Friday, December 6, 2013

10 Android aplikacionet që duhet t’i keni



Secili që përdor Android ka interes të ketë të instaluar vetëm aplikacionet më produktive të mundshme në pajisjen e vet.
PCWorld Albanian ka vështruar dhjetëra aplikacione dhe ka vlerësuar 10 aplikacionet të domosdoshme që njëkohësisht janë më të rekomanduar nga përdoruesit e sistemit operativ mobil Android. Aplikacionet e vendosura në Top 10 janë vlerësuar edhe për mundësinë e përdorimit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni.
1. Pocket për Android
Pocket për Android, më herët i njohur si Read It Later, është një aplikacion digjital për etiketim që ju mundëson të “përvetësoni” artikujt, faqet dhe videot që i gjeni në Ueb në mënyrë që t’i lexoni më vonë. Pocket, është gjithashtu i disponueshëm edhe për kompjuter dhe tablet, prandaj ju mund të ruani një artikull me përdorimin e smartfonit tuaj Android dhe pastaj t’i çaseni më vonë nga kompjuteri apo tableti. Dhe më e mira e këtij aplikacioni është se ai mund të ruaj shumicën e përmbajtjes në pajisjen tuaj, dhe ju mund t’i çaseni asaj përmbajtjeje më vonë pa pasur nevojë për një lidhje Interneti—një veçori që është jashtëzakonisht e dobishme për fluturimet e gjata.
2.Watchdog Task Manager për Android
Të gjithë përdoruesit entuziastë të Android, kanë nevojë për një menaxher të mirë detyrash për të monitoruar dhe përshtatur performansën e pajisjes së tyre, dhe për të identifikuar aplikacionet që mund të funksionojnë në prapavijë. Watchdog Task Manager ju mundëson të shihni cilat aplikacione përdorin më së shumti memorje dhe t’i fikni ato nëse nuk ju duhen. Watchdog, ju lajmëron nëse një aplikacion fillon të përdor shumë burime të pajisjes. Versioni i plotë fshinë të gjitha reklamat dhe ju mundëson të fusni në “listë të zezë” cilindo aplikacion kur ai të arrij nivelin e lartë të shfrytëzimit të memorjes.
3. Instagram për Android
Për vite me radhë, shfrytëzuesit e iPhone kanë përdorur aplikacionin për ndarje të fotove Instagram. Por tani edhe shfrytëzuesit e Android e kanë mundësinë ta përdorin këtë aplikacion. Softueri është shumë i thjeshtë: Bëni foto, importojini ato në Instagram, zgjedhni një filtrues të caktuar, shtoni një kornizë apo efekt, dhe ndajeni atë me miqtë tuaj. Do të mahniteni se çfarë do të jeni në gjendje të bëni me një imazh.
4. PicSay Photo Editor për Android
Aplikacioni PicSay Photo Editor për Android është një vegël editimi për foto që çdo smartfon duhet ta ketë. Versioni falas është i mrekullueshëm për editim themelor, dhe ju mundëson të shfletoni dhe rrotulloni fotot, të shtoni tekst, vendosni “afishe” dhe të aplikoni një gamë filtruesish apo efektesh. Versioni i plotë ofron edhe më shumë veçori, përfshirë mundësinë për të zmadhuar, zvogëluar dhe korrigjuar imazhet.
5. WeatherBug për Android
Duke iu falënderuar WeatherBug për Android, kurrë nuk do të ju zë shiu, bora apo breshëri. Versioni falas ofron informacione themelore në kohë reale për më shumë se 10,000 lokacione. Me këtë aplikacion keni çasje në parashikimin e motit, hartat interaktive, mëse 2000 kamera direkte e më shumë. Versioni i plotë heq të gjitha reklamat dhe ju ofron veçorinë e lokacionit tuaj dhe automatikisht azhurnon të dhënat e sakta të motit gjersa udhëtoni nga një lokacion në tjetrin.
6. RunKeeper për Android
Pa marrë parasysh a jeni atlet, vrapues i rëndomtë, biçiklist, notues, skitar apo trajner, ju gjithmonë do të gjeni një mik në RunKeeper. Ky aplikacion ju mundëson të gjurmoni një mori aktivitetesh fizike nëpër harta për të caktuar gjërat si distanca që keni përshkruar, kaloritë që keni djegur si dhe ritmin. Ky aplikacion përdor GPS-in për të monitoruar lokacionin tuaj. Veçoria “stërvitja” ju mundëson të vendosni ushtrime specifike si dhe të krijoni vet stërvitjet tuaja. Aplikacioni ruan historinë e detajuar të aktiviteteve tuaja në mënyrë që të mund të krahasoni ngritjet dhe uljet dhe të gjurmoni progresin.
7. TripIt Travel Organizer për Android
TripIt Travel Organizer kujdeset për itinerarin tuaj duke organizuar informacionet e udhëtimit, hotelit, rezervimet e makinave si dhe i prezanton ato në një aplikacion shumë të lehtë për navigim. Vetëm dërgojini konfirmimet tuaja të udhëtimit në TripIt, dhe shërbimi i shton ato në udhëtimin e duhur. Versioni i plotë i TripIt heqë të gjitha reklamat dhe abonimi 49.99$-në vit ju ofron informacionet e fluturimeve në kohë reale.
8. Vlingo Virtual Assistant për Android
Përdoruesit e iPhone kanë Siri për komandim të zërit, dhe përdoruesit e Android përdorin Vlingo Virtual Assistant. Krejt çfarë duhet të bëni është ta hapni aplikacionin Vlingo, dhe t’i tregoni atij se çfarë dëshironi të bëni. Aplikacioni u përgjigjet komandave dhe dërgon tekste dhe porosi e-mail, formon numrat e telefonit, lanson aplikacionet tjera, kërkon Uebin, bënë rezervime hotelesh apo blenë bileta kinemaje. Vlingo mund t’u përgjigjet pyetjeve themelore dhe azhurnon Facebook apo Twitter. Siri kush?
9. TeamViewer për telekomandim për Android
Nëse gjithmonë keni dëshiruar ta shikoni kompjuterin tuaj derisa jeni në udhëtim apo t’i çaseni kompjuterit të një miku apo të afërmi për ndihmë me përkrahje teknike derisa keni udhëtuar, TeamViewer për telekomandim është aplikacioni i duhur për ju. Instalojeni TeamViewer në pajisjen tuaj Android dhe në kompjuterin e dikujt tjetër- krijoni një llogari, identifikoni kompjuterin që dëshironi t’i çaseni, dhe do të jeni gati. Kontrollet e navigimit janë paksa të ngathta, por megjithatë keni veçori të plota telekomandimi përmes pajisjes mobile- falas.

10. Zedge për Android
Aplikacioni Zedge për Android ofron një mori të pafund imazhes, melodish, alarmesh dhe lojërash. Ndërfaqja e tij e pastër dhe e thjeshtë e bënë shumë të lehtë shfletimin e galerive gjigante. Ju mund të kërkoni për terme specifike për të gjetur çfarëdo që kërkoni. Gjithashtu, mund të caktoni melodi dhe njoftime brenda këtij aplikacioni. E fundit por jo më pak e rëndësishmja Zedge për Android integrohet me Google Play për të ju mundësuar shkarkimin e lojërave me interes nga një numër i madh burimesh.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment