Wednesday, January 8, 2014

Specat përmirësojnë qarkullimin e gjakut



Specat në mjekësinë tradicionale janë përdorur në shumë mënyra, si kundër depresionit, antireumatik, afrodiziak, antiseptik, aromatik dhe dietal. E gjithë kjo me arsyet më të mira.
Specat janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, përmbajnë deri katër herë më shumë vitamina, se sa që përmbajnë për shembull portokajtë. Speci i kuq njihet edhe për beta-karotinë, si dhe me vitaminat B6 dhe A.
Specat, po ashtu njihen edhe për përmirësimin e qarkullimit të gjakut, forcon apetitin, përmirëson tretjen, të parit, si dhe zvogëlon dhimbjet e arterosklerozës. Në të vërtetë specat përmbajnë citrinë, e cila kapilarët e gjakut i bën të jenë më elastikë. Po ashtu, përmban edhe rreth 20 komponime të ndryshme nga grupi i karotenoideve, që janë antioksidues natyralë, të cilët parandalojnë formimin e radikalëve të lirë.
Nga speci pikant në mjekësinë tradicionale ekzistojnë disa përgatitje të ndryshme për shërimin e dhimbjeve reumatoide. Me ndihmën e lëngut të specave shërohen shumë lloje të ndryshme të proceseve infektuese, për shembull infektimi i fytit apo disa sëmundje fillestare të pezmatimeve. Pluhuri i specit të kuq pikant përdoret për të shëruar pengesat që shkaktohet gjatë tretjes së ushqimit dhe hemorroideve.
Përgatitja
Edhe pse specat mund të përgatiten në disa mënyra të ndryshme, me sallatë, ndërsa duhet cekur se më të shëndetshmet janë specat e freskët. Janë të shkëlqyeshëm edhe si të pjekur, e për tu mbushur më të mirët janë specat e gjerë dhe më të fryrë. Po ashtu, duhet përmendur se gjatë stinës së dimrit janë shumë të përdorshëm, ngase ruajnë materiet shëruese që gjendet në ta.
Kujdesi gjatë blerjes dhe ruajta e tyre
Kur ti blini specat, gjithmonë kini kujdes që të jenë të fortë, derisa ngjyra e verdhë, e kuqe, e gjelbër është Çështje e zgjedhjes personale. Specat e blerë mund të qëndrojnë në frigorifer deri tre ditë, por jo edhe më gjatë.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment