Jo vetëm cigare dhe pije alkoolike, por edhe marijuanë. Raporti më i fundit i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit nxjerrë në pah problemet që kanë nxënësit, duke ngritur një shqetësim të madh për shoqërinë shqiptare. Janë 14% e nxënësve që pinë marijuanë në mjediset e shkollës, ndërkohë që kjo shifër mund të jetë më e lartë, nëse merren për bazë dhe të dhënat jashtë saj. Në studimin e ISHA-s janë pyetur nxënësit e 3 shkollave të Tiranës dhe konkretisht në gjimnazin “Besnik Sykja”, në shkollën e mesme profesionale “Arben Broci” dhe shkollën 9-vjeçare “Kamza e Re”. Përveç marijuanës nxënësit nuk ngurrojnë që të pinë cigare (22%) dhe pije alkoolike (38%) në shkollë. Po kështu brezat e ardhshëm nuk ndihen të sigurtë në mjediset e shkollës dhe rreth 42% e tyre lënë orët e mësimit.
Nga zhvillimi i 1435 pyetësorëve me nxëës të klasave të XI-ta dhe XII-ta, rezulton se:
a) 22% e nxënësve, (312 nxënës) nuk ndihen të sigurt në mjediset e shkollave;
b) 42% e nxënësve, (600 nxënës) nuk ndihen të sigurt në mjediset e tualeteve të shkollës;
c) 28 % e nxënësve, (401 nxënës) grinden mes tyre në shkollë dhe rreth saj;
d) 22% e nxënësve (322 nxënës) konsumojnë pije alkoolike;
e) 38% e nxënësve, (559 nxënës) pinë duhan në mjediset e shkollës dhe jashtë saj;
f) 14 % e nxënësve, (203 nxënës) përdorin lëndë narkotike të tipit marijuanë;
g) 42% e nxënësve, (744 nxënës) lënë orët e mësimit.
0 comments:
Post a Comment