Thursday, January 9, 2014

A mund të bjerë qielli në Tokë?!



Allahu i Madhërishëm duke folur për një fshehtësi prej fshehtësirave të kozmosit thotë: “A nuk e sheh ti, se Allahu ka vënë në shërbimin tuaj gjithçka që është në Tokë dhe anijet që lundrojnë nëpër det me urdhrin e Tij?! Është Ai që e mban qiellin që të mos bjerë në Tokë; kjo mund të ndodhë vetëm me lejen e Tij. Vërtet, Allahu është i Butë dhe i Mëshirshëm me njerëzit.” (Haxh, 65)
Pa dyshim se ky është një ajet madhështor prej të cilit zemrat frikësohen dhe zbuten. Është një dhunti madhore që nuk e kemi kuptuar para shekullit 21. Por para kësaj të analizojmë një thënie të një ateisti, i cili tallet me fjalët e Kuranit dhe me realitetet e tij kozmike.Ai thotë: “Formulimi i fjalëve kuranore i përshtatet imagjinatës së njeriut primitiv, i cili shikonte në qiell dhe frikësohej se mos binte mbi të dhe vinte te kjo pjesë e Kuranit: “Është Ai që e mban qiellin që të mos bjerë në Tokë”, pastaj thotë se qielli nuk mund të bjerë në tokë sepse Toka nuk është asgjë sa i përket madhësisë së galaktikës dhe galaktika nuk është asgjë sa i përket madhësisë së kozmosit gjigant.
Në fakt, unë nuk dija asokohe se si t’i kundërpërgjigjem kësaj shpifjeje apo këtij pretendimi derisa lexova një artikull në faqen e agjencisë amerikane të kozmosit Nasa me titull The Sky is Falling” (Qielli po bie) dhe u habita se si shkencëtarët e agjencisë më të madhe kozmike përdorin këtë shprehje dhe si është e mundur që qielli të bjerë në Hënë?
Bill Cooke nga agjencia Nasa thotë: “Çdo ditë në sipërfaqen e Hënës bien një ton metrik meteorë dhe këta meteorë kanë të gjitha format, pjesë të mëdha e deri te pjesëzat e pluhurit, të cilat godasin sipërfaqen e Hënës me një shpejtësi që tejkalon mijëra kilometra në orë.
Eksploruesit e Apollos në vitin 1969 ishin me fat për faktin se nuk iu ekspozuan këtyre predhave vrasëse. Shkencëtarët deklarojnë se banorët e Tokës nuk e ndiejnë këtë gur për shkak të ekzistimit të një shtrese të fortë atmosferike për Tokën, e cila e ruan Tokën nga këso meteorësh. Kush e vëzhgon sipërfaqen e Hënës ndien sikur qielli po bie në të çdo ditë. Këtë e kanë ndier eksploruesit e kozmosit kur ishin në sipërfaqen e Hënës!”
Kështu që Allahu i Lartësuar na ka folur për një dhunti të madhe që nuk e ndiejmë e që askush nuk kishte njohuri për këtë kur na lajmëroi për këtë çështje me fjalët e Tij “Është Ai që e mban qiellin që të mos bjerë në Tokë; kjo mund të ndodhë vetëm me lejen e Tij. ”
Kjo nuk është një imagjinatë primitive ashtu siç pretendojnë, por është një e vërtetë shkencore që e ndien kush jeton në sipërfaqen e Hënës! Nga këtu mund të themi: Kurani na përshkruan dhuntitë e Allahut në kohën kur askush nuk i ndiente këto dhunti apo kuptonte rëndësinë e tyre. Shkencëtarët vërtetojnë se meteorët gjigantë që notojnë në gjithësi, madje që sillen brenda sistemit diellor intensivisht, është shumë e mundshme që të godasin në çdo moment Tokën. Kemi edhe filma të imagjinatës shkencore, të cilët pasqyrojnë Tokën e cila goditet nga një meteor gjigant.
I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, i ka paralajmëruar mohuesit me një gur që do t’u binte atyre nga qielli e ata u tallën me të dhe kjo ka ndodhur para 1400 vitesh, kurse sot ateistët po i përsërisin të njëjtat fjalë. Ata thonë se Muhamedi po shfrytëzon injorancën e njerëzve dhe i kërcënon me një gur që do të bjerë nga qielli. A nuk janë shkencëtarët e shekullit 21 të cilët po përsërisin atë që ka thënë i Dërguari ynë, lavdërimi dhe paqja e Zotit qoftë mbi të, kur deklarojnë se meteori (që është pjesë nga guri që noton në gjithësi) mund të përplaset me Tokën, madje ta shkatërrojë plotësisht atë?
Shikoni fjalën e Allahut të Madhërishëm: “(Kujtoje, gjithashtu) kur ata thanë: “Zoti ynë, nëse ky (Kuran) është e Vërteta (e zbritur prej Teje), atëherë lësho mbi ne shi gurësh nga qielli ose dërgona një ndëshkim të dhembshëm!” (Enfal, 32)
Këtë gur e shohim bindshëm sot duke u rrëzuar në sipërfaqen e Hënës me sasi të mëdha. Është shumë e mundshme të bjerë edhe në Tokë, sikur të mos ishte mëshira e Allahut mbi robërit e Vet. Kështu që Allahu i Lartësuar në ajetin vijues thotë: “Por Allahu nuk do t’i ndëshkonte ata, përderisa ti ishe në mesin e tyre dhe, Allahu nuk do t’i ndëshkojë ata, përderisa ata i kërkojnë falje Atij.” (Enfal, 33)
Konkluzion i kësaj:
1- Kurani është i përpiktë nga aspekti shkencor kur është shprehur për rrëzimin e meteorëve, pluhurit, gurit kozmik dhe elemente të tjera të qiellit me fjalët e tij: “Është Ai që e mban qiellin që të mos bjerë në Tokë; kjo mund të ndodhë vetëm me lejen e Tij.” Allahu ka vendosur ligje fizike, të cilat sigurojnë sigurinë e yllit tonë, me shpresë se do ta falënderojmë Allahun lidhur me dhuntitë e Tij.
2- Kurani, kur flet për rrëzimin e gurit nga qielli, është fakt që konsiderohet i padiskutueshëm nga aspekti shkencor. Dhe për këtë shkencëtarët flasin sot. Allahu i Lartësuar duke folur për dënimin e popullit të Lutit, të cilët bënë punë çoroditëse seksuale, thotë: “Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e përmbysëm çdo gjë, – ato që ishin lart, i kthyem poshtë dhe mbi ata lëshuam gurë nga balta e
pjekur, duke rënë vazhdimisht, si shiu.”
 (Hud, 82)
Abdudaim el Kehil
Përktheu: Almedin Ejupi

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment