Friday, December 6, 2013

Bletët franceze prodhojnë mjalt të kaltërt !



Rritësit e bletëve në verilindje të Francës janë alarmuar kur kanë parë se bletët e tyre po prodhonin mjaltë me ngjyrë të gjelbërt dhe të kaltërt.
Sipas BBC, rritësit e bletëve besojnë se burimi i problemit është një fabrikë biogazi aty pranë.
Mendohet se bletët kanë ngrënë mbeturina sheqeri nga çokollatat.
Drejtuesit e fabrikës thonë se u vjen keq për këtë situatë dhe deklaruan se do marrin masa, shkruan tema.
Fabrika trajton mbetjet e një fabrike tjetër, që prodhon çokollata Mars dhe M&M. Drejtuesit e saj thanë se do të pastrojnë kontejnerët dhe se do i izolojnë më mirë mbetjet.
Mjalti ka mbetur pa shitur, ndërkohë që ekziston frika se ai është kontaminuar.
Numri i bletëve në mbarë botën ka njohur një rënie të ndjeshme.
Në Britaninë e Madhe moti i keq ka bërë që rritësit e bletëve t’i ushqejnë ato me shurup sheqeri.
“Bletët janë mjaftueshëm të zgjuara sa të dinë se ku është sheqeri më i mirë, gjithmonë nëse nuk ka burime të tjera,” tha një eksperte.

Filled Under:

0 comments:

Post a Comment