Një student australian nisi të fliste kinezisht, një gjuhë nga e cila nuk dinte më parë asnjë fjalë, pasi u zgjua nga një komë disa-mujore në të cilën ndodhej pas një aksidenti me makinë.
Ben McMahon, ndonëse nuk di ta shkruajë, tashmë është në gjendje që të flasë në mënyrë të rrjedhshme kinezishten, madje edhe në tema jashtë sferës së gjërave të përditshme e që kanë nevojë për njohjen e një gjuhe më specifike, siç janë përshembull temat shkencore.
21-vjeçari, gjatë muajve në të cilat qëndroi në koma në një spital të Melburnit ishte nën kujdesin e një infermiere kineze, që me sa duket komunikonte me infermiere të tjera bashkëkombase brenda dhomës, gjatë shërbimit që i bënte studentit.
Ndonëse ky është i vetmi shpjegim, për burimin e mësimit të kinezishtes prej të riut, mjekët dhe ekspertët janë tërësisht të paaftë të gjejnë një shpjegim shkencor, mbi mënyrën se si truri i McMahon ka përthithur gjuhën e panjohur më parë, porsi një i sapolindur.
”Është e pashpjegueshme, por kur u zgjova mendova se isha në Kinë. Atje ishte infermierja kineze dhe nisja t’i flisja në kinezisht. Ajo mbeti e shtangur, ashtu si të afërmit e mi. Më përpara, nuk dija as edhe një fjalë nga kjo gjuhë”, dëshmoi McMahon.
Disa javë pas zgjimit, njohuritë e tij të kinezçes janë aq të mira, sa që McMahon ka nisur një profesion të ri të mirëpaguar, atë të shoqëruesit të grupeve turistike me kinezë, që vijnë në vendin e tij.
0 comments:
Post a Comment