Domatja është një nga ushqimet që ndihmon dukshëm në parandalimin e një sërë sëmundjesh, mes tyre edhe kancerin e gjoksit.
Doktoresha Adana Llanos, drejtuese e një studimi të Rutger University në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka treguar se si një dietë ushqimore e pasur me domate i ndihmon femrat veçanërisht ato në menopauzë dhe në moshë të avancuar që të parandalojnë kancerin e gjoksit.
Sipas doktoreshës ngrënia e frutave dhe perimeve ka një sërë dobish, ku veçanërisht domatja ka rol kyç për parandalimin e kancerit në gjoks. Studimi në fjalë u zhvillua në një kampion prej 70 femrash në fazë menopauze të mbajtura nën vëzhgim për 10 javë, të cilat iu nënshtruan një diete të pasur me domate. Para se të niste studimi, pjesëmarrëset u këshilluan që të mos hanin për dy javë domate.
Në përfundim të studimit u theksua se “Shtimi i konsumit të ushqimeve me bazë domatet ndikon në shtimin e përqendrimit të adiponectinës te femrat, duke reduktuar rrezikun e kancerit në gjoks veçanërisht tek ato femra që nuk janë obeze”.
0 comments:
Post a Comment