Ushqimi i shëndetshëm për nënat e ardhshme është shumë i rëndësishëm. Megjithatë, gjatë periudhës së dimrit, duke qenë se furnizimi i tregjeve me pemë dhe perime të ndryshme, është më i dobët, shtatzënat janë në dilemë se si të ushqehen. Në ushqimin e shëndetshëm dimëror të nënës së ardhshme, duhen të jenë të pranishme këto gjëra ushqimore:
Pemët e thata – më së miri është që të konsumoni kumbulla të thata, kajsi, rrush. Mund ti konsumoni të freskëta apo në formë kompostoje. Përveç kësaj, të përkryera janë edhe thanat, të freskëta apo në formë çaji.
Mjalti – është ushqim shumë i rëndësishëm për nënat e ardhshme, por nuk duhet tepruar me mjaltë, sepse paraqitet si ushqim potencial për alergji.
Frutat e vonshme vjeshtore – kungulli, panxhari, angjinarja, lakra janë frutat e vonshme vjeshtore të cilat janë të një rëndësie të veçantë për shtatzënat.
Përpunimet e ndryshme nga pemët dhe perimet – nga pemët dhe perimet të cilat janë të arritshme për ju momentalisht, mund të pregatitni qulla të ëmbla apo të njelmëta apo krem çorba të cilat pregatiten lehtë dhe shpejtë.
Fijet e drithërave – Fijet e drithërave më së miri konsumohen si shtesë në sallata. Për shembull, mund të grihet hollë karrota, ti shtohet rrushi i thatë dhe fijet e drithërave, dhe më pas të gjitha ti përzieni me ajkë.
0 comments:
Post a Comment