Friday, December 6, 2013

Rrepa rrit energjinë dhe ul shtypjen e gjakut



Për shkak të shijes së ëmbël dhe brendisë së kuqe, rrepa e kuqe është një prej përbërësve më të preferuar në ushqim. Ajo gjithashtu është një armë e fshehtë për energji dhe ndihmon në luftën e organizmit kundër kancerit. Rrepa përmban nivel të lartë të nitrateve, madje 20 herë më shumë sesa perimet e tjera. Janë të ditura dobitë e rrepës në luftë kundër kancerit, ndërsa disa studime të reja kanë zbuluar se përmban nitrate që ulin shtypjen e gjakut. Studimi i bërë në universitetin 'Queen Mary' në vitin 2010 ka zbuluar se si vetëm një gotë me lëng të rrepës në ditë dukshëm e ulë shtypjen e gjakut për disa orë. Një studim i ri ka zbuluar se 600 ml të këtij lëngu e mbajnë shtypjen e gjakut të ulët për më shumë se gjashtë orë. Gjithashtu, shkencëtarët mendojnë se redukton shkallën e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare për 10 për qind. Studimi i bëtë në Universitetin e Ekseterit në Britani ka zbuluar se si nitratet gjithashtu rrisin qëndrueshmërinë. Testi ka zbuluar se të rriturit që pinë 500 ml të këtij lëngu në ditë mund të ushtrojnë 16 për qind më gjatë se ata të cilët nuk kanë konsumuar lëng të rrepës.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment