Saturday, January 4, 2014

Ushqimet që i thonë stop pirjes së duhanit



Sipas nje studimi te kryer ne Universitetin Duke ne Karolinen e Veriut, ne Shtetet e Bashkuara, mishi, kafja dhe pijet alkoolike permiresojne shijen e duhanit, ndersa ushqime te tjera e perkeqesojne ate duke tentuar te dekurajone pirjen e duhanit.
Jane keto 5 ushqime me efikase per tu perfshire ne diete.
Djathi- Pervecse prish shijen e duhanit, djathi, kosi dhe qumeshti permbajne nivele te larta te vitamines B qe ndihmoje per te pershpejtuar eleminimin e nikotines nga trupi.
Kivi- Varesia nga duhani shkaton nje mangesi te vitamines C, nje antioksidant natyror qe pengon zhvillimin e substancave kancerogjene. Kivi eshte nje frute me perqendrimin me te larte te kesaj vitamine, e cila ka rreth 98 miligram per 100 gram, pothuajse dyfishi i nje portokalli.
Karrota- Vitamina A ndihmon ne mbrojtjen e mushkrive dhe gjendet ne dozat te larta te karrota.Permban 93 perqind te shumes ditore te nevojshme per trupin, si dhe vitamina B dhe C.
Fasulet- Bimet bishtajore jo vetem qe i japin kohe te veshtire duhanit, por gjithashtu kane merite ne stimulimin e tranzitit te zorreve (shpesh problematike tek duahanpiresit), sepse ato jane te pasura me fibra. Gjithashtu mund te shtoni ne dieten ushqimore, sallatrat, supat ose pjaten e dyte me mish.
Lengje frutash natyral- Lengu i portokallit, limoni dhe mango, jane shume te pasur me vitamina dhe dekurajojne perdorimin e duhanit, ndersa pije te tjera si kafe, caji, alkooli favorizojne konsumin.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment