Në Bora Bora, një burrë duke notuar në Oqeanin Paqësor, ka përqafuar një peshkaqen nën ujë.
Imazhet e kësaj video kanë habitur të gjithë, duke parë se si gjatë këtij përqafimi, peshkaqeni nuk ka reaguar. Personi që shohim në video, është shprehur se peshkaqeni ishte kaq i ëmbël dhe ai nuk i kishte rrezistuar dot dëshirës për ta përqafuar.
Por të gjithë e kanë komentuar këtë akt si të guximshëm dhe me shumë fat, pasi ai edhe mund të kishte rrezikuar jetën.
Personi që shohim në këto imazhe, e ka përqafuar peshkaqenin sikur të ishte një mace, apo një qenush dhe ka shëtitur me të për pak, në ujin blu të Oqeanit
0 comments:
Post a Comment