Showing posts with label mistere. Show all posts
Showing posts with label mistere. Show all posts

Wednesday, January 22, 2014

Kapet peshku i tejdukshëm

Një peshkatar nga Zelanda e Re kapi një peshk të pazakonshëm. Një peshk në formë xhelatine, i tejdukshëm, që nuk është parë ndonjëherë, është nxjerrë nga ujërat e ishullit “Peninsula”, në Zelandën e Re.
Fillimisht peshkatari ishte me mëdyshje për ta kapur apo jo, por kur u afrua dhe pa që nuk ishte si gjithë peshqit e tjerë, vendosi ta kapte dhe më pas ta studionte, raporton “Daily Mail”.
Deborah Cracknell, përfaqësuesi i grupit të studiuesve të “National Marine Aquarium”, në Plymouth, beson se krijesa fluoreshente e peshkuar është një “Salpa maxima”.

Saturday, January 4, 2014

Qentë që parashohin tërmetin!

Një agjenci lokale sizmike kineze po rrit qenë të cilët me lehje dhe sjellje të çuditshme parashohin tërmete. 
Agjencia sizmike “Nançang”, në provincën Xhangsi rrit qentë sepse “ata sillen në mënyrë të çuditshme kur duhet të ndodhë tërmeti”, ndonjëherë edhe dhjetë ditë përpara, ka thënë një zyrtar i kësaj agjencie.
Agjencia rrit qentë me kërkesë të autoriteteve lokale dhe shton se edhe pulat e patat mund të parashohin tërmete. 
Fqinjët e agjencisë nuk janë shumë të lumtur për shkak të lehjes së qenve, sidomos gjatë natës dhe ata kanë bërë një peticion dhe ia dërguan autoriteteve lokale që kjo gjë të ndalet sepse pra nuk mund të pushojnë natën nga të lehurit e qenve.

Saturday, December 28, 2013

Zgjohet nga koma, australiani flet gjuhën kineze

Një student australian nisi të fliste kinezisht, një gjuhë nga e cila nuk dinte më parë asnjë fjalë, pasi u zgjua nga një komë disa-mujore në të cilën ndodhej pas një aksidenti me makinë.
Ben McMahon, ndonëse nuk di ta shkruajë, tashmë është në gjendje që të flasë në mënyrë të rrjedhshme kinezishten, madje edhe në tema jashtë sferës së gjërave të përditshme e që kanë nevojë për njohjen e një gjuhe më specifike, siç janë përshembull temat shkencore.
21-vjeçari, gjatë muajve në të cilat qëndroi në koma në një spital të Melburnit ishte nën kujdesin e një infermiere kineze, që me sa duket komunikonte me infermiere të tjera bashkëkombase brenda dhomës, gjatë shërbimit që i bënte studentit.
Ndonëse ky është i vetmi shpjegim, për burimin e mësimit të kinezishtes prej të riut, mjekët dhe ekspertët janë tërësisht të paaftë të gjejnë një shpjegim shkencor, mbi mënyrën se si truri i McMahon ka përthithur gjuhën e panjohur më parë, porsi një i sapolindur.
”Është e pashpjegueshme, por kur u zgjova mendova se isha në Kinë. Atje ishte infermierja kineze dhe nisja t’i flisja në kinezisht. Ajo mbeti e shtangur, ashtu si të afërmit e mi. Më përpara, nuk dija as edhe një fjalë nga kjo gjuhë”, dëshmoi McMahon.
Disa javë pas zgjimit, njohuritë e tij të kinezçes janë aq të mira, sa që McMahon ka nisur një profesion të ri të mirëpaguar, atë të shoqëruesit të grupeve turistike me kinezë, që vijnë në vendin e tij.

8 qytete të rrënuar, 8 mistere të gjalla

Bota është plot me qytete të rrënuara, por disa prej tyre kanë ngritje dhe rënie aq misterioze sa janë kthyer në burim legjendash. Edhe pse mund ta dimë se kush i ka ndërtuar, disa veçori të secilit qytet bien ndesh me botëkuptimin e kohës moderne. Më poshtë do të lexoni për 8 qytete të cilët nuk janë “kuptuar”plotësisht. Burimi : Glauko.al
Çatalhöyük, Turqi
catalhoyuk

Rreth 9 500 vjet më parë ky qytet në rajonin e Mesopotamisë mbante me mijëra njerëz dhe shumë arkeologë besojnë se është qyteza më e hershme urbane. Por kultura e banorëve të tij nuk ishte aspak si ajo që njohim sot. Si fillim, ata e ndërtuan qytetin si hoje bletësh, shtëpitë ndanin muret me njëra-tjetrën. Në shtëpi apo ndërtesë mund të hyje vetëm nga dyer të cilat ishin të çara në tavan. Njerëzit leviznin nëpër rrugë duke kaluar nga çatitë dhe zbrisnin me shkallë për të shkuar aty ku dëshironin. Dyert shpeshherë dallonin sepse kishin brirë demash dhe familjarët e vdekur varroseshin në dyshemenë e secilës shtëpi. Nuk është e qartë se çfarë ndodhi me kulturën apo njerëzit që jetonin në këtë qytet. Stili i tyre arkitekturor duket se është unik, edhe pse arkeologët kanë gjetur shumë statueta të perëndeshës të pjellorisë që ngjasojnë me të tjera të gjetura në rajon. Me shumë mundësi, kur ky qytet u braktis kultura e tij doli“jashtë” dhe u shpërnda në rajonin e Mesapotamisë.
Palenke, Meksikë
palenke

Si një nga qytet-shtetet Maja më të mëdhenj e më të mirëmbajtur, Palenke është simbol i misterit i të gjithë qytetërimit Maja. Ky qytetërim, i cili u ngrit duke si dominant në Guatemala, Belize dhe Honduras, u zhduk papritmas. Edhe pse ende ka pasardhës Maja në Meksikë dhe Amerikën Qëndrore, askush nuk e di me siguri se pse qytetet e mëdha Maja u rrënuan dhe u braktisën përfundimisht në vitet 1400. Palenke ishte në kulmin e tij gjatë periudhës klasike të epokës Maja prej vitit 700 deri në 1100. Si shumë qytete Maja, ai ka tempuj, pallate dhe tregje. Por Palenke ndryshe nga të tjerët, i ndodhur afër rajonit so të quajtur Çiapas, ka disa nga skulpturat dhe gdhendjet më të detajuara Maja, duke na dhënë kështu informacione historike me bollëk për mbretërit, betejat dhe jetës së përditshme. Hipoteza të ndryshme se pse ky dhe vendbanimet e tjera Maja u braktisën ngrihen mbi lufta të mëdha, uria dhe ndryshimet klimaterike.
3 Cahokia, Shtetet e bashkuara
cahokia
I ndodhur përgjatë lumit Misisipi në atë që sot njihet si Shën Luis, Cahokia ishte për qindra vite me rradhë një nga qytetet më të mëdha të Amerikës së Veriut. Banorët e këtij qyteti ndërtonin grumbuj të mëdhënj tokë (kodërza), disa prej të cilave mund të vizitohen edhe sot, dhe sheshe të mëdha të cilat shërbenin si tregje dhe vendtakime. Ka prova të forta që tregojnë se banuesit kishin praktika të sofistikuara agrikulturore dhe se ata i drejtonin degët e Misisipit sipas nevojave për të ujitur fushat e tyre. Sikurse Majat, njerëzit e Cahokias ishin në kulmin e qytetërimit të tyre midis viteve 600 dhe 1400. Askush nuk e di me siguri se pse u braktis ky qytet apo pse ky rajon ishte në gjendje të përballonte një qytetërim urban me dendësi kaq të madhe, rreth 40 000 njerëz për qindra vjet.
4 Derinkuju, Turqi
derinkuju
Derinkuju është një qytet i stërmadh nëntokësor i cili shkon pas në kohë që prej fillimive të Perandorisë Bizantine. Nuk dihet saktë se kur ka filluar ndërtimi i qytetit, disa kanë ngritur hipoteza rreth shekullit të 7 para erës sonë. Megjithatë qyteti do të ketë marë trajtën e tij të plotë nga viti 500 deri ne vitin 1000, kur ishte 5 kate i thellë me hapsirë për të mbajtur 20 000 njerëz, plus bagëti, kuzhina, një kishë dhe një hapsirë për të bërë verë. Vendasit gërmuan tunele nën shtëpitë e tyre, thellë në shkëmbinjtë e butë vullkanikë të rajonit qendror të Turqisë. Një qytetërim i tërë nëntokësor lulëzonte këtu gjatë kohërave mesjetare, i cili mund të na japë një model për komunitetet e të ardhmes të cilët përpiqen t’i mbijetojnë një apokalipsi.
Për shekuj me radhë, njerëzit arratiseshin drejt kësaj zone për të gjetur një parajsë të sigurtë prej romakë anti-kristianë, banditëve dhe më vonë prej myslimanëve anti-kristianë. Gurë masivë shërbenin si dyer në hyrjet e qytetit dhe tuba ajrosës e mbanin vendin me ajër të freskët për njerëzit që jetonin me muaj të tërë nën tokë. Diku pas shekullit të 10 qyteti u mbyll dhe ekzistenca e tij ishte e panjohur derisa një turk në vitin 1969 në punimet e shtëpisë së tij, padashur, hapi një mur që e futi në një nga tunelet e qytetit.
5 Pompei, Itali
pompei
Ka shumë të dhëna historike të cilat e dokumentojnë qytetin romak të pushimeve, Pompei, i cili u varros nën hirin e shpërthimit katastrofik të Vezuvit në vitin 79 para erës tonë. Dime se qyteti u shkatërrua pjesërisht nga një tërmet vite përpara se të shpërthente vullkani dhe se shumë prej shtëpive më të mëdha ishin të braktisura derisa ndodhi edhe shpërthimi i cili e fshiu qytetin përfundimisht. Gjithashtu, nga të dhënat historike e dimë se Vezuvi filloi të nxirrte tym dhe shkaktoi dhridhje të tokës për disa ditë me radhë. Cli është misteri?
Duke qënë se Pompei u ruajt në mënyrë të përkryer sikur të ishte ende viti 79 para erës tonë, ka me qindra detaje historike të cilat janë të pakuptueshme nga syri i njeriut modern. Si p.sh. statuja dekorative në formë penisi, gdhendje të çuditshme, art të pashpjegueshëm dhe ambjente jetese të cilat nuk kanë lidhje me ato që sheh në një qytet modern. Është ndryshe të lexosh rreth qytetërimit romak në librat e të shkuarës dhe tjetër gjë të kesh mundësi të ecësh në rrugët e një qyteti romak. Misteret e jetës së përditshme janë shpeshherë më të mëdha se sa arsyet pse ra një qytet.
6 Maçu Piçu, Peru
macupicu
Mbetet edhe një mister nga Perandoria Inka, e cila sundoi pjesë të rajonit që sot njihen si Peru, Kili, Ekuador, Bolivi dhe Argjentinë për qindra vjet me rradhë përpara se spanjollët të pushtonin, shkatërronin qytetet dhe të digjnin libraritë e regjistrave kuipu (gjuha Inka shkruhej me litarë dhe nyje). Edhe pse dimë shumë rreth teknologjisë Inka, arkitekturës dhe agrikulturës të përparuar, të gjitha këto janë të provuara në një nga qytetet e mëdha Inka, Maçu Piçu, ende nuk mund të lexojmë dot ato që kanë mbetur nga sixhadet të cilat kanë fjalët e tyre të shkruara. Gjithashtu, nuk e dimë mirë si mund të mbanin një perandori të madhe pa patur ekonomi të tregut. Kjo është një veçori shumë e rëndësishme sepse kudo në botë qytetet ndërtoheshin rreth tregut dhe hapsirave publike. Si mund të ketë ekzistuar një qytetërim pa një ekonomi të dallueshme?
7 Thonis, Egjipt
thonis
Në shekullin e tetë para erës tonë, ky qytet legjendar ishte porta hyrëse për në Egjipt, një qytet port i cili ishte i mbushur me monumente të pabesueshëm, tregtarë të pasur dhe ndërtesa të stërmëdha. Sot është krejtësisht i fundosur në detin Mesdhe. Thonis filloi të binte pas ngritjes të Aleksandrisë rreth vitit 300. Me kalimin e kohës rënia u kthye në vetë kuptimin e fjalës, ky qytet u zhyt në detin që një herë e një kohë ishte burimi i pasurisë së tij. Nuk ka ide se si ka ndodhur, por deri në shekullin e tetë qyteti ishte zhdukur. Mund të ketë qënë viktimë e përmbytjeve pas një tërmeti.
8 Zimbabve e Madhërishme, Zimbabve
zimbabve
Një nga misteret e mëdha të Afrikës jugore është qyteti i stërmadh rrethuar me mure i cili sot njihet si Zimbabve e Madhërishme. Ky qytet ishte shtëpi e rreth 30 000 njerëzve dhe arriti majat e tij nga viti 1200 deri në 1450. Shërbente si zemra e një rajoni tregtar ndërkombëtar që shtrihej prej Kinës dhe Indisë. Pasuria derdhej në qytet nga tokat e largëta, por ishte i pasur me flori edhe nga minierat vendase dhe bagëtisë së madhe. Megjithatë, ka të panjohura për këtë qytet, nuk dihej se sa deri ku shtrihej ndikimi i qytetit, apo kush ishin të gjitha industrite e tij. Qartazi ai ka qënë i përparuar teknologjikisht. I gjithë qyteti është ndërtuar me granit. Metoda e ndërtimit ishte me gur të thatë, gjë që kërkon ekspertë gurëgdhendës. Struktura e sotme është mbi 20 metra e lartë dhe me rrugë-mure të larmishme.
Si shumë qytete kozmopolitane të epokës së tij, Zimbabvet e Madhërishme vuajtën nga një rënie e pashpjegueshme. Uria e shkaktuar nga mbikullotja ose ndryshimi i rrugëve tregtare mund të jenë shkak.

Kinezi 256 vjeçar, me 23 gra dhe më shumë se 200 fëmijë

Herbalisti kinez, Li Ching-Yuen u lind me 1677 në Kinë sipas dokumenteve zyrtare (edhe pse ai vet thoshte që ka lindur në vitin 1763). Gjatë jetës së tij të gjatë, ai në mënyrë të vazhdueshme ka praktikuar Herbalizmin dhe artet marciale.
Në vitin 1930, New York Times kishte shkruar një artikull për të ku kishin zbuluar dokumente zyrtare kineze të papublikuara më parë. Në mesin e këtyre dokumenteve ishte edhe një komunikatë urimi e vitit 1827, ku qeveria i kishte uruar ditëlindjen e 150 atij.
Dokumente të më vonshme të vitit 1877, zbulojnë urime të tjera për ditëlindjen e tij të 200.
Si e arriti ai këtë moshë?
Li Ching-Yuen e ka shpjeguar jetëgjatësinë e tij me një formulë e cila përmban vetëm një fjali. “Mbaje një zemër të qetë, qëndro si breshkë, ec me shpejtësi të pëllumbit dhe fle si një qen”.
Sidoqoftë, Li Ching-Yuen kishte ndërruar jetë me 6 maj të vitit 1933 pasi që u kishte thënë studentëve të tij që ai e kishte përmbushur misionin e tij në jetë dhe ishte i gatshëm për të shkuar në “shtëpi”.
Ai, gjatë jetës së tij 256 vjeçare, kishte pasur 23 gra dhe kishte rritur më shumë se 200 fëmijë.

Friday, December 6, 2013

Krejt papritur lumi u bë i kuq (foto)

Është një varg nga Bibla, që paralajmëron Armageddon-in. Megjithatë kjo ishte gjëja e fundit që banorët e qytetit Chongqing në Kinë prisnin që të shihnin. Por lumi Yangtze, që kalon mes qytetit në jugperëndim të Kinës, u kthye dje në ngjyrë të kuqe.

Ndërkohë që zyrtarët po hetojnë arsyet që bënë lumin të kuq, një peshkatar shkoi për peshk normalisht, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Edhe pse shkaku do përcaktohet, kjo nuk është hera e parë që një lumë bëhet i kuq në Kinë.
Dhjetorin e shkuar, lumi Jian u bë i kuq pasi u ndot nga një bojë e fuqishme. Boja ishte hedhur në lumë nga dy punishte ilegale.

Familja e çuditshme me lekurë blu

Ekziston nje familje ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, saktesisht ne Kentucky, ku lekura e tyre ka nje ngjyre ndryshe nga ajo e te gjithe qenieve njerezore: Fugalet jane blu.
Kjo nuk eshte nje shaka apo nje mashtrim, por ngjyra e cuditshme e epidermes e krijuar nga nje anomali gjenetike e larget, duke u shfaqur ne siperfaqe pas nje seri ciftesh midis transportuesve te ‘genit blu’.
Disa gazeta amerikane tregojne nje foto te qindra viteve me pare, ku ne malet Appalachi ishte vendosur kjo familje, ne te cilen disa antare kishin lekure me ngjyre blu.
Qe nga shfaqja e tyre ne 1800, Fugalet kane kaluar genet e tyre sidomos me familjen e Smith, te cilet gjithashtu mbartin genin.
Qe te dy familjet mbartes te metaemoglobinemia-s, ose Met-H, kryqezime te ndryshme zbuluan kete gen, duke sjelle ne jete qenie njerezore me lekure te kalter.
Por perse jane blu? Metemoglobina e ben gjakun me te trashe dhe me nje ngjyre me te erret, qe tek disa njerez ben lekuren kaq te erret.
Por gjithashtu shkakton edhe mangesi ne transportin e oksigjenit, faktor qe detyron ata qe jane te prekur nga ky keqformim, t’i nenshtrohen disa kurave, qe shpesh e sjelllin gjakun dhe lekuren me ngjyra normale.

Publikohen fotografitë e një civilizimi të lashtë të zbuluar në Hënë!

Ndërkohë NASA fshihte për më shumë se 40 vjet gjithçka u gjet në Hënë!
Ish shefi i departamentit të menaxhimit të dhënave dhe fotografive, në laboratorin e NASA-s për zbulimet dhe gjithçka i përkiste Hënës, Ken Johnson, i cili ishte dhe përgjegjësi për misionin e drejtuar të programit të Hënës, Apollo ka zbuluar mjaft fakte tronditëse kohët e fundit në SHBA.
Ky shkencëtar i aftë, të cilin NASA e kishte vendosur përgjegjës për këtë mision, si dhe përgjegjës në laboratorin e menaxhimit të dhënave të saj të ardhura nga Hëna, zbuloi fotografi të cilat vërtet befasojnë, pasi në to pasqyrohen rrënojat e një civilizimi të lashtë…!
Madje, ai pretendon se astronomët zbuluan aty dhe një mekanizëm i cili kontrollon gravitetin.
Ken Johnson, pohon se astronautët zbuluan aty shumë gjëra interesante, por NASA e urdhëroi atë që t’i mbante sekrete këto dhëna dhe shumë kohë më vonë i kërkoi atij që t’i shkatërronte.
Ndërkohë Johnson nuk ndoqi udhëzimet e “eprorëve” të tij.
Ken Johnson, pohoi gjithashtu se qeveria amerikane mbajti për disa dekada sekrete këto zbulime. Johnson filloi t’i bëjë këto zbulime, duke paraqitur dhe foto-fakte, të cilat ai i ka pasqyruar më së miri në librin e tij të cilin do ta nxjerrë në qarkullim javën e ardhshme, me titull “Misioni i Errët: Historia Sekrete e NASA-s”, “Dark Mission: the Secret History of NASA”
Këtë libër e bashkë-nënshkruan dhe kanë kontribuar shumë edhe ish këshilltari i NASA-s, Ritzarnt Chogklant si dhe Mike Bara i cili është konsulent i departamentit të inxhinieres hapësinore dhe i aeronautikës të aplikuar. Si dhe u bë e njohur, shefi i programit hapësinor të NASA-s, Kay Ferrari (JPL Director of the SSA Program), pas një komunikimi telefonik që ai pa to me Johnston, me epiqendër promovimin e lindit, i kërkoi Johnson, të japë dorëheqjen nga posti që ai zotëron.
Arsyeja, ngaqë me këtë mënyre kritikohej NASA.
Ndërkohë, Johnston refuzoi të japë dorëheqjen dhe deklaroi se mbrohet nga ligji për lirinë e fjalës.
Por megjithatë, Kay Ferrari e hoqi atë nga puna j në këtë program javën e shkuar pa e arsyetuar gjestin dhe vendimin e tij.
Ndërkohë, specialistë të tjerë të cilët komentuan fotografitë e Johnston, nënvizuan se ky libër do t’i shkaktojë NASA dhimbje koke. Fotografitë tregojnë ndërtesa të shkatërruara me kupolat e tyre gjigande, të ndërtuar me qelq, si pasqyrohen dhe kulla të ndërtuar me gurë, të cilët duken sikur qëndrojnë të ulur në “ajër”.
“Nuk kam asgjë për të humbur. Jam në kontradiktë me NASA-n dhe ndodhem në “gjaknxehtësi”, sigurisht që kam të drejtë“, deklaroi Kehn Johnston.
Ndërkohë, NASA beson se rrënojat e civilizimit që zbuloi atje –Hënë-, beson se nuk janë të rëndësishme

Bletët franceze prodhojnë mjalt të kaltërt !

Rritësit e bletëve në verilindje të Francës janë alarmuar kur kanë parë se bletët e tyre po prodhonin mjaltë me ngjyrë të gjelbërt dhe të kaltërt.
Sipas BBC, rritësit e bletëve besojnë se burimi i problemit është një fabrikë biogazi aty pranë.
Mendohet se bletët kanë ngrënë mbeturina sheqeri nga çokollatat.
Drejtuesit e fabrikës thonë se u vjen keq për këtë situatë dhe deklaruan se do marrin masa, shkruan tema.
Fabrika trajton mbetjet e një fabrike tjetër, që prodhon çokollata Mars dhe M&M. Drejtuesit e saj thanë se do të pastrojnë kontejnerët dhe se do i izolojnë më mirë mbetjet.
Mjalti ka mbetur pa shitur, ndërkohë që ekziston frika se ai është kontaminuar.
Numri i bletëve në mbarë botën ka njohur një rënie të ndjeshme.
Në Britaninë e Madhe moti i keq ka bërë që rritësit e bletëve t’i ushqejnë ato me shurup sheqeri.
“Bletët janë mjaftueshëm të zgjuara sa të dinë se ku është sheqeri më i mirë, gjithmonë nëse nuk ka burime të tjera,” tha një eksperte.

Shpellat misterioze

Katmandu, 2 tetor -   Alpinistët dhe shkencëtarët, siç e tregon kjo foto,  ndjekin një shteg mbi lumin Kali Gandaki, në rajonin e largët Mustang të Nepalit. Më shumë se 20-30 metra sipër dhe përfundi tyre gjenden radhë të shpellave të pazbuluara, të krijuara nga njeriu shekuj më parë. Të tilla në këtë rajon mund të ketë me mijëra.

Misteri i vetvrasjes së ushtarëve kanadezë

Ushtria kanadeze është vënë në kërkim të arsyeve që kanë shkaktuar një "epidemi" vetëvrasjesh midis ushtarëve të saj së fundmi.

Zyrtarë të mbrojtjes i thanë mediave se vetëm gjatë javës së fundit, katër ushtarë të këmbësorisë i kishin dhënë fund jetës pas shërbimit të kryer në Afganistan.
Senatori Romeo Dallaire, një gjeneral në pension, fajësoi stresin pas rikthimit në atdhe për vetëvrasjet.
Sipas eksperteve, këto ngjarje lidhjen me sindromën e stresit post-traumatik, transmeton TCH.
Mjekët ligjorë nuk kanë arritur të përcaktojnë nëse ushtarët ishin të prekur nga kjo sindromë, por kanë vërtetuar se asnjëri prej tyre nuk ishte i prekur nga ndonjë sëmundje mendore.
Një çështje e kthyer në qendër të një debati kombëtar në Kanada, ajo e vetëvrasjes së ushtarëve ndodh sipas opozitës edhe sepse mungon infrastruktura e përshtatshme për të mësuar gradualisht ushtarët me ritmin e jetës së zakonshme pas rikthimit nga lufta.
Pas këtyre ngjarjeve reagoi edhe ministri kanadez i Mbrojtjes, Rob Nicholson.
"Dua t'i rikujtoj të gjithë atyre që mbase po përjetojnë një moment të vështirë se nuk jeni këtu të vetëm dhe se ndihma është e gatshme t'iu jepet nëse e kërkoni", tha ministri.

“Në hapësirë dëgjova ezanin”

Astronauti nga Malezia Dr. Sheikh Musyaphar Shukor u shpreh: “9 astronaut musliman shkuam në hapësirë për të treguar se si edhe në hapësirë lartë bëhet ibadet. Atje ç’do kush ndjen një mrekulli, në stacionin hapësinor dëgjova ezanin gjatë udhëtimin tonë që u realizua në Ramazan”.
Gjatë një vizite si i ftuar në Turqi u përgjigj në shumë pyetje të gazetarëve ku mes tjerash potencoi se Islami është një formë jete kurse ai edhe në hapësirë jetësoi Islamin duke u falur dhe agjëruar.
Shukor shprehet: Që në fëmijëri I ndikuar nga librat shkencore që mi sillte babai im, dhoma ime ishte përplot me fotografi nga Supermen, Star Wars dhe foto tjera nga hapësira. Në ato kohra askush në Malezi nuk priste që dikush nga ne të ngjitet në hapësirë, kurse unë për këtë qëllim zgjodha drejtimin e mjekësisë.
Vlera e ngjitjes lartë ishte 25 milion dollarë, unë në Rusi përcolla një kurs në këtë drejtim që zgjati 18 muaj. Në mesin e 11 mijë e 435 personave që kishin bërë kërkesë unë u zgjodha si njëri nga 4 personat që do të fluturonin. “ Për të qenë pjesë e kësaj anijeje kozmike duhej që të pamurit, të dëgjuarit dhe dhëmbët ti keni të shëndoshë. Në trup nuk guxon të ketë shenjë operacioni, sepse nga shtypja e madhe në hapësirë vendet e qepura mund të hapen” tha mes tjerash Shukor.
“U përgadit fetva për në hapësirë”
Obligimet fetare që i kemi ne si musliman, duhet ti kryejmë kudo që të jemi, qoftë në tokë apo në hapësirë. Islami është një formë jete e veçantë. Gjatë këtij udhëtimi ne deshëm të tregojmë se si edhe atje kjo formë e jetës islame mund të vazhdojë. Autoritetet fetare të Malezisë përgaditën fetva se si duhet kryer ritualet fetare në hapësirë, në veçanti për astronautët e ardhshëm musliman. Fluturimi ynë u përputh me muajin e Ramazanit. Koha e agjërimit dhe e ibadetit është e ndërlidhur me vendin nga bëhet fluturimi. Duke marrë parasysh se ne u hodhëm nga toka në Kazakistan orën e atjeshme e morëm si bazë. Në bazë të kësaj ore unë i fala 5 kohët e namazit. Në vend të abdesit merrja tejemum, pasiqë nuk kishte dhe tejemumin e merrja në mure. Kibla jonë ishte drejtimi kah toka. Në fakt edhe anija rregullisht ishte me fytyrë në drejtim të tokës. Për të falur namazin duhej që ti lidhim këmbët për shkak se në hapësirë nuk ka tërheqje nga toka. Përkuljet dhe sexhdet duhej ti bënim me lëvizje shumë të ngadalshme.
Në pyetjet e gazetarëve Shukor tha: Atje ç’do kush ndjen një mrekulli. Unë dëgjova ezanin. Astronautët tjerë nuk kishin njohuri rreth ezanit por unë fizikisht e dëgjova këtë ezan… Derias isha atje për ç’do çast Allahun e ndjeja shumë afër. Atje agjëruam po aspak nuk ndjemë etje, uri apo lodhje. 11 ditë isha atje, ah sikurse të qëndroja më gjatë… atje rregullisht fluturoni. Ç’do 45 minuta lind dielli dhe pas 45 minutash perëndon. Anija rrotullohet me 27 mijë kilometra shpejtësi. 16 herë në ditë rrotullohet rreth tokës.
Në një pyetje tjetër u përgjigj: Pasi që fitova të drejtën e fluturimit u aftësuam për 3 vite me rradhë. Kurse në Rusi një vit të plotë ndjeka mësime. Pas stërvitjeve të shumta dhe provave të bëra fluturuam. Është e vërtetë se lart nuk kasha ndonjë problem shëndetësor… por, gjatë kthimit dhe zbritjes në tokë përjetuan disa vështirësi. Duke I treguar vështirësitë në fjalë mes tjerash tha: Në gjoks ndjeva një shtypje tepër të madhe. Madje vështirësi të mëdha edhe gjatë frymëmarrjes. Pas zbritjes, nuk kasha fuqi që të lëviz as gishtin. Aq shum e ndjeja veten të lodhur. Për të ecur më mbanin për krahë dy vetë. Kishim nevoj për disa orë që t’i përshtatetmi tokës. Shukor shtoi: Në esence njeriu është krijuar për të jetuar në tokë. Kur të kaloni në hapësirë përjetoni ndryshime fizike dhe psikike… astroanutët janë të detyruar që pas kthihim të rehabilitohen… Thënë të drejtën atje më së shumti më mori malli për të bërë dush, atje nuk ka edhe aroma, për atë më mori malli për aromën e tokës, bimëve e gjetheve tha në fund Shukor.
Kush është Dr. Shukor
Është I lindur në vitin 1972 në Malezi. Pas kryerjes së arsimit fillor në vendlindje arsimin e lartë në drejtimin Mjekësi e vazhdoi në Indi. Pas diplomimit si kirurg I ortopedisë në vitin 1997 punoi në disa spitale të vendit. Krahas kësaj u angazhua si hulumtues në Science National University.
I dalur në rrugë me slloganin “trupi ndjek rrugën e mendjes” në vitin 1996 mori pjesë në programin e fluturimit nën emrin “Ankgasawan”.
Më 10 Tetor të vitit 2007 kur edhe realizoi fluturimin, Shukori mori epitetin e njërit nga astronautët musliman që u ngjitën në hapësirë.
www.milliyet.com.tr
përktheu: Qenan Ismaili

Sunday, November 24, 2013

“Jashtëtokësori” që u fut në lajme kërkoi paqe në Tokë (Video)

Njëra nga ndërprerjet më të çuditshme të transmetimit ndodhi më 26 nëntor 1977 në Mbretërinë e Bashkuar. Ngjarja, ecila është e famshme pas një ndërprerje të transmetimit nga Televizioni Jugor i cili shkaktoi një panikë përgjatë tërë vendit.
Vetë ndërprerja ishte shkaktuar nga një faktor që ende nuk dihet dhe që në përgjithësi shihet si një fabrikim i tërësishëm që kërkoi një masë të konsiderueshme të njohurive teknike.
Interferenca në sinjalin televiziv ndodhi në orën 5.10 pas dite sipas kohës lokale kur një zë i panjohur u fut në program. Moderatori e paraqiti veten si një udhëheqës jashtëtokësor i “Asociacionit Intergalaktik” emri i të cilit ende është i diskutueshëm. Ishte ose “Vrillon” ose “Gillon” ose sikur që e quajnë disa të tjerë “Asteron”. Cilido që të ketë qenë nuk ka rëndësi sepse zëri drithërues i karakterit të shpikur ishte në gjendje të flas për pothuajse 7 minuta.
Porosia e tij ishte që të paralajmërojë njerëzimit për një rrezik që po vinte në të ardhmen me të cilin mund të ballafaqohen njerëzit. Në deklaratën e tij ai iu kërkoi njerëzve që të ndalojnë së luftuari dhe të largojnë të gjitha armët nga Toka. Ai gjithashtu tha që njerëzit nga Toka duhet të ndryshojnë rrugët e tyre më në fund të fillojnë të jetojnë në paqe.
Kur ai dërgoi porosinë e tij, porosia dhe ai vetë u zhdukën dhe programi televiziv iu kthye gjendjes normale.
Në përfundim, ishte një gjendje panike në mesin e banorëve të cilët e përjetuan këtë transmetim të paqëllimshëm.  Më pas u bën edhe spekulime në mesin e entuziastëve të jashtëtokësorëve nëse transmetimi ishte një shaka apo një paralajmërim i vërtetë nga jashtëtokësorët.