Friday, December 6, 2013

LOTËT E GËZIMIT, PASI E REALIZOJ ËNDRËN E TIJ TË KAHMOTSHME..



"Ky plaku Allahu e shpërbleftë, paska jetuar një kohë në Sarajevë dhe qenka kujdesur për mirëmbajtjen e një Xhamie atje, dhe kur është kthyer [Në Kosovë], e gjen këtë vend [truall] nga një serb në shitje. E pyet serbin 'sa bën një ari', ai [serbi] i thotë '1000€', nxjerr nga çorapet plaku 40000€ dhe paguan 40 ari tokë, dhe i thotë serbit 'mblidh plaçkat tash edhe ik'. Aty për aty këtë vend e len wakf [pasuri] për xhami, dhe elhamdulilah dëshira iu realizua duke qenë gjallë. Plaku nuk ka familje, fëmijë e as grua, dhe jeton në një barakë në qytetin e Ferizajit. InshaAllah është prej atyre që e don Allahu, e duan banoret e qiellit dhe të tokës. Bëni dua për të. Sot takimi im me këtë plakun më ka dhënë mësim dhe ma ka rikujtuar për shumë herë se sa duhet punuar për përfundim të mirë inshaAllah." rrëfen një xhematli i Kosovës.

PËRDERISA NË MESIN TONË KA NJERËZ TË SINQERTË, PUNËT DO T'I KEMI MIRË. PO I HUMBËM, VAJ HALLI PËR NE!

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment