Saturday, December 7, 2013

Per nje mengjes te mbare



1. Zgjohuni me herët
Çdo mëngjes duhet te ndani kohen për veten tuaj. Ne vend qe ta rregulloni alarmin me vone , mundohuni qe ta rregulloni te bjere pak me herët, te rini shtrire edhe disa minuta, te bëni një dush dhe te bëni një plan për një dite te re.
2. Hani mengjes. Atë qe do ta hani ne mëngjes do te ndikoje ne nivelin e energjisë gjate gjithë ditës. Drithëra, korn fleks, jogurt, lëng dhe biskota – do tu njomin dhe do te ndiheni me mire. Nëse nuk keni kohe, merrni ca fruta dhe bëni një përzierje me mikser dhe pini gjate rrugës për ne pune.
3. Stërvituni. Çiklizmi çfarë do qe te jete, diçka qe de tu djersi dhe do ta aktivizoni endorfinen – hormoni i lumturisë për shkak se cilës do te ndiheni me energjik dhe pozitiv.
4. E qeshura është ilaç. Shikoni ndonjë seri me humor ose një komedi, dilni me miqtë! Qeshni me shume, me shpesh, çdo here!
5. Beni te paktën një pune te mërzitshme qe ju qëndron mbi koke. Rregulloni dhomën, hekurosni, raporto me shkrim – e lodhshme, mirëpo patjetër te behet.
6. Ëndërro, zgjohu, fantazo. Një here ne jave rrini vetëm dhe fantazoni se ku do te dëshironit te jeni pas 5 viteve. Fantazoni!
7. Zgjidhni diçka “ekstra” ne vend te diçkaje te “detyrueshme”. Beni pushim disa here ne dite, pini kafe, ftoni miqtë e vjetër , lexoni gazetën ose thjesht hani një akullore. Mos mendoni për turmën e detyrave qe ju pret me pas.
8. Rregulloni hapësirën. Para se te shtriheni ne shtrat rrini ulur për 15 minuta. Mos mendoni për ditën e nesërme. Bëhuni si fëmijë – ëndërroni.
9. Relaksohuni. Mosmarrëveshjet me partneren, bisede e vështirë me shefin, një gabim ne pune – e gjitha është e kaluar ashtu si dita. Pushoni dhe ne mëngjes te gjitha problemet do te zvogëlohen.
10. Jeni falënderuese. Çdo dite e regjistroni ne fund. Këtë here le te mos jete një liste me angazhime, por faleminderit asaj qe keni marre dhe keni dhënë gjate gjithë ditës.
Nuk do te thotë te jene gjera te mëdha ....
 

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment