Saturday, January 4, 2014

Qentë që parashohin tërmetin!



Një agjenci lokale sizmike kineze po rrit qenë të cilët me lehje dhe sjellje të çuditshme parashohin tërmete. 
Agjencia sizmike “Nançang”, në provincën Xhangsi rrit qentë sepse “ata sillen në mënyrë të çuditshme kur duhet të ndodhë tërmeti”, ndonjëherë edhe dhjetë ditë përpara, ka thënë një zyrtar i kësaj agjencie.
Agjencia rrit qentë me kërkesë të autoriteteve lokale dhe shton se edhe pulat e patat mund të parashohin tërmete. 
Fqinjët e agjencisë nuk janë shumë të lumtur për shkak të lehjes së qenve, sidomos gjatë natës dhe ata kanë bërë një peticion dhe ia dërguan autoriteteve lokale që kjo gjë të ndalet sepse pra nuk mund të pushojnë natën nga të lehurit e qenve.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment