Ndërsa njerëzit në tërë globin festonin kalimin në Vitin e Ri, dy nëna sollën në jetë foshnjat e fundit të vitit 2013 dhe të parat në vitin 2014. Megjithëse u lindën me disa minuta dallim, binjakët e tyre, erdhën në jetë në dy vjet të ndryshme.
Më 31 dhjetor të vitit 2013, në orën 23:58 minuta Yaleni Santos Tohalino, solli në jetë vajzën e saj Lorraine Yaleni Begazo, në një spital në Washington.
Menjëherë pas saj, vëllai i saj binjak Brandon Ferdinando Begazo, u lind më 1 janar 2014 në orën 00:01. “Ndihem shumë mirë, i mbushur me gëzim dhe i kompletuar. Vërtetë kemi festuar Vitin e Ri”, tha babai i binjakëve, Warren Begazo.
Në Toronto, dy vajza binjake gjithashtu u lindën në vitin 2013 respektivisht 2014. Motra më e madhe Gabriela Salgueiro u lind më 31 dhjetor në orën 23:52 derisa binjakja e saj Sophia Salgueiro, u lind më 1 janar 2014 në orën 00:00:38. Nënat dhe foshnjat janë mirë dhe janë dërguar në shtëpi.
0 comments:
Post a Comment