Nje kafe e ndertuar ne shekullin e nentembedhjete. E dekoruar me mobilje te druri te cilesise se larte, plot piktura ne mure dhe me servise kafreje dhe caji nga me te kushtueshmet qe kur shijohen nga vizitoret, ndjejne sikur gjenden ne nje epoke tjeter, ate te shekullit te 19-te apo shekullit te mondanitetit.
2. «D’espresso», Nju Jork
Nje design i lezece, qe te krijon ndjesine e te qenit brenda nje biblioteke. Sekreti gjendet tek tapiceria e perdorur por edhe vendosja “dinake” e saj ne muret e lokalit.
3. «Le Procope», Paris
Eshte padyshim nje nder kafet me te njohura ne Europe. Eshte hapur ne vitin 1686 dhe vazhdon tu sherbeje perdite njerezve qe nga ajo kohe. Vijne politikane dhe emra te famshem te botes se artit e kultures. Edhe shkencetaret dhe shkrimtaret i gjen ne kete lokal qe ne shekuj ka qene zgjedhje e tyre e pare per kafene e cdo dite.
4. «Coava Brew Bar», Portland, Oregon – SHBA
Kur nje punishte e vjeter shnderrohet ne lokal kafe, nxit klientet qe te shkojne ta shohin. Pronaret e punishtes e ruajten design e vjeter deri duke lene brenda lokalit edhe tryeza e mjete pune te kohes se atehershme.
5. «Cafe New York», Budapest
Ky eshte nje vendtakimi i artisteve te shekullit te 20, eshte lokali kafe ne qender te kryeqytetit te Hungarise dhe ikona e kafese se ketij qyteti.
6. «Antico Caffè Greco», Rome – Itali
Ne nje nga rruget antike te kryeqytetit italian, Rome, ne qender te ketij qyteti, gjendet nje godine e vogel qe i perket shekullit te 18-te. Qe atehere e sot, cdo dite ajo mbledh emra te njohur te artit dhe penes te cilet shkembejne pervojat e tyre duke shijuar kryesisht nje kafe latte qe eshte dhe specialitet i lokalit.
7. «LAMILL Coffee Boutique», Kaliforni – SHBA
‘Nje lokal ndryshe “Lamill” ku nderthuret modernia me te thjeshten dhe argetimi si pjese e qendrimit ne kete kafe ku ngjyrat jane te ndezura dhe divanet, te vecante.
8. «Cafe Central», Viene – Austri
Kafenete e Vjenes jane burim frymezimi per shume te tjera ne te gjithe boten ndaj dhe «Café Central» nuk mund te mos ishte pjese e tyre. E vendosur ne qender te qytetit vjenez, kjo kafe eshte ne fakt me e bukura dhe me e parapelqyera per te gjithe. Eshte ne strehen e nje pallati te shekullit te 19-te dhe ofron pikerisht kete: Sherbim te shekullit te mondanitetit.
9. Caffè Giubbe Rosse, Firence – Itali
Kjo kafe gjendet ne qender te Firences, tek Piazza della Repubblica. Lokali ka nje histori sepse ka luajtur rol te rendesishem ne qyteterimin dhe kulturen italiane, duke sherbyer si fabrike idesh kurse ishte dhe pikenisje e disa levizjeve te rendesishme ne historine e Italise. Ne kete kafe do te gjeni shume gazeta dhe revista shekullore por edhe foto pafund, shume prej te cilave kane veshur muret.
10. «Cafe Imperial», Prage – Ceki
Praga dikur quhej su qyteti i kafeve dhe ne shekullin e 10=9-te atje u ndertuan shume kafe. Por pas Luftes se Dyte Boterore pjesa derrmuese ishin shkaterruar. Nder te paktat qe mbijetoi nga lufta ishte kafja e famshme “Café Imperial”, nje stoli Art Deco ne qender te kryeqytetit cek.
( www.tryeza.org )
0 comments:
Post a Comment