Friday, December 6, 2013

Për gjashtë muaj, i telefonoi policisë mbi 15 mijë herë



Policia japoneze e ka arrestuar një femër, e cila në periudhë prej gjashtë muajsh u ka telefonuar mbi 15 mijë herë.

Disa herë policët kishin shkuar në shtëpinë e 44-vjeçares dhe i kishin kërkuar që të mos telefononte, mirëpo ajo ka vazhduar me të sajën.
“Brenda një dite ka ditur t’i telefonojë numrit për thirrje urgjente mbi 920 herë dhe në atë mënyrë i ka shqetësuar zyrtarët tanë”, ka thënë një zëdhënës policie.
Ajo madje nuk kishte dhënë ndonjë arsye për telefonatën, të gënjente apo të shpikte një tregim, por thjesht kishte telefonuar.
“E kemi vizituar rreth 60 herë para arrestimit duke u përpjekur ta bindnim që të mos na telefonojë më. Pyes veten mos ndoshta na ka telefonuar vetëm se ka qenë e vetmuar”, ka shtuar zëdhënësi.
Gruaja është akuzuar për pengim të punës së policisë, me ç’rast mund të dënohet deri në tre vjet burg ose të dënohet me gjobë në vlerë prej 3.600 eurosh.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment