Wednesday, January 29, 2014

A e kam të ndaluar namazin në ditën e parë të ciklit mujor?



Pyetje:
Selam alejkum!
Kur më vjen koha e ciklit mujor ditën e parë vetëm një herë kam gjakderdhje, vetëm sa për lajmërim dhe deri në mbrëmje apo të nesërmen nuk kam më gjakderdhje. A e kam të ndaluar faljen e namazit apo duhet me vazhdu deri sa të fillon gjakderdhja pandërprerë? Nëse keni mundësi një përgjegje më të shpejtë.
Allahu ju shpërbleftë për punën që jeni duke e bërë! Selam alejkum!
Përgjigje:
Alejkum selam ve rahmetullah!
Nëse krahas gjakderdhjes së parë, vëreni edhe shenjat e tjera të ciklit dhe thjesht është koha e të përmuajshmeve, atëherë duhet ta ndërprisni faljen e namazit dhe duhet t’i respektoni të gjitha kufizimet e tjera që janë për shkak të ciklit menstrual, edhe pse mund të keni ndërprerje në mes të ciklit. Pra konsiderohet si periudhë e të përmuajshmëve. Ky do të ishte mendimi më i saktë, edhe pse disa dijetarë mendojnë se nëse tërësisht vendi i gjakderdhjes është i terur për një gjysmë dite, duhet të pastrohet – të marrë gusël dhe ta falë namazin etj., e kur të fillojë përsëri, duhet ta ndërpresë.
Ky mendim nuk është gjithaq i favorizuar me argumente nga njëra anë si dhe kërkon që vendi i gjakderdhjes të jetë i tëri i tharë, përndryshe nëse kur preket me fashë apo pambuk vërehen shenja sado të vogla të vazhdimësisë së ciklit, konsiderohet cikël menstrual.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment