Nese në fytyrën tuaj ose pjesë të tjera të trupit shfaqen pucrra, zakonisht ky eshte një tregues i sëmundjes se lëkurës njohur si Akne. Te kesh akne nuk është fatale, por sigurisht ato lene shenja ne lekuren tuaj.Poret e lëkurës (sone) lidhen me gjëndra yndyrore/vajore që gjenden nën lëkurë tone. Kanalet e vogla të quajtur fulikula lidhin poret me gjëndrat.
Gjëndrat prodhojnë një lëng vajor qe quhet sebum.Sebumi ka per detyre qe me ane te fulikulave te nxjerr ne siperfaqe qelizat e vdekura te lekures, po nepermjet fulikulave nje qime e vogel fillon te rritet ne lekure. Nese keto fulikula bllokohen, pucrrat nisin te dalin, si rrjedhoje yndyra grumbullohet nen lekure.
Fytyra, shpatullat, qafa, kraharori dhe shpina kanë një numër të madh fulikulash yndyror, rrjedhimisht keto jane edhe zonat më lehtesisht të prekshme nga aknet.Rezulton qe shumica e njerzve qe kane pucrra kane provuar mjekime te ndryshme me qellimin per ti zhdukur aknet nje here e pergjithmone. Pjesa me e madhe e këtyre barnave nuk janë një zgjidhje e qëndrueshme për aknet, per me teper perdoruesve i shtohen efektet anësore te ketyre medikamenteve.
Mënyra më e mirë dhe më efektive për të siguruar eliminimin total të puçrrave nga fytyra dhe trupi juaj është te zgjidhni rrugen natyrale.Behet fjale per disa ndryshime qe mund te beni ne stilin tuaj te jeteses, te cilat japin nje rezultat te kenaqshem në eliminimin dhe parandalimin e akneve. Disa nga këto receta natyrale po jua propzojme ne vazhdim.
Shmangni karbohidratet e thjeshta
Ushqimet me karbohidrate te thjeshta janë ato që përmbajnë niseshte te pastër ose pothuajse të pastër. Ne to nuk gjenden perberes ushqimor te nevojshem per trupin si proteina, fibra dhe minerale. Karbohidratet e thjeshta gjenden në ushqime të tilla si: produktet me sheqer te perpunuar, pijet e gazuara,lengjet e frutave dhe, embelsira, cokollata, biskota,etj.Trupi jone transformon shpejt karbohidratet e thjeshta në glukozë, e po aq shpejt perthithen nga qarkullimi i gjakut, dhe rritet niveli i glukozes ne gjak.
Nëse ju konsumoni ushqime qe e furnizojne trupin tuaj me më shume glukozë sesa kapaciteti i tij për ta kthyer atë ne energji, rrezikoni shendetin tuaj.Duke qene se lengu yndyror në gjendrat dhjamore trashet, bëhet teper ngjitës, bakteret ngecin lehtesisht. Sa me shume shtohet sasia e glukozes per bakteret aq me shpejt ato shumohen, duke krijuar keshtu një koloni bakteresh në poret e lëkurës. Sapo qelizat imunitare të trupit zbulojne prezencen e ketyre kolonive bakteriale, ato sulmojne. Ne lekure ky proces shfaqet me enjtje, skuqje dhe kruarje.
Pini shumë ujë çdo ditë
Lëkura është organi më i madh i trupit të njeriut. Që ajo të qëndrojë e freskët dhe rinore ka nevoje per nje sasi te mire hidratimi. Procesi i djersitjes qe është përgjegjës për largimin e mbetjeve qelizore nga trupi, bëhet nëpërmjet lëkurës.Nese ne trup nuk do te kishte uje, melçia dhe veshkat tuaja nuk do te ishin në gjendje të largonin mbetjet qelizor prej trupit tuaj.
Duke konsumuar me shumë ujë do te garantoni eliminimin e toksinave, përmirësimin e pamjes se lëkurës suaj dhe gjithashtu përmirësimin e shëndetit në përgjithësi. Ekspertët e shëndetësisë rekomandojnë të paktën 8 gota ujë në ditë. Ky ujë duhet të jetë ujë natyral mineral nga burime ujore që nuk jane trajtuar me klor ose fluor.
Shmangni irritimin e lëkurës
Në përpjekjet për të eliminuar pucrrat nga lëkura e tyre, disa njerëz praktikojne larjen e shpeshte te lëkurës me sapun te ashpër. Kjo sjellje nuk jep rrezultat për shkak se pucrrat janë manifestim i një problem nën lëkurë, i cila nuk mund të largohet nga aplikimi i kimikateve të paperpunuara në lëkurë.
Trajtime te tilla, te ashpra kane një efekt negativ në qelizat e brishta e të ndjeshme e lëkurës tuaj.Shmangni prekjen me duar te ketyre zonave dhe mbajini duart tuaja sa me te pastra/ te disinfektuara. Shtrydhja e pucrrave mund te provokoj me shume enjtje e skuqje, si rezultat i shtyrjes me thelle me gishta te infeksionit ne lekure. Gjithashtu rritet mundesia qe plagët te kthehen ne shenja qe mbeten ne lekure per shume kohe.
Sigurojini trupit tuaj ushqyesit e nevojshëm per një lëkurë të shëndetshme
Shumica e njerëzve me akne ne fytyre kane mungese te Vitamines A. Marrja e përditshme e vitaminës A, do të sigurojë energjine e nevojshme dietike qe kerkon trupi juaj per procesin e prodhimit te hormoneve, si dhe prodhimin e yndyrnave te shendetshme per lekuren.( Vitamina A gjendet tek qumeshti, e verdha e vezes,vaji i peshkut,gjalp,domate,spinaq,qershi,pjeshke,kajsi,karrota,pjeper etj.)
Edhe mungesat e vitaminës B-2 mund të shkaktojnë probleme në lëkurë. Vitamina B-2 është zbuluar të ketë rëndësi te vecante në mirëqenien e përgjithshme të lëkurës. Sigurohuni te merrni nje shtese baze te perditshme te Vitamines B-2.(Vitamina B2 gjendet ne te bardhën e vezës, ,mishin e pules, peshk, ne organet e brendshmet te shtazeve- melci,veshka,zemer. Thekër ,tërshër,bajame, arra, spinaq, bizele,bishtaja etj.)
0 comments:
Post a Comment