Caji qe pergatitet nga lulet e molles pihet kunder ftohjeve te ndryshme, lehteson etjen, forcon nervat, mushkerite dhe zemren. Ky caj eshte mjet i mrekullueshem per rregullimin e tretjes.
Per pergatitjen e cajit nga lulet e molles duhet qe ne pranvere te mblidhen lulet e fresketa, te cilat thahen ne hije dhe pastaj si te thara perdoren gjate vitit. Caji nga keto lule zihet sikur edhe cdo caj tjeter, por ne vend te sheqerit embelsohet me mjalte.
Caji i perftuar nga fetat e thara te molles, perdoret per qetesimet psikike pas puneve te renda, per riperteritjen e melcise dhe pastrimit te veshkes.
Guret ne veshka
Duhet theksuar se pirja e rregullt e lengut te molles nuk lejon formimin e gureve ne veshka dhe ndikon mire te njerezit, qe kane vuajtur nga verdheza. Mjeku rekomandon pirjen e cajit te molles 3 here ne dite 1 gote, por gjithmone pas buke. Lulet e molles perdoren ne formen e cajit qe qeteson kollen.
Per kollen e bute keshillohet 1 kokerr molle, lengu i nje kokrre limoni, 2 luge mjalte dhe pak uje. Molla pritet ne kubike te vegjel dhe zihet me uje se bashku me lengun e limonit.
Me pas shtohet mjalti dhe lihet deri sa te formohet nje mase e trashe si qull. Kura e pergatitur perdoret disa here ne dite nga 1 luge gjelle. Kurse gjethet e kesaj peme perdoren per lehtesimin e enjtjeve ne trup. Nje grusht nga keto gjethe hidhen ne 2 litra uje dhe lihen te zihen per 20 minuta. Caji pihet 2 here ne dite nga gjysme gote para buke.
0 comments:
Post a Comment