Monday, January 20, 2014

Kafeja parandaluese e disa sëmundjeve



Kakao ka qënë dikur pija e ngrohtë më e pëlqyer nga të pasurit por sot kafeja është pija e ngrohtë më e famshme në botë, madje për të gjitha shtresat e popullsisë, pasi rreth 90 për qind e popullsisë së botës konsumojnë kafe.
Studime të shumta janë bërë për efektet pozitive dhe negative të kafes në organizmin tonë.
Efekt negativ mund të ketë për personat me tension të ulët.
Por efektet pozitive janë të shumta pasi kafeja është një nga pijet që ka vlerat më të mëdha ushqyese, duke qënë edhe produkt natyral. Kafejashihet si parandaluese e sëmundjeve kronike të moshës së tretë, midis tyre parkinsoni apo alzheimeri.
Për disa njerëz kafeja është e domosdoshme në ditën e tyre pasi kafeina stimulon përqendrim më të madh dhe në një kohë të shkurtër i bën njerëzit më produktivë.
Megjithë të mirat e kafesë rekomandohet që një person të mos konsumojë më shumë se 2-3 kafe në ditë.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment