Truri i njeriut për të gjitha proceset që realizon ka nevojë për shumë energji, ashtu që shpesh shkon në kundërshtim me pjesën tjetër të organizmit.
Në situata stresuese, truri tërheq rreth 90 për qind të glukozës ditore, përkundër se truri përbën vetëm dy për qind të masës trupore. Ai në fakt na detyron për konsumim më të madh të sheqerit dhe karbohidrateve.
Në mënyrë që organizmi të përballet më mirë me stresin, rritet niveli i sheqerit në gjak, ndërsa kjo ndodh duke ndërprerë prodhimin e insulinës. Puna kryesore e insulinës është që të zvogëlojë nivelin e glukozës në gjak dhe ta bartë atë në inde. Muskujt dhe indet yndyrore kanë nevojë për insulinë çdo ditë, sepse u mundëson marrjen e glukozës. Nga ana tjetër, truri duke zvogëluar prodhimin e insulinës, merr për vete më shumë glukozë nga gjaku.
Kur njerëzit janë nën stres, ata reagojnë në dy mënyra: ose bëhen depresivë ose trashen. Personat depresivë si pasojë e stresit harrojnë të hanë. Ndërsa ata që hanë më pak, automatikisht janë nën ndikim më të madh të gjendjes psikike.
Personat të cilët si pasojë e stresit hanë më shumë, janë të qetë sepse ushqimi në njëfarë mënyrë është katalizator i stresit. Ata reagojnë mirë ndaj presionit dhe madje nxisin prodhimin e “preparateve vetjake të qetësimit”, të cilat lehtësojnë pasojat e stresit, ndërsa kjo njëkohësisht do të thotë se nuk ndalet prodhimi i insulinës.
Truri vlerëson se nuk merr sheqer të mjaftueshëm dhe kërkon më shumë. Nëse jeni nën stres të vazhdueshëm vjen deri te shtimi i konsumimit të ushqimit që do të thotë se çdo tentim i humbjes së kilogramëve është mision i pamundur.
Truri ynë drejton ndjenjën tonë të urisë dhe nevojën për sheqer dhe ai do të mundohet që ta sigurojë sasinë e nevojshme të sheqerit për vete.
Është lehtë të thuhet, zvogëlojeni presionin e përditshëm dhe stresin. Megjithatë, ekzistojnë metoda të cilat mund ta lehtësojnë stresin.
Ekspertët pohojnë se gjithmonë janë më të shëndetshme dhe si opsione më të mira, dietat e lehta në krahasim me ato që premtojnë rezultate në afat të shkurtër kohor. Nëse dëshironi diçka të ëmbël, hani ëmbëlsirën tuaj të preferuar, por jo çdo ditë.
Ushqimet ndërmjetëse tentoni t’i zgjidhni më të shëndetshme, siç janë pemët. Merruni rregullisht me sport dhe qëndroni pranë njerëzve të këndshëm, sepse ata kanë aftësi t’ua largojnë stresin për disa minuta.
Mundohuni që sa më mirë të organizoheni në punë dhe në shtëpi mos e kërkoni gjithmonë të përsosurën. Duke shmangur stresin në jetën e përditshme do të ndiheni më mirë, do të jeni më të shëndetshëm dhe do të humbni kilogramët e tepërt.
Unë jam me burrin tim për 7 vite pa fëmijë, unë dhe burri im provuam gjithçka që ishte e mundur por nuk pati rezultat, derisa takova një mike timen shumë të mirë e cila më tregoi për Dr. Dawn acuna dhe si e ndihmoi ajo, i shpjegova. gjithçka për Dr dawn acuna pasi e kontaktova në Whatsapp, ajo më premtoi të më ndihmonte, më dha disa udhëzime të cilat i bëra të gjitha në mënyrë perfekte, për habinë time mbeta shtatzënë 2 javë pasi ajo më ndihmoi dhe tani kam një fëmijë të bukur tani. faleminderit Dr dawn acuna, kontaktoni me të për një zgjidhje të shpejtë të problemit tuaj,
ReplyDelete*Nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
*Nëse doni të ktheni të dashurin tuaj.
*Nëse dëshironi të kuroni ndonjë sëmundje.
*Nëse dëshironi fat të mirë në jetën tuaj.
*Nëse doni të ndaloni abortin dhe të tjerët,
: email { dawnacuna314@gmail.com}
Whatsapp: +2348032246310