Tuesday, January 7, 2014

Po vuani nga sinusiti, ja se si ta mjekoni?



Ju mund të blini ilaçe sa të doni, por sinusiti ka vetëm një mënyrë për ta luftuar. Bëhet fjalë për mënyrën popullore, mjaft të thjeshtë: Shpëlarja e hundëve me tretësirë uji me kripë.
Mjafton vetëm një gotë ujë e përzier me kripë (çerek luge) dhe do të shihni sesi kjo terapi do të funksionojë menjëherë. Kjo mund të duket si një “ilaç i gjyshes”, por rreth kësaj tretësire shpëlarëse ka edhe një vërtetim shkencor.
Sipas një studimi amerikan, uji me kripë paraqet një mjet me efekt pothuajse të menjëhershëm për të liruar kanalet e zëna të hundës dhe nga shtypja e shkaktuar prej sinusitit.
Do të mjaftonin vetëm dy gota në ditë.
Është një mënyrë e cila paraqitet funksionale, si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët, madje edhe për ata shumë të vegjël.
Sekreti i saj qëndron pikërisht në faktin se pastrimi me ujë dhe kripë mbron dhe ushqen mukozat që rreshtohen në zgavrën e hundës, ndërsa arrin deri te muret e sinuseve. Kështu ajo ndihmon për të pastruar të gjithë zonën e hundës, e cila çdo ditë është e ekspozuar ndaj të gjitha llojeve të mikrobeve, smogut apo pluhurit. 

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment