Friday, January 10, 2014

Karota e zier mbronë zemrën, lufton kancerin



Ushqimi i njomë është veÇanërisht i shëndoshë. Mirëpo, shkencëtarët nga Universiteti amerikan i Arkansasit, kanë zbuluar se karota bën përjashtim: e zier, përmban më shumë se të tretën e fenoleve, të cilat e mbrojnë zemrën më tepër se e paziera.
“Prerja e karotës para zierjes sjell deri tek ajo që efektet e saj kryesore nutritive të derdhen në ujë ku po zihet. Nëse i zieni të tërat dhe e preni më vonë, mund të kënaqeni në shijen e tyre por edhe në efektet e shëndetshme”, deklaroi dr. Kristen Brandt, njëra prej shkencëtarëve që kryen këtë studim.
Ajo shtoi se karota e tërë e zier është shumë e shëndetshme dhe e thjeshtë për përgatitje dhe se njerëzit do të duhej ti pranojnë shprehitë e tilla të konsumimit nëse mendojnë ta ruajnë shëndetin.
Studimi dëshmoi se sheqeri natyral i karotës përmban efekte të fuqishme anti-kancerogjene me konsumimin e të cilave zvogëlohet rreziku nga kanceri. Megjithatë nëse e preni para zierjes, ajo i humb efektet e saj të shëndetshme.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment