Thursday, January 23, 2014

Frenimi i mllefit dhe falja ndaj njerëzve



Allahu thotë: ”…që frenojnë mllefin, që u falin (të keqen) njerëzve, e Allahu i do bamirësit.” Ali Imran 134.
Gjithashtu Allahu ka thënë: ”Ti je i butë ndaj atyre vetëm nga mëshira e Allahut, por sikur të ishe i ashpër dhe zemërfortë do të iknin prej rrethit tënd. Prandaj faljau dhe lutu të jenë të falur dhe konsultohu me ata në punë…”. Ali Imran 159.
Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Kush e përmban hidhërimin e tij, Allahu ia mbulon të metat, dhe kush përmban mllefin e tij, edhe pse ka mundësi të hakmerret, Allahu ia mbush zemrën me shpresë Ditën e Gjykimit”. Silsile Sahihah e shejh Albanit-Allahu e mëshiroftë-.
Njeriu në këtë jetë të dunjasë është në sprovë, sado që mundohet të jetë i drejtë në raport me njerëzit dhe të shpëtojë nga e keqja e tyre në fjale dhe vepër, le të jetë i qëndrueshëm për shkak të divergjencave të njerëzve.
Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”Njerezit janë si metalet e arit dhe argjendit”. Muslimi.
Ka mundësi të gjejë ftohje prej shokut, apo ashpërsi dhe vrazhdësi në fjalët e fqinjit, e që prej kësaj nuk ka shpëtuar askush, e sikur të shpëtonte, do të shpëtonte Muhamedi alejhi selam, i cili ishte i butë, i qetë, i mëshirshëm, i afërt me njerëzit, bujar, por megjithatë edhe ai hasi në: keqtrajtim, izolim, largim, gurëzim, saqë i rrodh gjak nga dy këmbët e tij të ndershme. Kur i shkon atij Meleku i Kodrave dhe i thotë: -Nëse dëshiron do t’i bashkoj atyre dy malet,- ndërsa i Dërguari i Allahut i përgjigjet: -Shpresoj që Allahu të nxjerr nga palca e tyre pasardhës, që do ta adhurojnë Allahun një të vetëm, duke mos i bërë shok.- Transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Kjo nuk është gjë tjetër pos praktikim i fjalës së Allahut, ku thotë: ”Ti merri me të mire, urdhëro për vepra të mira dhe hiqu nga injorantët!”- A’raf 199.
Po ashtu rasti i beduinit, që e kishte kapur të Dërguarin e Allahut për rrobash, duke e tërhequr me forcë, saqë kishte lënë shenja në qafën e të Dërguarit, duke i thënë: -Më dhuro nga pasuria e Allahut që ti zotëron.
Islami na nxit në pajtimin mes armiqve, dhe në këtë rast ka lejuar edhe gënjeshtrën, për shkak të realizimit të interesave të përgjithshme: largon zilinë, urrejtjen, armiqësinë dhe derdhjen e gjakut, e në vend të saj mbjell: dashurinë dhe butësinë, paqen, sigurinë. E gjithë kjo bëhet duke falur dhe frenuar mllefin, e me këtë arrihet një mirësi e madhe dhe mënjanohet një e keqe e madhe.
Vëllezër të nderuar: le të ruhemi nga sprovat, qofshin ato sprova të cështjeve të kësaj bote, apo sprova për të cilat nuk di askush tjetër pos Allahut. O Allah, ne kërkojmë mbrojtje nga sprovat, ato të dukshmet dhe të padukshmet. Amin.
Përshtati: Valdet Kamberi

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment