Tuesday, January 7, 2014

Një gotë lëng portokalli, për një fillim të mirë të ditës!



Me vaktin e mengjesit duhet te permbushim nje te katerten e nevojave tona ditore me perberes ushqyes. A e bejme kete gje vertete? 
Kryesisht jo. Por, te gjithe justifikimet per shkak te te cilave shume shpesh e kapercejme mengjesin nuk duhet te na ndalojne qe ne mengjes te pime te pakten nje gote me leng te paster te frutave.
Te gjithe lengjet e fresketa te frutave jane jashtezakonisht te pasura me materie bimore aq te nevojshme per organizmin, te ashtuquajtura fitonutriente, te cilat na mbrojne nga shume semundje. Ne kete kuptim me i miri eshte lengu i portokallit, i cili permban madje gjashtedhjete antioksidante natyrale, nder te cilet me se shumti flavonoide, qe jane pergjegjese per shendetin e sistemit te qarkullimit te gjakut dhe te imunitetit.
Nje gote leng portokalli jep 110 kalori dhe i permbush nevojat mesatare ditore per vitaminen C. Eshte burim i mire i kaliumit, folacinit dhe tiaminit (B1), ndersa permban edhe B6, niacin dhe magnez.
Lengu natyral i portokallit, eshte deshmuar shkencerisht qe ngrin nivelin e HDL-se, kolesterolit te mire: pas 12 javesh nga konsumimi i nje gote leng portokalli ne mengjes. Edhe te femrat edhe te meshkujt lengu i portokallit permireson raportin ne mes te kolesterolit te mire dhe te keq, ne dobi te te mirit, per madje 16 per qind!
Ne vaktet me te rendesishme ditore lengu i frutave ka edhe nje varg rolesh te tjera te rendesishme:
Ndihmon ne rregullimin e tretjes, sepse fibrat ushqyese nga lengjet mundesojne levizshmeri me te mire te zorreve.
Parandalon te ashtuquajturen hipoglikemi te mengjesit, respektivisht renien e sheqerit ne gjak, i cili mund te coje kah nje varg i simptomave fiziologjike dhe fizike, sic jane marramendja, te ndjerit te dobet, ndryshimet ne disponim, dhimbjen, ankthin dhe depresionin.
Konsumimi ditor i pese shujtave me peme dhe perime eshte kyc per shendetin e mire, rregullimin me te lehte te peshes trupore dhe mbajtjen e formes se mire – nje gote me leng frutash ne mengjes eshte nje nga keto!
Personat te cilet nuk ndihen te uritur ne mengjes, lengu i portokallit do tua hape apetitin dhe keshtu do ti ndihmoje te marrin kete shujte me te rendesishme ditore. Ndersa mengjesi i mire do te na jape energjine e nevojshme te durojme edhe diten me te lodhshme.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment