Showing posts with label dieta. Show all posts
Showing posts with label dieta. Show all posts

Saturday, February 1, 2014

Dietë dimërore

Pikërisht për këtë periudhë të vitit, dietologët propozojnë një dietë, që në një anë na mban trupin në formë dhe nga ana tjetër është një armë e fortë ndaj të ftohtit.

Supa me perime, e shoqëruar me spec djegës, shumë mjaltë, kivi, kunguj dhe karota, janë këto elementët e një diete mjaft efikase dhe me shumë funksione
njëkohësisht. Përveçse je në rregull me linjat e trupit tënd, të ndihmon edhe për të mos e ndjerë dimrin dhe gjithashtu të kesh imunitet ndaj sëmundjeve të dimrit. Pikërisht për këtë periudhë të vitit, dietologët propozojnë një dietë, që në një anë na mban trupin në formë dhe nga ana tjetër është një armë e fortë ndaj të ftohtit.
Ushqime që përmbajnë vitaminat; A, C, E dhe D, janë jo vetëm të nevojshme për trupin tonë, por edhe ato që do të na bëjnë të mos e ndjejmë të ftohtin dhe të kemi imunitet ndaj sëmundjeve të kësaj stine. Supa e ngrohtë me perime, e shoqëruar me spec djegës, shumë mjaltë, kivi, kunguj dhe karota. Kjo është dieta kundër të ftohtit, e cila forcon imunitetin tuaj ndaj gripit. Sugjerohet përdorimi i supave të ngrohta me bazë perimet. Mos harroni të përdorni sa më shumë perime dhe fruta të freskëta, që përmbajnë vitaminat A dhe C, si portokall, mandarinë, kivi, spinaq, kungull dhe karotë.
Sigurisht, nuk duhet ta harrojmë as vitaminën E, e cila ndodhet me shumicë e produkte të tilla, si gruri, bajamet, luledielli, arrat, patatet dhe lajthitë. Mjalti konsiderohet si një ndër produktet, që barazohet me kura mjaft efikase. Një nga perimet më të rëndësishme në një dietë është edhe karota, e cila në sajë të betakarotenit, që gjendet në të, krijon antitrupa të cilët krijojnë kushte mjaft pozitive për trupin tonë në dimër. Një tjetër produkt mjaft i rëndësishëm i dietës që sugjerojmë mbetet edhe peshku.

Monday, January 27, 2014

Dieta Me 3 Molla Ne Dite

Dieta me molla ose ndryshe si e quajnë dieta me tri molla në ditë (3 apple a day diet) është krijuar nga Tammi Flynn, instruktor trajnues grupor në Gold’s Gym në Washington. Flynn ka zbuluar se kur njëri nga klientët e saj hante një mollë gjithmonë para ushqimit pa ndryshuar asgjë tjetër, ajo ishte në gjendje të humbte peshë më shumë se zakonisht. Flynn me pas ka eksperimentuar me këtë qasje (një mollë para ushqimit) ndaj klientëve tjerë të saj dhe ka parë rezultate të pabesueshme, humbje peshe mesatarisht 8 kilogram për 12 javë.

Dieta Me Molla – Bazat

Plani i dietës me 3 molla në ditë ka të bëjë me ngrënien e një molle para secilit vakt të ushqimit. Ideja qëndron në atë se fibra që gjendet në mollë të bën të ndihesh i ngopur dhe shuan apo kënaq dëshirën për të ngrënë më shumë.
Përveç ngrënies së mollave ata që bëjnë këtë dietë gjithashtu ndjekin një plan ushqimi që është mjaft i ngjashëm me South Beach Diet (Dieta e plazhit jugor) me sasi relativisht të vogël të marrjes së karbohidrateve dhe zvogëlimit të ndyrave të ngopura. Sheqerkat e rafinuara duhet të eliminohen krejtësisht (ëmbëlsirat e zakonshme) përderisa në anën tjetër rekomandohen karbohidratet me indeks të ulët të gliceminës.
Ata që bëjnë këtë dietë këshillohen që të konsumojnë 4-5 vakte ushqimi të vogla në ditë, që duhet të jenë kryesisht nga ushqime të shëndetshme që janë me pak yndyra. Secili vakt gjithashtu rekomandohet të përmbajë edhe proteinë për shkak kjo ka treguar të zvogëloj apetitin dhe përmirësoj humbjen e peshës.
Përveç ngrënie së tri mollëve në ditë ata që mbajnë këtë dietë gjithashtu këshillohen të konsumojnë edhe gjashtë servime me fruta dhe perime tjera. Kjo mundëson që të zvogëloni sasinë e marrjes së kalorive pa përjetuar urinë.

Ushqimet që Rekomandohen

Molla, djathë me pak yndyrë, jogurt me pak yndyrë, vezë, gjoks pule, gjel deti, mish lope pa dhjam, peshk salmon, oriz (jo të bardh), brokoli dhe lakër.

Dieta me molla – shembull

Mëngjesi
Mollë
Omlet me djath
1 filxhan me qull tërshëre

Tuesday, January 21, 2014

Dieta me ananas

Me vetëm 40 kalori për 100 g, është një ushqim jashtëzakonisht i lehtë, perfekt për dobësim.

Ananasi përdoret edhe për të plotësuar mungesën e yndyrave, për kompletimin e vitaminave, për raportin e mirë të kaliumit dhe mjaftueshmërinë e natriumit. Ananasi ul ndjeshëm celulitet te femrat dhe ndihmon gjithashtu për të rënë nga pesha. Por kujdes, ananasi jo shumë i pjekur përmban shumë vitaminë C dhe ndihmon në këtë rast në hapjen e oreksit.
Dita e parë 
Mëngjesi: një filxhan kafe me qumësht, 4 feta bukë të thatë, pak marmelatë.
Paradreke: gjysmë ananasi, sipas dëshirës i freskët.
Dreka: 50 gr, mish me një fetë ananas në copa të vogla, një domate të madhe e qëruar dhe pak bukë.
Pasdreke: një frutë sipas dëshirës.
Darka: një racion fileto peshku, 50 gr, djathë kaçkavall dhe dy biskota.
Dita e dytë 
Mëngjesi: një filxhan kafe dhe gjashtë biskota.
Paradreke: gjysmë ananasi.
Dreka: peshk me katër feta ananas dhe kopër, një kastravec të freskët me pak vaj dhe limon si dhe pak bukë.
Pasdreke: një frutë të stinës.
Darka: 60 gr, proshutë dhe gjysmë ananasi.
Dita e tretë 
Mëngjesi: Një filxhan kafe, një fetë bukë dhe pak marmelatë.
Paradreke: gjysmë ananasi.
Dreka: një sallatë e madhe me pak bukë.
Pasdreke: gjysmë ananasi.
Darka: Një biftek viçi i pjekur dhe një sallatë e madhe me një lugë gjellë dhe limon.

Sunday, January 19, 2014

Artikujt ushqimorë që na ndihmojnë në humbjen në peshë

Janë shumë artikuj ushqimorë, bimë dhe erëza që ndihmojnë në humbjen në peshë, si dhe në ruajtjen e masës muskulore.

Pos sasisë së ushqimit që hani, duhet pasur kujdes edhe llojin e ushqimit që do ta konsumoni. Zgjedhja e artikujve ushqimorë shpeshherë është kyç në arritjen e suksesit.
Asnjë dietë nuk do të ketë sukses nëse thyeni rregullat bazike të metabolizmit.

Gjatë humbjes në peshë, duhet pasur kujdes që në organizëm të konsumohen së paku aq kalori sa i nevojiten metabolizmit për një punë normale.
Mollët 
Megjithëse posedojnë një sasi të lartë të sheqerit, mollët në fakt ndikojnë në stabilizimin e sheqerit në gjak. Molla ia del që të krijojë ndjenjën e të qenit të ngopur. Pos kësaj, mollët janë të pasura edhe me fruktozë, sheqer ky i cili mund ta mposhtë ndjenjën për ëmbëlsirat e të mos ndodhë ndryshimi i përqendrimit të glukozës në gjak. Mu për këtë arsye, nuk rritet sekretimi i hormonit të insulinës, i cili mund ta inkurajojë ruajtjen e sheqerit dhe të krijojë dhjamin prej tij. Përmes konsumimit të mollës shtoni sasi të konsiderueshme të ujit, vitamina, minerale dhe proteina.
Peshqit 
Salmoni, tuna, skumbri, sardelet… sidomos janë të pasura me aminoacidet ‘omega-3′, përderisa ndikimi i tyre i dobishëm karshi dietave tanimë dihet. ‘Omega-3′ ulin përqendrimin e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak, ndërsa që këto aminoacide ndihmojnë edhe në parandalimin e shtimit në peshë, sepse inkurajojnë sekretimin e leptinës, hormonit, i cili është përgjegjës për proceset metabolike.
Bishtajoret 
Bishtajoret – fasulja e thatë dhe të ngjashme – shpejt shkrijnë indin dhjamor, stabilizojnë edhe sasinë e sheqerit në gjak dhe posedojnë më shumë proteina në krahasim me artikujt e tjerë ushqimorë. Bishtajoret do të sigurojnë sasi të mjaftuar të energjisë dhe proteina, e me rëndësi është ta ngritë nivelin e sheqerit, në mënyrë të ngadaltë, që pas shujtës ofron ndjenjën e ngopjes.
Jogurti 
Jogurti është burim i shkëlqyeshëm i kalciumit dhe fosforit, minerale të domosdoshme këto për zhvillimin dhe rritjen e duhur të eshtrave dhe dhëmbëve, por kalciumi gjithsesi se është mjaft i dobishëm edhe në humbjen në peshë. Jogurti përmban bakteret e qumështit të cilat në procesin e tretjes krijojnë acidet e qumështit, ndërsa në zorrë inkurajojnë krijimin e florës së shëndoshë bakteriale. Studimet e fundit kanë vërtetuar se pacientët, të cilët kishin konsumuar jogurt, kishin humbur si në peshë, po ashtu edhe centimetra përreth belit.

Këshilla për të zvogëluar stomakun

Studiuesit sugjerojnë se për të pasur një trup fizik të bukur dhe për të poseduar shëndet të mirë të stomakut, rekomandohet t’i ndiqni këshillat e mëposhtme. Mjekët janë të mendimit se është më mirë të hahet nga pak dhe shpesh.
- Mos hani para gjumit, pasi kjo gjë e lodh stomakun;
- Hani minimum 3-4 orë para gjumit;
- Hani me kafshata të vogla, për t’u përtypur dhe tretur më mirë;
- Mos hani në këmbë apo shpejt;
- Mos hani ushqime të nxehta apo shumë të ftohta;
- Mos u shtrini menjëherë pas ushqimit;
- Mos bëni ushtrime gjimnastikore pas ushqimit;
- Ushqimet me kafeinë (kafeja, kola, çaji) nuk ju bëjnë mirë;
- Ushqimet apo pijet me aciditet (p.sh. lëng portokalli) hollojini me ujë;
- Mos përdorni alkool dhe cigare;
skuqurat;
- Mos e përdorni shumë qepën;
- Mos përdorni shumë çokollatën.

Konsumoni avokado për të humbur peshë

Nëse dëshironi të shmangni ushqimet me sheqer, si çokollatat dhe biskotat midis vakteve, dietologët rekomandojnë që të konsumoni avokado në drekë.
Nëse konsumoni një gjysmë avokado menjëherë pasi hani drekën, kjo rrit ndjenjën e plotësisë dhe nuk do të tundoheni për ushqime shtesë mes vakteve.

Në një studim ku morën pjesë 26 persona të rritur, ekspertët dolën në përfundimin se konsumi i avokados krijon ngopje. Studiuesit zbuluan se 40 për qind të personave pjesëmarrës në studim, pasi konsumuan një gjysmë avokado të freskët në drekë, ulën dëshirën për të ngrënë në 3 orët e ardhshme dhe 28 për qind prej tyre reduktuan dëshirën për të ngrënë në 5 orët e ardhshme.
“Ngopja është një faktor i rëndësishëm në menaxhimin e peshës , sepse njerëzit që ndihen të kënaqur janë më pak të prirur për embëlsira ndërmjet vakteve”, ka thënë dietologu Joan Sabate.

Dieta njujorkeze

Nëse jeni në kërkim të një diete efikase dhe të shëndetshme, ndoshta principet e të ashtuquajturës dietë njujorkeze do t’ju ndihmojnë që të ushqeheni shëndetshëm si dhe të humbni peshë.


Këtë plan të të ushqyerit e ka bërë David Kirsch, i cili është i bazuar në programin e ushtrimeve sportive dhe, natyrisht, në një mënyrë të veçantë të të ushqyerit.

Nëse e respektoni, thuhet se mund të humbni edhe deri në 6 kilogramë peshë dhe një numër të konsiderueshëm të centimetrave në bel. Dieta bazohet në ushqim me sasi të lartë të proteinave dhe të varfër sa u përket karbohidrateve. Është e ndarë në tri faza:



Faza e parë
Gjatë dy javëve të para mund të hani kërpudha, të bardhë të vezëve, salmon, pemë me lëvozhga, perime me pak fibra dhe me shumë proteina. Ndalohet rreptësisht konsumimi i alkoolit, por edhe i produkteve të qumështit, kafesë, pemëve dhe yndyrave. Në këtë fazë për çdo ditë duhet të konsumoni prej 800 deri në 1000 kalori.Faza e dytë
Zgjat gjithashtu dy javë dhe është e ngjashme me të parën, vetëm dallon për faktin që e keni të lejuar që të konsumoni më shumë shujta të pasura me karbohidrate, fasule, bizele, patate, pemë me lëvozhga… në këtë fazë për çdo ditë duhet të konsumoni prej 900 deri në 1.000 kalori.

Faza e tretë
Gjatë kësaj faze gradualisht mund të filloni të konsumon i gjëra ushqimore, të cilat kanë qenë të ndaluara në fazën e parë.
Gjatë kësaj diete është shumë e rëndësishme që të merreni me aktivitete fizike. Vraponi ose bëni kërcime me litar për rreth 45 minuta në ditë dhe bëni ushtrime për secilin grup të muskujve.

Ushqimet e pasura me proteina në kombinim me aktivitet fizik janë dëshmuar të shkëlqyeshme për djegien e shtresave dhjamore. Ata që e kanë mbajtur këtë dietë pohojnë se është e mundur që në afat rekord kohor të arrihet një peshë e duhur trupore.

Saturday, January 18, 2014

Kilogramët shkrihen shpejt me supën magjike

Supën e varfër me kalori preferohet që ta pini në sasi të pakufizuar, në çdo periudhë të ditës 
Dieta e thjeshtë me supën “magjike” apo supën me lakra, për shkak të prakticitetit të saj, dikur ishte shumë e popullarizuar. E përshtatshme për të gjithë, sidomos për njerëzit që nuk kanë shumë kohë të lirë, kjo dietë është e pasur me fibra, vitamina dhe minerale. Si e tillë, ajo e përshpejton metabolizmin, ndihmon në shkrirjen e dhjamërave dhe në pastrimin e trupit nga helmet. Bazë e kësaj diete është supa, për përgatitjen e të cilës nuk duhen shpenzime të shumta.
Ajo mund të zihet në sasi të mëdha dhe mund të qëndrojë disa ditë. Përparësia e kësaj diete është që, gjatë mbajtjes së saj, nuk keni nevojë që të duroni nga uria. Supën e varfër me kalori preferohet që ta pini në sasi të pakufizuar, në çdo periudhë të ditës. Sa më shumë që ta pini, aq më tepër do të dobësoheni, thonë shkencëtarët. Krahas supës, varësisht nga ditët e caktuara, mund të hani pemë, perime, mish pa dhjam, oriz dhe të pini qumësht. Nëse nuk ju pëlqen mishi i lopës, në ditë të caktuara mund të hani gjoks pule pa lëkurë, të përgatitur në skarë, apo mund të hani edhe peshk në skarë. Me rëndësi është që vetëm në disa nga këto ditë të hani mish lope.
Gjatë mbajtjes së kësaj diete, rreptësishtë ndalohet pirja e pijeve alkoolike dhe e pijeve të ëmbla, si dhe nuk lejohet ngrënia e bukës dhe brumërave (duke përfshirë edhe makaronat, spagetat…).
Me rëndësi është që të pini shumë lëngje, të paktën 6-8 gota në ditë, si dhe çaje pa sheqer, apo edhe ndonjë filxhan kafeje të zezë. Nëse i përmbaheni menysë, në javën e parë do të humbni 4,5-7 kg. Nëse humbni më shumë se 7 kile, para se të vazhdoni me dietë, pauzoni disa ditë.
Përbërësit e supës:
6 qepë, një lakër e madhe, një selino i madh, 2 speca të gjelbër, 2-4 karota, 4-5 domate apo 2 konserva domatesh, 1,5 l ujë, 2 paketime supe apo katrorë për supë pule, apo lope, majdanoz, kripë, biber dhe erëza (mëlmesa) bimore sipas dëshirës.
Dita e parë: pini vetëm supë dhe hani pemë.
Mund t’i hani të gjitha pemët, me përjashtim të bananeve.
Mund të pini edhe ujë dhe çaj pa sheqer.
Dita e dytë: pini supë dhe hani perime (të freskëta, të ziera, të konservuara).
Evitoni fasulet, bizelet dhe misrin. Për darkë mund të hani patate të pjekura me lëvore, me pak kripë dhe gjalpë.

Dita e tretë: lejohet që të pini supë dhe të hani të gjitha llojet e perimeve dhe pemëve. Nëse u jeni përmbajtur udhëzimeve, do të duhej të keni humbur 2-3 kile.
Dita e katërt: pini supë dhe qumësht pa yndyrë, hani deri në 3 banane.
Dita e pestë: mund të pini supë në sasi të pakufizuar, si dhe mund të hani mish dhe perime. Mund të hani 300-600 dag mish të zier të lopës dhe 6 domate.
Dita e gjashtë: pini supë, hani mish të zier lope dhe perime, por jo edhe patate.
Dita e shtatë: përveç supës, mund të ushqeheni edhe me oriz integral të zier në ujë, me mëlmesa sipas dëshirës. Hani të gjitha perimet.
Efekti
Qysh në ditët e para të dietës mund të humbni 2-4 kile, kryesisht ujë. Vetëm nëse vazhdoni që t’u përmbaheni rregullave të kësaj diete mund të keni një humbje të qëndrueshme të kileve. Preferohet që, pasi iu keni përmbajtur kësaj diete për shtatë ditë, të pauzoni dy javë dhe të filloni përsëri, natyrisht, nëse doni që të humbni edhe më tepër në peshë.

Dietë e shpejtë me qumësht, 3 ditë për të rënë nga pesha

Nëse dëshironi që në shpejtësi të humbni në peshë e të mos humbni shumë kohë (që do të thotë dietë e shkurtër dhe e shpejtë), mund të aplikoni dietë me qumësht.
Efekti i kësaj diete është humbja e dy kilogramëve për tre ditë. Dieta me jogurt është shumë e ngjashme me këtë, por ajo zgjat më tepër, prandaj jemi përcaktuar për një afat më të shkurtër kohor.
Të fillojmë nga pyetja bazë: Çfarë është qumështi?
Qumështi është një prodhim shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për njeriun. Në përbërjen e tij gjenden vitaminat A, B, C, E, kalciumi, si dhe shumë minerale, proteina. Konsumimi i një litre qumësht brenda ditës përmbush nevojat e organizmit me proteina. Prodhimet e qumështit po ashtu ndikojnë mirë në sistemin tretës, prandaj edhe nëse dëshironi të humbni në peshë, do të ishte mirë ta përdorni në njërën apo tjetrën formë – djathë, kos, jogurt. Dieta me qumësht ulë nivelin e kolesterolit në gjak, forcon eshtrat, sistemin nervor, normalizon funksionimin zorrëve dhe përmirëson mikro-florën. Gjithashtu se kjo dietë përmirëson gjendjen e lëkurës e madje ndihmon edhe në largimin e akneve. Këto janë disa nga arsyet pse është kaq popullore. Me përdorimin qumështit dhe prodhimeve të tij, gjatë kësaj diete jo vetëm se do t’i humbni kilogramët shtesë, por trupin tuaj do ta furnizoni me materie të dobishme, me ç’rast do ta përmirësoni shëndetin tuaj.

Dieta me qumësht – menyja
  • Para secilës shujtë, konsumoni një gotë ujë mineralpa gaz.
  • Mëngjesi: 1 gotë jogurt, 1 banane, çaj me mjaltë apo kafe me qumësht, pa sheqer.
  • Dreka: 100 gr qullë tërshëre ose prodhime të drithit (corn flakes) me qumësht, 200 gr djathë, 1 gotë qumësht.
  • Darka: 1 vezë të fërguar, sallatë me tranguj e shoqëruar me jogurt ose djathë të freskët
  • Pas darkës: 1 dardhë, 1 gotë jogurt.
Udhëzime dhe këshilla
Gjatë aplikimit të dietës me qumësht do të duhej t’i zvogëlonit aktivitetet fizike dhe ta ndaloni të merreni me sport (që nuk është edhe ndonjë pauzë e gjatë, pasi që dieta zgjat vetëm tre ditë). Kur të aplikoni këtë dietë, tentoni të pastroheni më shpesh. Kështu mund ta largoni stresin nga ndjenja e urisë, përderisa uji pastron gjithçka nga organizmi, pasi që uji shpëlan organizmin përmes lëkurës.

Bukë thekre, për të rënë në peshë

Konsumimi i bukës ose produkteve të tjera me bazë thekre mund të jenë mjaft të ndihmës për të kontrolluar peshën.
Nutricientët thonë se thekra rrit ndjenjën e të ngopurit dhe ul sasinë e ushqimit të konsumuar gjatë ditës.
Megjithëse ende nuk është e qartë se si ndodh kjo, studimet qartas kanë zbuluar se lëndët ushqyese përbërëse të thekrës shkaktojnë një ngopje shumë më të madhe se drithërat tjera, për shembull gruri.


Edhe pse janë të nevojshme edhe studime shtesë, ky zbulim do të mund të jetë një armë shumë e mirë në luftën kundër trashësisë, thonë studiuesit.

Dieta anticelulit: Një kilogram fruta në ditë

Dëshironi të humbni dhjamin e tepërt? Strategjia qëndron në konsumimin e rreth një kilogram pemëve dhe perimeve në ditë, mundësisht të freskëta dhe të sezonit, të ndara në pesë vakte.
Celuliti është një sëmundje e rëndomtë kozmetike. Përbëhet nga akumulimi i yndyrës nën lëkurë dhe krijon një pamje si gropëz. Ky problem prek pothuajse gjysmën e popullsisë dhe në 95 për qind të rasteve prek gratë, ndërsa në më pak se 5 për qind, burrat.
Ndonëse nuk ka një ilaç permanent, ekzistojnë shumë mundësi të ndryshme që ndihmojnë në zvogëlimin e tij. Një ndër to dhe më e rëndësishme është konsumimi i frutave dhe i perimeve me shumicë gjatë gjithë ditës. Saktësisht: një kile fruta dhe perime në ditë, duke i kombinuar në formë të sallatave, si dhe duke eliminuar nga dieta juaj sheqerin, ushqimet e ngrira, si dhe të konservuara.
Si ta luftoni celulitin?!
Mungojnë edhe katër muaj nga pushimet e verës dhe prova e rrobave të banjës nuk është edhe aq shumë larg. Kështu që të gjitha gratë që duan të arrijnë në “takim” me detin në formën më të mirë duhet të nxitojnë të fillojnë me një dietë të përshtatshme. Disa këshilla shumë të dobishme për këtë qëllim i ka dhënë dr. Pier Antonio Bacci, profesor i mjekësisë estetike në Universitetin e Sienës, në konferencën “Shëndeti në pjatë”.
“Në dhjetë ditët e para efekti do të jetë i dukshëm, pas 30 ditësh një përmirësim mjaft i dukshëm dhe nga tani deri në qershor rezultatet do të jenë ato që shpresonit, sepse me këtë dietë zvogëlohet aciditeti dhe indet shfryhen”, tha ai.
Por cila dietë me saktësi?
Gra, gati përpara letrën dhe lapsin: “Strategjia qëndron në konsumimin e rreth 1 kilogram frutave dhe perimeve në ditë, mundësisht të freskëta dhe të sezonit, të ndara në 5 vakte”, shpjegon ai.
Këshilla themelore e doktor Bacci-t: “Ushqimet më të rëndësishme duhet të kenë si primare perimet”. Qiellza do të “vuajë” pak, por pushimeve të verës do t’i buzëqeshni fizikisht dhe mendërisht.
Është e preferueshme që frutat të konsumohen në formën e sallatës, duke përzierë fruta të ndryshme, sidomos mollë, mandarina, rrush dhe portokall.

Për mëngjes është e nevojshme të shmanget absolutisht qumështi, biskotat dhe ëmbëlsirat dhe të “kënaqeni” me një fetë buke me vaj ulliri. Gjatë drekës është e këshillueshme të konsumohet një pjatë makarona, mundësisht të pashoqëruara me erëza të skuqura apo të paskuqura. Sigurisht, perime dhe fruta me bollëk. Një “meze” me bazë frutash gjatë pasdites dhe në mbrëmje përsëri perime.
Përmbledhtas:
  • Për mëngjes nuk duhet të hani asnjë ëmbëlsirë dhe nuk duhet të pini qumësht; kënaquni me një pjesë buke me vaj ulliri.
  • Në drekë është mirë të konsumoni makarona me pemë dhe perime sipas dëshirës.
  • Pastaj në darkë, mish ose peshk të shoqëruar me bishtajore dhe perime të papërpunuara

Dieta braziliane 10 kg për dy javë!

Dieta braziliane është një nga dietat “e shpejta” më të popullarizuara dhe mundëson që për dy javë të dobësoheni madje 10 kilogramë. Ekzistojnë dy variante – dieta braziliane “super-e shpejtë” dhe “normale”.
Bën pjesë në kategorinë e dietave të varfra nutritive, ndërsa ne ju prezantojmë variantin e shëndetshëm nëse dëshironi të liroheni nga kilogramët e tepërt para sezonit të verës.
Varianti normal i dietës braziliane zgjat katër javë, dhe me ndihmën e saj mund të humbni deri në 12 kilogramë. Hahet 4-5 herë në ditë, ndërsa ushqimet themelore janë perimet dhe pemët.
Menyja shtatëditore
E hënë
Mëngjesi: portokall, banane dhe një filxhan lëng portokalli;
Zamra: një gotë lëng portokalli dhe një copë buke të thekur;
Dreka: 100 gramë peshk të zier, 100 gramë sallatë nga perimet e pagatuara;
Darka: – krejt njëjtë si mëngjesi;
Para se të shkoni në shtrat: 1 gotë lëng portokalli, 1 copë e vogël buke e thekur.
E martë
Mëngjesi: vezë të ziera butë, një filxhan lëng molle;
Zamra: një copë e vogël buke e thekur, një gotë lëng molle;
Dreka: 100 gramë të mishit të zier, 2 patate të ziera, 4 gjethe të sallatës së gjelbër.
Darka: 200 gramë peshk të zier, ve shumë të ziera, sallatë të gjelbër, bizele të gjelbër.
Para se të shkoni në shtrat: një filxhan lëng të mollës, bukë të thekur.
E mërkurë

Mëngjesi: një filxhan qumësht pa yndyrë, një copë buke të thekur;
Zamra: 100 gramë djathë të payndyrshëm;
Dreka: 100 granë oriz, 150 gramë sallatë me lakër të freskët me sos të përbërë nga një limon dhe një lugë majdanoz të grirë imët;
Darka: 100 gramë mish të zier, një mollë, 4 gjethe të sallatës së gjelbër;
Para se të shkoni në shtrat: një filxhan lëng molle, një copë e vogël buke të thekur.
E enjte
Mëngjesi: një filxhan lëng ananasi, 60 gramë ananas;
Zamra: një filxhan lëng ananasi, një copë e vogël buke të thekur;
Dreka: 100 gramë mish të zier, një copë e vogël djathi dhe një portokall.
Darka: 2 patate të ziera, 150 gramë sallatë nga karota e freskët e grimcuar me pak vaj;
Para se të shkoni në shtrat: një filxhan lëng ananasi, një copë buke të thekur.
E premte
Mëngjesi: Një filxhan lëng molle dhe një copë e vogël buke të thekur;
Zamra: një mollë, një portokall;
Dreka: 150 gramë peshk të zier, 2 karota të vogla të ziera;
Darka: një pjatë supë perimesh, një pjatë krem supe nga kërpudhat ose një pjatë çorbë e peshkut, një copë e vogël buke;
Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng portokalli, një copë e vogël buke të thekur.
E shtunë
Mëngjesi: një gotë lëng molle, një copë buke të thekur;
Zamra: 150 gramë sallatë nga panxhari i zier i grimcuar, me pak vaj bimor;
Dreka: një pjatë supë perimesh, kërpudhash apo çorbë peshku, një copë e vogël buke;
Darka: 100 gramë kërpudha të fërguara, 100 gramë sallatë nga perimet e pagatuara.
Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng molle, 2 biskota të freskëta.
E diel
Mëngjesi: një banane, një grusht rrush të thatë;
Zamra: një gotë lëng karote, një copë e vogël buke të thekur;
Dreka: 100 gramë mish të zier, 100 gram sallatë nga lakra e freskët, qepë e bardhë dhe lëng nga 1 limon;
Darka: një pjatë me perime apo çorbë peshku nga kërpudhat, 100 gramë pemë, 4 gjethe të sallatës së gjelbër;
Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng molle, dy fiq të thatë.
Menyja përsëritet sipas nevojës prej 2 deri 4 javë – kurrsesi më gjatë. Kthimi në ushqimin “normal” arrihet me rritjen para së gjithash të pemëve dhe perimeve, dhe pastaj me rritjen e ngadalshme të ushqimeve që përmbajnë proteina. Siç e shihni, kjo dietë është e pasur me pemë dhe perime – pra nuk mund të shkaktohet mungesë e vitaminave dhe mineraleve.
Me këtë dietë rekomandohet edhe 30 minuta shëtitje, vozitje me biçikletë apo not çdo ditë.

Kanellë dhe xhenxhefil, për të humbur peshë

Kërkoni të humbni në peshë dhe nuk keni gjetur mënyrën e duhur. Çaji me kanellë dhe xhenxhefil ju ndihmon për të eliminuar dhjamin në zonën e barkut.
Konsumimi i kësaj pije ju ndihmon të humbisni kilogramët tuaja të tepërt. Kjo pije gjithashtu përshpejton metabolizmin, duke e bërë trupin të shpenzojë më shumë kalori, ndërsa xhenxhefili vepron si një element për parandalimin e oreksit.


Kjo pije përgatitet në këtë mënyrë:
  • 1 litër ujë
  • Xhenxhefil
  • 3 shkopinj kanelle
Hidhini të gjithë përbërësit në një enë dhe vendosini të ziejnë për rreth 5 deri 10 minuta. Pastaj hiqeni enën nga zjarri, lëreni të ftohet pija, filtrojeni dhe vendoseni në frigorifer.
Nëse ju preferoni mund të përdorni sheqer diabetik ose mjaltë për ta shoqëruar. Pini një filxhan nga kjo pije para çdo vakti.

Lëng frutash për humbje peshe


Ky lëng natyral është efikas për humbjen e peshës sidomos në zonën e barkut. Është një recetë efikase, e lehtë për t’u përgatitur dhe e shijshme.

Përbërësit që ju nevojiten janë:
  • 4 kivi
  • ¼ lugë gjelle me pluhur karafili
  • 2 mollë
  • 1 dardhë
  • 1 tufë nenexhik
  • lëngun e 2 kokrrave limon
  • 5 gota ujë
Përgatitja:
Merrini të gjithë përbërësit dhe hidhini në blender. Lërini të miksohen me njëra-tjetrën derisa të arrini një masë kompakte.
Kjo pije duhet të pihet çdo ditë para mëngjesit, drekës dhe darkës. Gjithashtu mund të pini një gotë edhe para se të flini gjumë.

Dieta me ujë për dobësim të shpejtë – Hiqni nga gjysmë kilogrami në ditë

Në dietën me ujë mund të hiqen nga gjysmë kilogrami në ditë. Megjithatë, kjo guxon të bëhet çdo të dytën ditë. Dhe jo në periudhë ta gjatë, por kohë pas kohe. Ju këshillojmë këtë lloj të ushqyerit ta aplikoni vetëm një herë në javë.

Në mëngjes

Një gotë e madhe e ujit apo çajit apo lëngu natyral. Pemë e lëngje mund të hani e pini sa të doni

Në kohën e paradrekes

Një gotë e madhe e ujit, çajit apo lëngu natyral. Disa fruta, sipas mundësisë kombinojini në lloje të ndryshme. Në varësi nga periudha kohore e vitit, ujë më së shumti përmbajnë: rrushi dhe citroni në vjeshtë dhe dimër; pjepri dhe shalqiri në pranverë dhe verë.

Dreka

Një gotë e madhe ujë para buke dhe një gotë çaj pas buke. Menyja përbëhet nga perimet të papërpunuara, në masë sa të dëshironi ju, me uthull, vaj, limon apo mëlmesa sipas dëshirës. Salatës mund t’i shtoni edhe ullinj. Guxoni të hani secilën lloj të salatave të papërpunuara dhe të konservuara: selino, sallata e jeshile, karrota, spec, tranguj, qepë, misër, sojë, domate…

Para darka

Një gotë e madhe me ujë apo çaj natyral. Një gotë qumësht apo jogurt, apo 30 gram djath ose ndonjë frut.

Darka

Pini një gotë ujë para buke dhe një filxhan çaji pas buke, 100 gr. mish (pule apo viçi) ose 150 gr. peshk, apo një vezë me perime dhe pemë.
Kujdes: Këtë dietë nuk duhet ta mbani gjithë javën, sepse do të shkaktojë disbalans të materieve në organizëm. Guxon të praktikohet më së shumti çdo të dytën ditë. Dhe jo gjatë, por kohë pas kohe.
E rëndësishme: Pini të paktën tetë gota ujë në ditë, ndërsa të ushqyerit duhet të jetë i pasur me gjëra që përmbajnë shumë ujë, siç janë pemët dhe perimet.
Dhe për fund, mbani në mend që asnjë dietë nuk është absolutisht e mirë për shëndetin tuaj. Prandaj, para se të kaloni në një ‘regjim’ të ri ushqimi, kërkoni një këshillë nga mjeku.

Sunday, January 5, 2014

Dieta me Grejpfrut

Të hash grejpfrut është ide e mirë, por mund të mos jetë baza e duhur për një dietë të mirëfilltë. Mëso anët pozitive dhe negative që ka Dieta me Grejpfrut.
Dieta me Grejpfrut, që gjithashtu është quajtur Dieta Holliwood-it, gjendet mes nesh që nga 1950. Ka shumë versione të kësaj diete për humbje peshe në mënyrë të shpejt, krejt duke u bazuar në të besuarit se enzimat që gjenden në grejpfrut mund të na ndihmojnë të djegim dhjamin kështu duke ofruar humbje peshe të shpejt. Një pohim tjetër është se dietbërësit mund të humbin deri në 4.5kg (10 pound) brenda 12 ditëve nga Dieta me Grejpfrut.

Dieta Me Grejpfrut: Si Bëhet

Gjatë kësaj diete ju do të hani gjysmë grejpfruti (apo pini një gotë me lëngë grejpfruti të shtrydhur) para mëngjesit, drekës dhe darkës. Dieta me Grejpfrut është planë me pakë karbohidrate dhe e kufizuar në 800 kalori në ditë apo edhe më pak se aq.
Një ditë tipike e Dietes me Grejpfrut mund të përfshij grejpfrut së bashku me:
  • Vezë dhe proshutë për mëngjes
  • Mish lope dhe salad për drekë
  • Mish lope dhe salad për darkë.
Dietbërësit gjithashtu mund të pinë një gotë me lëngë domate apo qumësht të skremuar para se të flenë.
Kafeja dhe çaji lejohen gjatë kësaj diete (Dieta me Grejpfrut). Dhe dietbërësit inkurarjohen të pijnë shumë ujë, të mos hanë mes vakteve (mëngjes deri drek, drek deri në dark), të hanë deri sa të ngopen gjatë secilit vakt, të mos ushtrojnë gjersa në diet për shkak të kalorive të pakta që konsumojnë.

Dieta me Grejpfrut: Anët Pozitive

Profesionist të shëndetit tregojnë se dieta me grejpfrut ka disa anë pozitive.
Grejpfruti vërtet mund të ndihmoj në humbje peshe. Nëse ka diçka speciale në grejfrupt që ndihmon të humbni peshë kjo është akoma e panjohur, por ka disa dëshmi që tregojnë se grejpfruit mund të jetë pjesë e mirë e një plani për humbje peshe. Një studim ka zbuluar se pas 12 javëve ata që konsumonin grejpfrut të freskët me një placebo pilulë para ushqimeve (vakteve) kishin humbur afërsisht 1.6kg (3.5 pounds) që ishte dukshëm më shumë se sa ata që merrnin vetëm placebo pilulën.
Shumë nga ne kemi nevojë të hamë më shumë fruta. “Nuk ka dyshim se grejpfruti është një ushqim i shëndetshëm,” thotë eksperti dietave Andrea Giancoli, zëdhënës i shoqatës Amerikanë Për Dietë. Shumica prej nesh nuk hamë mjaft fruta dhe ushqime bimore, kështu që të shtosh grejpfrut dietës suaj është e arsyeshme kur provon të humbësh peshë.

Dieta Me Grejpfrut: Anët Negativ

Edhe pse grejpfruti mund të ndihmoj të humbësh peshë, Dieta me Grejpfrut si një plan ekstrem i humbes së peshës ndoshta nuk është ideal për arsyet në vijim:
Mbivlerëson vlerën e grejpfrutit. “Dieta me Grejpfrut niset nga ajo që kinse ka diçka magjike në grejpfrut,” thotë Giancoli. Por nëse i shton çfarëdo lloj frute dietës suaj dhe ndjek një plan të ushqyerit me pakë kalori, jo prapë se prapë do të humbni peshë. “Nëse një person hanë më shumë fruta gjatë ditës, portokaj, molla, rrush apo grejpfrut, ata do të konsumojnë më pak kalori dhe njëkohësisht të ndihen të ngopur.” thotë Katherine Tallmadge autore e librit Diet Simple: 192 Mental Tricks, Substitutions, Habits & Inspiration.
Humbja e peshes me gjitha gjasat është e përkohshme. “Nuk do të ndiqja një regjim (plan) që të bënë të ushqehesh në mënyrë të çuditshme,” thotë Tallmadge. “Ndoshta arrin të humbësh 4.5 kg në dy javë, por do ti fitosh ato menjëherë pas dietës.”
Proteinat me shumë yndyrë janë burimi kryesor i energjisë tuaj. Dieta me Grejpfrut ndalon shumë nga ushqimet e shëndetshme dhe lejon ushqimet e pashëndetshme,” thotë Giancoli, i cili gjithashtu shton se mungesa e një strukture te kjo dietë mund të ju bëjë të hani shumë më shumë proshutë dhe mishrave tjera me shumë dhjamë – që disa njerëz përfundojnë duke shtuar peshë në vend se të humbin.

Dieta me Grejpfrut: Ndërveprimet me Medikamente

Ekziston rrezik potencial i ndërveprimit me medikamente kur grejpfruti konsumohet në sasi të mëdha. Të  hash grejpfrut është treguar se rritet rreziku juaj i helmimit nga medikamentet dhe efektet anësore negative të shoqëruara me këto medikamente:
  • Statins
  • Medikamentet anti-aritmike
  • Supresantët e Sistemit të Imunitetit
  • Bllokues të kanaleve të kalciumit
Bisedo me mjekun për të zbuluar nëse je në rrezik të këtyre ndërveprimeve. Një dietë nuk mund të quhet e mirë nëse e vë në rrezik shëndetin tuaj.

Saturday, January 4, 2014

Portokalli ofron ndjenjën e ngopjes

Portokalli më së miri do të ndihmojë në kthimin e tretjes në funksion të plotë pas përfitimit të tepërt të yndyrave dhe sheqerit.

Dieta me agrume nënkupton që dita të fillohet me një portokall për drekë dhe darkë në pjatë të gjendet edhe një pjesë e bukës së thekur. Nuk lejohet konsumimi i pijeve alkoolike, ndërsa gjërat ushqimore duhet të konsumohen sipas radhës, nuk bën të anashkalohet asnjë prej tyre.
Dieta zgjat 15 ditë, përbëhet prej tri cikleve, që zgjasin nga pesë ditë. Me të mesatarisht humben shtatë kilogramë. Portokalli ofron ndjenjën e ngopjes. Dihet që vajrat e portokallit e reduktojnë urinë, por edhe me këtë, nuk gjen aplikim në terapitë dietetike për ndonjë afat më të gjatë.
Portokalli është i pasur me vitaminë C. Përveç kësaj e përshpejton sistemin e tretjes.
Portokalli më së miri do të ndihmojë në detoksimin e organizmit dhe kthimin e tretjes në funksion të plotë pas sulmit të sheqerit dhe yndyrave gjatë festave të fundvidit.

Friday, January 3, 2014

Meny tipike për dobësim

Një shembull menyje
Mëngjesi
-Çaj ose kafe sipas dëshirës
-2 feta bukë gruri
-2 krepa të bërë në shtëpi ose 30 g musli + 1 gotë kos pa sheqer me 0% yndyrë
Dreka
-250 g peshk i bardhë ose mish pule
- 1 pjatë (300 g) me perime zgare
-1 kos frutash me 0% yndyrë
-Kafe + 1 copë çokollatë
-1 gotë verë
Darka
-1 pjatë me supë me perime
-200 g mish pule ose 2 deri në 3 vezë
-perime të ziera
-kos me 0% yndyrë
-1 gotë me lëng frutash

Sunday, December 29, 2013

Kuptimi i dietes se shendoshe dhe rregullat praktike te ngrenies dhe pirjes

Në Musned, si edhe në vepra të tjera, është shënuar se i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thënë: “Njeriu nuk ka mbushur asnjëherë enë më të keqe sesa lukthin e vet. Për këtë arsye është e mjaftueshme që bijtë e Ademit ta shuajnë urinë me disa kafshata sa për ta kthyer forcën. Nëse duhet ngrënë për t’u ngopur, atëherë duhet rezervuar një të tretën e lukthit për ushqim, një të tretën për ujë dhe një të tretën për frymëmarrje normale”.6
Ekzistojnë dy lloj sëmundjesh: e zemrës dhe sëmundja fizike, e cila është pasojë e hyrjes së substancës, veprimi i së cilës dëmton funksionet natyrore dhe ekuilibrin e trupit, gjë që është një lloj i sëmundjes së përgjithshme që godet shumicën e njerëzve. Kjo lloj sëmundje shkaktohet kryesisht: me ushqim të tepërt, ngrënia e ushqimit tjetër para se të ketë përfunduar tretja e ushqimit të mëparshëm, ngrënia e ushqimit që ka përbërës deficitar; ngrënia e ushqimit që tretet ngadalë, përzierja e disa lloje ushqimesh të kundërta; të ngrënit e ëmbëlsirave që përgatiten për të njëjtën shujtë. Kur trupi mësohet me këtë dietë, ai do të trashëgojë sëmundje të ndryshme. Disa prej tyre mund të tejkalohen më shpejt, e disa më ngadalë. Prandaj themi se maturia është rruga e shëndetit të mirë, ndërsa trupi ka dobi nga maturia dhe e zbërthen gjellën më shumë se që mund ta bëjë kur njeriu fut shumë lloje ushqimesh dhe shtojca të ndryshme në lukth.
Trupi mund të mësohet me tri shkallë të kënaqjes me ushqim:
ushqimi i nevojshëm,
ushqimi i mjaftueshëm,
dhe ushqimi plotësues.
I Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., lidhur me dietën e nevojshme “të mjaftueshme” ka thënë: “…disa kafshata sa për të rimarrë fuqi” dhe ky trajtim mbron trupin dhe nuk do të lejojë të dobësohet ose të humbas fuqinë. Nëse dikush është vënë në sprovë dhe është i detyruar ta tejkalojë atë shkallë elementare të mbrojtjes shëndetësore, atëherë duhet: “…të rezervojë një të tretën për ushqim, një të tretën për ujë dhe një të tretën për frymëmarrje normale”, dhe kjo është dieta më e mirë nga të gjitha dietat. Në të vërtetë kur njeriu e ka mbushur lukthin me ushqime, ai nuk është në gjendje të pranojë ujin, ndërsa kur ushqimi dhe uji e tejkalojnë shkallën e përshkruar (këshilluar), mund të vuajë nga çrregullimi i mushkërive dhe e gjithë kjo paraqitet me stres dhe rraskapitje, ndërsa mushkëritë nuk janë në gjendje ta përcjellin lehtësisht gjakun e oksiduar. Njeriu do të ndiejë, në mes të tjerash, edhe vështirësi në trup, në zemër, dhe shpirti do të ndjehet i rraskapitur dhe i plogështë, ndërsa gjymtyrët nuk do të jenë në gjendje të kryejnë detyrat themelore fetare. Një pozitë e tillë do të përshpejtojë disa epshe të shpirtit. Pra, lukthi i stërmbushur dëmton trupin, zemrën dhe shpirtin. Ky rast është i dhembshëm kur bëhet zakon, diçka e rëndomtë, qoftë edhe nëse përkohësisht njeriu e kënaq veten me ushqime të shumta e kalorike.
Në një hadith është thënë që Ebu Hurejre (All-llahu qoftë i kënaqur me të!) kishte pirë qumësht derisa ishte ngopur, nga një enë të cilën ia kishte ofruar i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., pastaj kishte bërtitur: “Betohem në Atë i cili të dërgojë me mesazhin e vërtetë që nuk mund të pijë më asnjë pikë!”7 Tradita rrëfen se kohë pas kohe edhe ashabët e tjerë kanë ngrënë derisa u ka pëlcitur veshi, prandaj, siç kemi thënë më herët, ushqimi i tepërt do të shkaktojë plogështimin dhe rraskapitjen e trupit, qoftë vetëm duke i përshpejtuar ato. Sidoqoftë, shëndeti dhe fuqia e trupit vijnë nga ushqimi i cili përthithet (resorbohet) e jo nga sasia e ngrënë dhe, duke qenë se qenia njerëzore është e përbërë nga tri elemente: dheu, uji dhe ajri, i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., e ka ndarë në përpjesëtime të barabarta dietën e tij në këto tri kategori.
Çështja e strukturës së trupit të njeriut dhe a është zjarri njëri prej elementeve?
A është zjarri njëri prej elementeve strukturore të trupit të njeriut? Tani, nëse dikush pyet për pjesëmarrjen e zjarrit, i cili nuk ndodhet në pjesët e ndara të porosive të mësipërme të të Dërguarit, përgjigjja e jonë është që të qartësojmë se disa mjekë kanë thënë që zjarri është njëri prej elementeve, mirëpo disa mjekë të ditur dhe shkencëtarë e kanë mohuar këtë teori dhe e kanë argumentuar me dy fakte: zjarri është prodhuar nga eteri (mbitokësor) e më pastaj është lëshuar dhe përzier me ujin dhe dheun, ose zjarri është prodhuar nga elementet e tjera pa asnjë trup tjetër.
Teoria e parë është absurde për dy shkaqe: i pari është se zjarri është element i ndritshëm, dhe para së gjithash materie hyrëse, prandaj materia dalëse implikon ekzistimin e kuazielementit i cili vepron si neutralizues dhe e detyron zjarrin të ketë karakteristika rënëse, gjë që është e papranueshme. Nga ana tjetër, në urdhrin që zjarri të zbresë poshtë në tokë, ai ka qenë i detyruar të kalojë nëpër atmosferë jashtëzakonisht të ftohtë (zamharir) dhe ne mund të vërejmë lehtë në ndërhyrjen tonë të drejtpërdrejtë se edhe zjarri tepër i madh mund të fiket me një sasi të vogël lëngu. Prej këtej, edhe sikur pjesë të vogla të zjarrit të kalonin papritmas vetëm për një minutë nëpër këtë atmosferë të ngrirë, ato me siguri do të shuheshin.
Në disa kaptina të Kur’anit, All-llahu i gjithëfuqishëm ka njoftuar për krijimin e qenies njerëzore. Ai e ka përshkruar këtë krijim në të cilin thotë se është krijuar prej ujit, ndërsa në vendet (versetet) e tjera Ai e ka përshkruar se krijimi i njeriut është bërë prej dheut, ose nga kombinimi i ujit dhe dheut, të quajtur argjilë (tin), e cila është lënë në mjedis të hapur dhe është lënë të thahet si një shtambë (fahhar) për shkak të përzierjes me ajër dhe me nxehtësinë e diellit. Në të vërtetë në asnjë kaptinë (sure) të Kur’anit All-llahu i madhërishëm nuk ka thënë se njeriun e ka krijuar nga zjarri, por elementin e zjarrit ia ka përshkruar një lloji tjetër të krijesave, të quajtur exhin. Në mesin e tyre janë Iblisi, Shejtani i mallkuar.
Në Sahihun e Muslimit është shënuar që i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thënë: “Meleqtë janë të krijuar nga drita (nuri), dhe nga zjarri flakërues, ndërsa Ademi është krijuar në formën e cila u është dhënë edhe juve”.8 Kjo paraqitje (hadith) e Pejgamberit është e qartë edhe sa i përket elementeve nga të cilët është krijuar Ademi, ndërsa në asnjë pjesë të Kur’anit Zoti dhe Krijuesi ynë nuk e ka përmendur përzierjen e zjarrit në strukturën e trupit të Ademit. Sidoqoftë, në përgjigje të këtyre hipotezave, të gjithë pajtohemi që trupi i njeriut me të vërtetë ka temperaturë e cila është krijuar nga faktorë të llojllojshëm e jo nga zjarri. Prandaj shumica e shkencëtarëve sot pajtohen me teorinë e ndryshimeve të lëndëve të njëjta. Ne, për këtë, nxjerrim përfundimin në pajtim me thënien e Kur’anit të shenjtë, ku All-llahu i gjithëfuqishëm thotë:
“Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet”. (Es Safatë, 11) Ky verset tregon se elementet primordiale mbeten të pandryshueshme. Vërtet, All-llahu është Ai i cili furnizon me njohuri dhe me sukses.

MJEKËSIA E PEJGAMBERIT MUHAMMED nga Ibn Kajimi