Friday, December 6, 2013

Virusi në Facebooke shpalos informacione të shfrytëzuesve



Rrjeti social në internet, Facebook njoftoi sot se numrat telefonik dhe e-mail adresat e afro gjashtë milionë shfrytëzuesve janë ekspozuar në mënyrë të paligjshme te shfrytëzuesit e tjerë për shkak të një virusi në softuer.
Në deklaratën e bërë nga Facebook, thuhet se problemi ishte i ndërlidhur me mjetin “Download Your Information”.
Facebook thekson se ky gabim ka mundësuar që në disa informacione për kontaktet e njerëzve, siç janë e-mailat ose numrat telefonikë, “të kenë qasje nga njerëzit, që kanë ndonjë informacion kontaktues për atë person ose ndonjë lidhje me ta”.
Facebook thotë se po dërgonte e-maila për t’i njoftuar shfrytëzuesit, informacionet e të cilëve janë prekur nga ky gabim.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment