Nëse nuk konsumoni mjaft vitamina dhe minerale, ushqeheni parregull (ushqim fast food), fleni pak, jeni nën stres të përditshëm…gjithsesi duhet të rregulloni të ushqyerit tuaj dhe jetën në përgjithësi. Planifikimi i një shtatzanie të shëndetshme me një stil të shëndetshëm të jetesës do të zvogëlojë rreziqet dhe komplikimet e shëndetit tuaj dhe të foshnjes.
Preferohet që para shtatzanisë të keni parasysh disa udhëzime:
- Konsumimi i ushqimit duhet të jetë i përshtatur me principet e ushqyerjes së drejtë;
- Në asnjë mënyrë nuk duhet ti shmangni shujtat apo të mbani ndonjë dietë me pak kalori;
- Gjithsesi keni kujdes në konsumim të vitaminave dhe mineraleve (sidomos hekurit, kalciumit, acidit folik);
- Alkoholin largojeni rreptesisht nga perdorimi si para poashtu edhe pas shtatzanise.
- Mirëmbani peshën trupore – me ushqyerje të shëndetshme do të siguroni rritjen dhe zhvillimin e drejtë të foshnjes suaj në mitër.
0 comments:
Post a Comment