia bëri fqinji.
— Mua po më dhimbset ara ime! — tha Nastradini.
KOKA PA MISH
Babai i dha Nastradinit të vogël dy akçe për t’i blerë një kokë qengji sepse babait i hahej shumë. Ai doli, e bleu, por kur kthehej rrugës e hëngri tërë mishtë e kokës së qengjit. Para të jatit vuri vetëm rrashtën e thatë të qengjit.
— Ç’është kjo? — pyeti babai i hutuar. Është kokë qengji, baba! — tha Nastradini i vogël.
— Po ku i ka veshët? — pyeti ai.
— Kishte qenë e shurdhër! — tha Nastradini.
— Po sytë — pyeti baba sërish.
— E po, baba, kishte qenë qengj i verbër! — tha ai.
— Besa, as gjuhë nuk paska, biro! — u hutua babai.
— Qengji ka qenë mëmec, baba! — tha vogëlushi.
— Ama, as një grimë mish nuk e ka kjo kokë! — tha babai.
— E po, ka qenë një qingj i ligë, baba! — tha ai.
— Atëherë përse e bleve kështu këtë kokë qengji, — u hidhërua babai.
— E bleva, baba, sepse i kishte dhëmbët shumë të mirë. I sheh sa të mprehtë i ka? — ia bëri Nastradini dhe doli jashtë.
DUA UJË E JO DAJAK!
Hyri hajni në shtëpinë e Nastradinit. Familja e hetuan hajnin dhe i thanë Nastradinit që ta kap-te.Ai ngau pas hajnit, e hajni me vrap u hodh përkrye murit të oborrit. Nastradini mezi ia kapi opangën hajnit, por ajo ishte e ndyrë dhe ia përleu duart.
Babai i Nastradinit po afrohej nga pas me një stopërlak dhe kur e pa Nastradini, duke u frikuar se babai do ta rrahte këtë që i shpëtoi hajni nga duart, tha:
— Nuk më duhet dajaku, baba, po një shtambë me ujë që të pastrohem se jam bërë me baltë!
GOMARI ËSHTË KTHYER MBRAPSHT
Nastradini deshi t’i hypte gomarit një ditë, e ngreu këmbën dhe iu hodh në shpinë mbrapsht: me kokë nga bishti. Ata që ishin pranë, e panë dhe e pyetën:
— Po përse je kthyer mbrapsht, Nastradin?
— Jo unë, jo, po gomari është kthyer si nuk duhet! — tha Nastradini.


NËNA MË E RE SE I BIRI

Ishin mbledhur gratë në shtëpinë e Nastradinit dhe me nënën e tij bënin llafe, e herë pas herë e pyesnin shoqja-shoqen edhe për vjetët. Nëna e Nastradinit thoshte se ka shtatë-tetëmbëdhjetë vjet, edhe pse Nastradini i kishte mbushur të katërmbëdhjetat. Këtij më në fund nuk iu durua pa i thënë nënës:
— Ti nëna ime, vetëm edhe dy-tri vjet rri në këtë moshë që thua se je, të zë unë, e kur të bëjmë vjet njësoj, rritemi bashkërisht!
PESHQIT E MËDHENJ E DINË
Babai i Nastradinit kishte zënë tre peshq në Dri. Nëna i fërgoi, por vetëm më të voglin e solli në sofër për drekë. Dy më të mëdhmjtë i fshehu nën sofër. Kur u ulën, Nastradini i përshpëriti, diçka peshkut të fërguar që ishte në sofër.
— Çka po bën ashtu, Nastradin? — pyeti babai.
— Po e pyes këtë peshk kur është dita e kijametit! — tha ai.
— E po, çka po të thotë? — u hutua babai.
— Po më thotë: jam peshk i vogël unë, por pyeti ata dy peshqit e mëdhenj që i ka fshehur në-na nën sofër. Ata dinë më shumë se unë, tha Nastradini.
NASTRADINI DHE MBRETI
Mbreti, që shëtiste tebdil (i maskuar) e hasi Nastradinin e vogël derisa shkonte në shkollë dhe ia dha një lirë.
— Merre këtë lirë dhe blej sheqerka! — tha mbreti.
— Jo, nuk guxoj, se më rrah babai! — tha vcgëlushi.
— Por, ti thuaj se ta ka dhënë mbreti dhe ai nuk do të të rrahë, — tha mbreti.
— Nuk mund t’i them, se babai im e di se mbreti nuk e jep vetëm një lirë. E nëse ju ma mbushni strajcën me lira, baba im beson pastaj! — tha.
DIELLI APO HËNA?
Në mejtep, mësuesi pyeti nxënësit se a më i rëndësishëm është hëna apo dielli. Gjithkush u përgjigj në mënyrë të vet, por kryesisht nxënësit u pajtuan se më i rëndësishëm është dielli. Vetëm Nastradini u ngrit e tha:
— Jo, hëna është! Se dielli del ditën, kur shohim dhe as që mund ta shndërrojë ditën në natë mungesa e tij e bën edhe pa të. E hëna del natën, na bën dritë kur është terr!
QURANI I MENÇUR
Një ditë tregu Nastradini pa një zog të bukur e të vogël që shitej dhe blerësit ofronin shumë para. Pa e zgjatur më shumë, u kthye në shtëpi, mori quranin e doli në pazar. Por blerësit nuk i ofruan para sa kërkonte ai dhe ai tha:
— Po pak më parë, një zog shumë më i vogël se qurani im u shit për dymbëdhjetë duket!
— Por ai zog ishte papagall që di të flasë! — i thanë njerëzit që ishin grumbulluar rreth qura-nit të Nastradinit.
— E nëse ai zog di të flasë, qurani im di të mendojë në heshtje edhe më mirë se ai! — tha.
A MASHTROHET NASTRADINI?
Një mendimtar kishte dëgjuar shumë për Nastradin Hoxhën edhe erdhi për ta mashtruar në Prizren. Kur hyri në qytet e gjeti një njëri që ia kishte dhënë shpinën një muri dhe e mbante:
- po e kërkoj Nastradin Hoxhën, —tha i ardhuri. — Erdha të mashtroj!
— Shumë mirë, — tha Nastradini, — unë e njoh Nastradinin, po ma mbaj ti këtë mur të mos rrëzohet deri sa ta sjell Nastradinin, se e di ku gjendet ai.
Njeriu ia dha shpinën murit kotnasikoti e Nastradini shkoi në punë të vet.
MIELLI NË LITAR
Erdhi fqinji te Nastradini dhe ia kërkoi litarin në të cilin teren rrobat. Nastradini pasi hyri brenda, doli jashtë e tha:
— Besa, nuk mund ta jap se po ter miell në litar!
— E po si teret mielli në litar, Nastradin? — pyeti fqinji i hutuar.
— Or fqinji im i dashur, kur dikush nuk e ka ndërmend të ta huazoj litarin, ai bën çka të dojë me litarin!
PREJ MALLIT TË MADH
Para derës së Nastradinit përftoi qerrja e Nastradini që qëlloi lakuriq, edhe pse kishte dëshirë të hypi në qerre. Por qerrexhiu nuk e priti fare, e Nastradini doli vrap siq ishte, lakuriq. Po kur hyri në Rahovec, rreth tij u mblodhën njerëz dhe e pyetën përse kishte ardhur ashtu si ishte. Ai u përgjegj:
— More, aqë shumë më ka marrë malli për ju, saqë paskam harrua të vishem!

MISHI DHE MËLQIA
Nastradini bleu mëlqi po kur po ecte rrugës,. sorra ia rrëmbeu nga dora e fluturoi lart. Në atë çast një njeri që kishte blerë mish po vinte rrugës dhe Nastradini pa një pa dy ia rrëmbeu mishin njeriut e mori të ikte. Njeriu thirri në ndihmë:
— Mbajeni, se ma mori mishin tim!
— Mbajeni, se ma mori mëlqinë time, — bërtiste edhe Nastradini pas sorrës.
ÇORBA E VALËT
Gruaja e Nastradinit kishte zier qorbë për darkë dhe ajo e para e provoi, por çorba e valët dogji aq shumë saqë asaj i shkuan lotët atë çast. Nastradini kur e pa, e pyeti:
— Përse qan, mori? Është çorba e nxehtë?
— Nuk është, por qaj se më ka vdekur babai e ai e adhuronte shumë këtë çorbë!
Fill pastaj Nastradini mbushi lugën çorbë, por ajo e dogji edhe më shumë. Gruaja ia pa lotët:
— Përse qan ti, Nastradin? — e pyeti ajo.
— Qaj, sepse ty të ka vdekur babai, të ka, vdekur nëna, e nuk ke vdekur edhe ti me ta! — ia bëri ai, me gojë të përvluar.
SHKALLËT SHITEN GJITHKUND
Nastradinin e mori malli për pemë, mori shkallët, iu afrua pemës së fqinjit dhe hipi lart. Fqinji e kishte shikuar gjithnjë dhe doli, iu afrua dhe e pyeti:
— Çka kërkon këtu, Nastradin? Çka po bën? Nastradini u zu ngushtë:
— Paj, po shes shkallë, or ti! — tha.
— Po a këtu shiten shkallët? — pyeti fqinji i hidhëruar.
— Or budalla, po a nuk e ke ditur se shkallët mund të shiten kudo?!

IA NDIEN ERËN
Nastradini po mendonte në varfëri të vet: të kisha njëzet akqe, do të bleja mish. Ta kisiha një vegësh, do të marrja hua dru te fqinji dhe çfarë çorbe do të kisha mbaruar, se… Po atë çast, në derë u duk fëmija i fqinjës me një enë në dorë.
— Çdo ti këtu? — pyeti Nastradini i hutuar.
— Po, nëna është e sëmurë dhe po i hahet çorba! — ia bëri ai.
— More, unë vetëm sa e mora me mend e prej nga ia ndjeu erën çorbës ajo? — pyeti Nas-tradini i mejtuar.
GOMARI DO KËNGË
Subashës i kishte humbur gomari dhe njerëzit e subashës u nisën ta kërkojnë. Nasitradinin e hasin në rrugë dhe e porositën nëse e sheh kund gomarin e subashës, t’i lajmërojë.
Nastradini vazhdoi rrugën duke kënduar. Njëri e hasi dhe kur mori vesh hallin e Nastradinit, tha:
— Po ti nuk je brengosur fare për gomarin e subashës? Edhe po këndon. — ia bëri njeriu.
— Pikërisiit gomari i huaj kërkohet me këngë! — tha Nastradini dhe vazhdoi më tutje
BJERI FYLLIT TI
Nastradini përgatitej për Qabe. Para nisjes për haxhillëk, u mlblodhën ta përcillnin dhe secili e porosiste Nastradinin për diçka. Po aty qëlloi një fëmijë, që nxori një akçe, ia dha Nastradinit, duke e lutur që ti blejë një fyell në Qabe.
— E, djali i mirë, ti qysh tash luaja gishtërinjtë fyellit, e për këta të tjerët, shohim e bëjmë!
S’JAM BUDALLA POR JAM FËMIJË
Kur ishte i vogël, Nastradinin e dërgoi i jati në mulli, që të bluante drithin. Ia ngarkoi dy thasë drith gomarit dhe e nisi. Por kur u blua drithi i Nastradinit, mullisi e pa Nastradinin tek po merrte miell nga thesi i huaj dhe po i mbushte ende të vetët.
— Çka po bën? A mos je budalla? — u hidhërua mullisi.
Nastradini u përgjigj:
— Po të isha budalla, kisha nxjerrë miell nga thesi im dhe e kisha shtirë në të huajin, por jam fëmijë. A s’po sheh, a?
AMANETI I NASTRADINIT
U sëmur Nastradini dhe njerëzit i shkuan ta vizitojnë. Po ai ishte i sëmurë rëndë dhe ata e pye-tën në do t’u linte atyre ndonjë amanet.
— Po, e kam një amanet, — tha Nastradini. — Amanet po ua lë, që kur të vizitoni ndonjë të sëmurë si unë, mos rrini shumë!
MERRE EDHE TI NJË
Një njeri ia dha Nastradinit dhjetë pata për t’i ruajtur, por ai në mbrëmje i ktheu vetëm nëntë. Kështu nisi grindja. Njeriu që ia kishte dhënë patat, nuk dinte të numronte, ama e shihte se një mungon, dhe në fund u morën vesh t’i sjellin cthjetë njerëz, që secili të marrë nga një patë, e të shohin a janë në numër patat.
I sollën njerëzit dhe kur secili mori nga një patë, pronari ngeli pa të,
— A sheh, Nastradin? Nëntë janë, e nuk janë dhjetë! Unë nuk kam patë fare? — tha pronari.
— E po kush të ka faj që nuk e more edhe ti një kur ishin në tubë? — tha Nastradini.
LOPËS MOS I SHIKO NË QITAP
Kadiu e pagoi Nastradinin qi t’ia ruante lopët. Po Nastradini bashkë me lopët e kadiut e merr-te edhe një lopë të veten që kishte. Dhe ngjau që pikërisht lopa e Nastradinit ta shpërthente lopën e kadiut, dhe vaj halli për Nastradinin. Nastradini ngarendi te kadiu e tha:
— Kadi i nderuar, lopa jote e shpërtheu lopën time!
— Po ç’të bëj unë? Për hajvanë nuk ka gjyq as ligj! — tha kadiu.
— Ama, ç’po flas edhe unë? Po lopa ime e ka shpërthyer lopën tënde, kadi! — tha Nastradini.
— E, he… prit njëherë të shikoj në qitap, Nastradin! — ia bëri kadiu.
— E jo! Pasi lopës sime nuk i shikove në qitap, nuk do t’i shikosh as tëndës! — tha Nastradini.
SHTËPIA NË RROTË
