Wednesday, January 29, 2014

Shesim edhe pije alkoolike, a është haram?



Pyetje:
Jam një motër, një nënë që jetoj jashtë shtetit, në Austri. Kemi një lokal-restorant, mirëpo shesim edhe pije alkoolike për shkak se vendi ku jetojmë është i tillë. A është haram?  Zoti ju shpërbleftë me të mira, inshallah!
Përgjigje:
Sikur që nuk lejohet konsumimi i pijeve alkoolike, po ashtu nuk lejohet edhe shitja e tyre, qoftë si biznes i veçantë me pije alkoolike apo edhe si pjesë e ndonjë biznesi që përmban edhe pije alkoolike, siç është rasti i juaj. Pijet alkoolike jo vetëm që nuk guxojmë t’ia shesim myslimanëve, por kjo gjë është e ndaluar edhe atëherë kur ia shesim jomyslimanëve. Pra thjesht, nuk lejohet të fitohet nga pijet alkoolike në asnjë formë, pasi pijet alkoolike në Sheriat konsiderohen mall i ndytë dhe si i tillë nuk është i vlefshëm për të nxjerrë përfitime nga mallra të tilla.
Nga ana tjetër, edhe vendi ku ju jetoni nuk imponon në asnjë mënyrë që të mbani medoemos pije alkoolike në restorantin tuaj, por kjo është çështje që i kthehet bindjes suaj. Kudo në Austri ka restorante e lokale të ushqimeve që fare nuk posedojnë pije alkoolike (si p.sh. “Lami”) dhe njihen për shitje të mirë, që do të thotë se mungesa e pijeve alkoolike në ato lokale e restorante nuk shkakton mospunën e as mbylljen e tyre.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku

Filled Under:

1 comments:

  1. Unë jam me burrin tim për 7 vite pa fëmijë, unë dhe burri im provuam gjithçka që ishte e mundur por nuk pati rezultat, derisa takova një mike timen shumë të mirë e cila më tregoi për Dr. Dawn acuna dhe si e ndihmoi ajo, i shpjegova. gjithçka për Dr dawn acuna pasi e kontaktova në Whatsapp, ajo më premtoi të më ndihmonte, më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, për habinë time mbeta shtatzënë 2 javë pasi ajo më ndihmoi dhe tani kam një fëmijë të bukur tani. faleminderit Dr dawn acuna, kontaktoni me të për një zgjidhje të shpejtë të problemit tuaj,
    *Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
    *Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
    *Nëse dëshironi fat të mirë në jetën tuaj.
    *Nëse doni të ndaloni abortin dhe të tjerët,
    : email { dawnacuna314@gmail.com}
    Whatsapp: +2348032246310

    ReplyDelete