Këtë herë, hulumtuesit në Universitetin e Ohios kanë zbuluar se një substancë që përmban kamomili, apigenina, mund të ketë një efekt toksik mbi qelizat e kancerit.
Testet e kryera tek minjtë kanë treguar se apigenina ka aftësinë për të shkaktuar vdekjen e qelizave të kancerit dhe i bën ato më të ndjeshme për kimioterapi. Ajo i bllokon qelizat e kancerit, e ndalon përhapjen e tyre.
Një gotë çaj kamomili në ditë, ndihmon në mbrojtjen nga kanceri, theksojnë studiuesit. Apigenini përveç në çajin e kamomilit, gjendet edhe tek majdanozi dhe tek selinoja.
0 comments:
Post a Comment