Nastradini ndërtoi një shtëpi të vogël sa të ketë kulm mbi kokë. Por të parët që erdhën, i thanë se derën është dashur ta linte në lindje dhe jo në perëndim. Sa shkuan ata, ky e mbylli derën në perëndim dhe hapi derë në lindje. Erdhi pala tjetër dhe i thanë:
— Ahu, përse rrak e ke lënë derën në veri?
Shkuan ata, ky e mbylli derën në lindje dhe e hapi derën e re në veri.
— Përse nuk e ke lënë derën në jug? — e qortuan pala e tretë.
Nastradini i hidhëruar, ndërtoi katër rrotë, e vuri shtëpinë mbi to, dhe kah i thoshte kush — ia kthente derën …
DHURATA PËR MBRETIN
Nastradini mori dy fiq dhe një pjatë e shkoi te mbreti. Rojën e lajmëroi se ka dhuratë për mbretin. Kur hyri te mbreti, para tij vuri pjatën e pastaj në pjatë nxori dy fiq. Mbreti, edhe pse e dinte se çka janë fiqtë, e pyeti:
— Çka janë këta, Nastradin?
— Këta janë fiq, i dashuri mbret! — tha Nastradini.
— E çka shërbejnë këta? — pyeti rnbreti për ta tallur.
— Këta shërbejnë për t’u ngrënë, lartmadhëri! — tha Nastradini dhe mori njërin fik në sy të mbretit, e rrasi në gojë dhe e hëngri. Pastaj fikun tjetër e ndau përgjyismë: — E mund të hahet edhe kështu! — ia bëri, hëngri gjysmën e fikut tjetër, pastaj edhe gjysmën e fundit që do të thotë se i hëngri të dy fiqtë.
Mbreti ngeli me gisht në gojë.
DËSHIRA ËSHTË DËSHIRË
Nastradini e kishte një ka të madh që kishte brirë aq të mëdhenj e të bukur saqë ai nuk kishte dëshirë më të madhe se t’i hipte njëherë dhe t’i ulej këmbëkryq midis brirëve. Por një gjë të tillë as që mund ta bënte kur kau ngrihej më këmbë, prandaj njëherë e gjeti të shtrirë dhe iu afrua përvjedhtas. Po sapo iu hodh midis brirëve, kau u tremb, kërceu në ajër dhe Nastradinin e përplasi për tokë. Nastradini duke u ngritur me shumë dhimbë, ia bëri:
E vërtetë se më dhemb, por dëshirën time e plotësova!
GABIMI ËSHTË NË QYP
Nastradini kishte punë me kadiun, por ai e dinte fare mirë se nuk mund të fitonte në gjyq nëse kadiut nuk i jep ryshfet. Kështu ai mori qypin, e mbushi baltë e në krye i hodhi pak mjaltë. Pastaj ia dha kadiut, kështu që ai vëndosi në favor të Nastradinit. Nastradini mori vendimin e kadiut e iku. E kadiu në shtëpi, posa e rrasi lugën pak më thellë në qyp, i doli baltë në vend të mjaltit. Atëherë dërgoi t’ia binin Nastradinin.
— Nastradin. Ma jep atë vendim të gjyqit që ta dhashë dje, se ka një gabim e duhet ta korigjoj!
— Të falem nderit, kadi, vendimi im nuk ka asnjë gabim. Gabimi është në qyp!
I KANË HARRUAR SHKRONJAT
Nastradini pa se fqinji ka dasëm të madhe, mendo e çmendo si t’i shkonte në gosti dhe ç’të bëj tjetër, pos morri një letër të bardhë, e pa mirë e mirë dhe shhkoi në dasrnë si të ishte i ftuar edhe ai:
— Këtë letër ia solla të zotit të shtëpisë, — ia bëri, hyri brenda dhe menjëherë u ul në sofër.
I zoti i shtëpisë e hapi letrën por aty nuk kishte asgjë të shkruar.
— Nastradin, këtu nuk shkruan asgjë! — ia bëri ai Nastradinit që hante me nguti.
— I kanë harruar shkronjat prej gëzimit që keni dasmë! — tha Nastradini tashmë i ngopur fare mirë.
A SHET TURSHI TI A UNË?
Nastradini vendosi të merrej me tregti dhe pikërisiht vëndosi të shes turshi në Prishtinë. Bleu turshi e vegla, i ngarkoi turshitë në gomarë e doli në çarshi. Por gomari ishte mësuar që saherë të kalonte pranë një shtëpie, të gjallmonte, kështu që kjo ngjau pikërisht pak para se të bërtiste Nastradini: „urdhëroni, turshi urdhëroni turshi”. Nastradini i hidhëruar iu drejtua gomarit!
— Po ngadalë njëherë, or ti; a po shet turshi ti, apo po shes unë?!

Sunday, January 19, 2014

Thënie nga Charles Bukowski

E ndjeja stomakun te me lekundej si nje varke ne det me dallge. Isha keq fare, ndjehesha i padobishëm, me i trishtuar. Isha dashuruar me ate.
Mëso të mos e shkatërrosh me fjalë atë çfarë ke ndërtuar me heshtje.

Femrat dhe macet gjithmonë do të bëjnë ç’të duan. Meshkujt dhe qentë duhet të qetësohen dhe të mësohen me idenë.

Saturday, January 18, 2014

Thënie nga William Shakespeare

Nuk ka errësirë tjetër përveçse paditurisë.
Dashuria lind, jeton dhe vdes në sy.
Kush më vjedh kuletën, me vjedh diçka pa rëndësi. Paratë ishin të miat, u bënë të tijat, kanë qenë skllave edhe të shumë të tjerëve; por, kush më merr nderin, më vjedh diçka që atë vetë nuk e pasuron, por mua më lë me të vërtetë të varfër.
Buzëqesh edhe në rast se buzëqeshja jote është e trishtuar sepse më e trishtuar se një buzëqeshje e trishtuar është trishtimi të mos dish të buzëqeshësh.
Fjalët dhe plagët të tregojnë trim.
Mbarë bota është një skenë, dhe të gjithë njerëzit janë aktorë.
Kur flas pak them shumë.
Për interesat e vehtvetës edhe djalli mund ta citoj Biblën.
Mësues, doja të dija si jetojnë peshqit në det. Si njerzit në tokë: të mëdhenjtë hanë të vegjlit.
Një këshillë se si mund ti ndash dhe si mund të sillesh me njerëzit? Duaji të gjithë; beso vetëm në disa prej tyre; mos i bëj keq asnjërit.
Frikacakët vdesin shumë herë para vdekjes së tyre; trimat e provojnë vdekjen vetëm një herë.
Mos kërkoni hua,mos jepni hua , sepse huaja shpeshherë të bën të humbasësh miqtë.
Atdheu i një njeriu është atje ku ai gjen Lumturin e vet.
Dashuria nuk qëndron në të shikuarit në sy, por në të shikuar në të njëjtin drejtim.

Nëse nuk mban mend se dashuria të ka bërë të bësh budallëkun më të vogël atëherë do të thotë se nuk ke dashuruar kurrë.
Çdo ankth që tani duket vdekjeprurës nuk krahasohet me të humburit ty.
Siç arrijnë larg rrezet e një kandele të vogël, natën, ashtu edhe një vepër e mirë shkëlqen në një botë të plogësht.
Gënjeshtra ka shtatë variante, e vërteta vetëm një.

Thënie nga Abraham Lincoln

Dhe në fund, nuk numërohen vitet e jetës tuaj… Por jeta gjatë viteve tuaja…
Pothuajse të gjithë mund t’u bëjnë ballë vështiresive, por nëse doni të testoni karakterin e një njeriu, jepini pushtetin.
Vlerat e njeriut nuk maten nga sa ai mund të jap, por nga sa ai jep.
Vendi ynë nuk mund të jetë i pasur materialisht e i varfër shpirtërisht.
Ne jetojmë mu në mes të alarmeve; shqetësimi e mbulon të ardhmen; ne presim një katastrofë të re sa herë që lexojmë gazetën.
Le të kemi besim se drejtësia jep fuqi dhe në këtë besim, le të guxojmë që deri në fund të bëjmë detyrën tonë siç ne e kuptojmë.
I gjithi që unë jam, ose dëshiroj të jem, i dedikohet engjëllit tim, Nënës.
Unë i shkatërroj armiqtë e mi kur i bëj ata shokë.
Nëse doni vërtetë që të bëni dikë të bashkohet me kauzën tuaj, duhet t’i demonstroni mbi të gjitha se jeni sinqerisht një mik i tij.

T’i besosh secilit është rrezik, por të mos i besosh askujt është më rrezik.
Askush nuk ka aq memorie të fort sa tja arrij tja dali mban duke gënjyer.
Une ec ngadalë, por asnjëherë nuk bëj hapa prapa.
Trëndafilat, zambakët, karafilat, të gjitha lulet thahen, çeliku dhe hekuri thyhen, por shoqëria e vërtetë as thahet, as thyhet.
Amerika nuk do të shkatërrohet kurrë nga të huajt. Nëse rrëzohemi dhe humbim lirinë tonë, këtë shkatërrim do ia sjellim vetes.
Evitoje famën nëse do të jetosh në paqe.

Friday, January 3, 2014

SHOKU I VËRTETË

I ka vdekur shoku i tij prej kohësh, por ky nuk ia ka fshirë emrin dhe numrin e tij nga telefoni.
Shkaku!!!
Ai thotë: shoku im ka vdekur prej një kohë të gjatë, megjithatë unë nuk ia kam fshirë numrin e telefonit.
Edhe nëse e ndërroj celularin dhe regjistroj emrat nga e para, emrin e tij e vendosi në mesin e emrave dhe numrave tjerë.
E kanë pyetur pse vepron kështu derisa ai ka vdekur?
U përgjigj: nuk e fshijë emrin e tij, ngaqë sa herë që kaloj emrat dhe shoh emrin e tij lutem për atë që Allahu ta mëshirojë.
Sa e bukur është shoqëria kur është e sinqertë.
Përshtati: Valdet Kamberi

URTËSI

Të djegësh një qiri të vogël është më mirë për ty sesa të harxhosh kohën duke mallkuar errësirën.
Mos u brengos për deshtimin derisa perpjekesh të ngritesh në keëmbë përsëri.
E ka pyetur e mundura të pamunduren: ku qëndron?
U përgjgijë: në ëndrrat e të ligështit.
Shtëpia që nuk ka libra është shtëpi pa shpirt.
Buzëqeshja është fjalë e ëmbël pa shkronja.
Mos mendo në atë që se ke e ta humbësh atë që e ke.
Kush pajtohet me pake në këtë botë i lehtësohet cdo e vështirë.
Fjala e mirë është pasaportë për të hyrë në zemra.

Monday, December 2, 2013

Nuk përfitojmë nga këto 10

1- Dituria që nuk punohet me të.
2- Puna që nuk ka sinqeritet.
3- Puna që nuk është në përputhshmëri me sunetin e Muhamedit alejhi selam .
4- Pasurinë që nuk e shfrytëzon në punë të mira.
5- Zemra që është e zbrazët nga dashuria për Allahun .
6- Trupi që është pasiv në adhurim ndaj Allahut.
7- Koha që kalon kot pa bamirësi dhe afërsi.
8- Mendimi që kalon andej-këndej pa dobi.
9- Shërbimi i atij që nuk të afron tek Allahut e as nuk të sjell dobi në këtë botë.
10- Frika dhe shpresa në atë që nuk mund të të bëjë as dëm as dobi.

Përshtati: Valdet Kamberi

Tuesday, November 26, 2013

LETËR ÇDO PRINDI

- Fëmiu yt gënjen shumë, sepse ti e llogaritë ashpër.
- Fëmiu yt nuk ka besim në vete, sepse ti nuk e inkurajon.
- Fëmiu yt flet dobët, sepse ti nuk komunikon shpesh me të.
- Fëmiu yt vjedh, sepse ti nuk e ke edukuar të japë dhe shpenzojë.
- Fëmiu yt frikacak, sepse ti e mbronë atë.
- Fëmiu yt nuk respekton të tjerët, sepse ti nuk ulë zërin me atë.
- Fëmiu yt qëndron i nervozuar çdo herë, sepse ti nuk e lavdëron.
- Fëmiu yt është koprrac, sepse ti nuk e ndihmon.
- Fëmiu yt është i dhunshëm me të tjerët, sepse ti e keqtrajton. -Fëmiu yt xhelozon, sepse ti e neglizhon.
- Fëmiu yt të pengon, sepse ti nuk e puthë e përqafon.
- Fëmiu yt nuk të dëgjon, sepse ti shpesh nga ai kërkon.
- Fëmiu yt rri i mbyllur, sepse ti je i nxënë.
- Fëmiu yt shpeshëherë sillet se me qenë ‘prindi yt’, sepse gjyshi i tij nuk respektohet nga ti.
- Fëmiu yt është egoist, sepse ti altruizmin e shprehë me të tjerët dhe jo me atë.
- Fëmiu yt nuk lexon, sepse ti i servon lojëra kompjuterike.
Prindër, bëni kujdes se si silleni me fëmijët. Ata i keni amanet.